Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Boçi-studentëve: Po shkatërrohet Kopshti Botanik, t’i themi ndal!

Aktualitet E premte, 2 Gusht 2019 12:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kopshti Botanik, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot publikisht qeverinë ‘Rama’ në lidhje me një vendim të Këshillit të Ministrave, për sipas tij do të betonizojë këtë zonë të kryeqytetit.

Boçi ftoi pedagogët dhe studentët që të ngrihen kundër projektit të qeverisë, pasi sipas tij po cënohet prona publike. Mes të tjerash ai tha se me nisjen e vitit të ri akademik do të rinisin edhe protestat e studentëve.

“Nga pikëpamja se si është ndërmarr VKM, i ngjason atyre ndryshimeve ligjore që pasuan prishjen e Bulevardit dhe tentojnë sot të prishin teatrin. Janë të ngjashëm si dy pika ujë. Synimi është betonizimi i Tiranës. Kjo është filozofia e drejtimit dhe shfrytëzimit të pronës publike. VKM është në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit. Jemi në një vend anormal. Vet ligji për arsimin e lartë tregon se prona duhet të ruhet. Këtu është një tentativë për zaptim, të pronës publike të pronës së universitetit. Unë kam një thirrje që të ftojë studentët dhe pedagogët që ti themi ndal dhe të pengojmë këtë grabitje që është bërë pa dijeninë e tyre. Merren në pikun e sezoneve të pushimeve që të largojnë vëmendjen. Ne do jemi pro studentëve. Protestat do rrisnin sapo të nisin viti i ri akademik”, tha Boci.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE LUCIANO BOÇI, NGA KOPSHTI BOTANIK

Jemi këtu së bashku me përfaqësues të Këshillit Studentor për të denoncuar grabitjen e radhës, rrëmbimin e pronës publike të Universitetit të Tiranës, me Kopshtin Botanik, nga dyshja Rama-Veliaj.

Ky rrëmbim, kjo grabitje që regjistron sot një rekord tjetër të zi, është bërë krejt në kundërshtim me vullnetin dhe dëshirën e Dekanatit, të vetë Rektoratit, por edhe të studentëve.

Kjo hapësirë e madhe, gjigante, 15 hektarë, rrezikon të shndërrohet në lavatriçen gjigante, ku Edi Rama dhe krimi kërkojnë të lajnë, të shpëlajnë paratë e tyre të drogës, të korrupsionit, dhe ta mbushin këtë vend, perlë për nga bukuritë natyrore, me kullat shumëkatëshe.

Është një aferë e pastër korruptive, për interesa klienteliste.
Vendimi i marrë nga Rama dhe Veliaj godet dhe cënon autonominë financiare të Universitetit, dhe lirinë akademike. Ai është një atentat që i bëhet procesit akademik, por edhe kërkimit shkencor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pa bazën eksperimentale, siç është Kopshti Botanik, shumë degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mund të transmetojnë as dijen e domosdoshme tek studentët dhe nuk mund të bëjnë as kërkimin e thelluar shkencor.

Kjo VKM, nga pikëpamja se si është parashtruar se si është ndërmarrë, u ngjason atyre vendimeve e ndryshimeve ligjore, që pasuan prishjen e Bulevardit, që shkatërruan Stadiumin Kombëtar dhe tentojnë sot të prishin Teatrin. Janë të ngjashme si dy pika uji, sepse qëllimi kryesor i tyre është betonizimi i Tiranës dhe plotësimi i interesave milionëshe – 200 milionëshe është tek Teatri – milionat e tjerë vijnë tek Kopshti Botanik, sikurse milionat e tjerë janë të shpërndara në aferat e rrugëve të florinjta. Kjo është filozofia e drejtimit dhe e shfrytëzimit të pronës publike që ka instaluar Rama.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

VKM-ja është në kundërshtim tërësor me kushtetutën dhe me Ligjin e Arsimit të Lartë, por edhe me Statutin e Universitetit të Tiranës, që rregullon pronësinë. Në një vend normal, me Gjykatë Kushtetuese, ky vendim do ankimohesh dhe do rrëzohesh, por sigurisht jemi në një vend anormal, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, dhe pushtetarët bëjnë çfarë u do qejfi.

Vetë Ligji i Arsimit të Lartë përcakton qartë se pronësia e pronave të universitetit nuk mund të transferohet në institucione të tjera, por duhet të ruajë destinacionin e paracaktuar. Vetë Statuti e shpreh qartë, duke u mbështetur në ligj.

Ndërkohë Bashkia justifikohet për zhvillimin e zonës, gjë që nuk qendron, sepse Ligji i Arsimit të Lartë, i lejon Bashkisë së Tiranës, madje i lutet, e kërkon këtë gjë nga bashkia e Tiranës, që ajo të bëhet kontributore me 10 % në buxhetin afatmesëm të Universitetit, dhe në bazë të këtij buxhetimi, shumë shpejt, shumë kollaj, ajo mund ta zhvillojë zonën, duke mos transferuar pronësinë. Ky fakt dëshmon qartazi se këtu është një tentativë për zaptim, për pushtim territori, të pronës publike, të pronës së universitetit, për ta mbjellë me kullat e korrupsionit, siç është bërë kudi me hapësirën publike në Tiranë.

Unë kam një thirrje, do të ftoja të gjithë pedagogët, studentët, por edhe qytetarët, t’i themi ndal dhe ta pengojmë këtë grabitje dhe këtë zhvatje në mes të ditës, e cila është bërë pa dijeninë e studentëe, dhe është gjetur edhe momenti. Jo më kot vendime të tilla, sikurse ka edhe vendime të tjera të ngjashme, merren në pikun e sezonit të pushimeve, për të larguar vëmendjen e studentëve, të pedagogëve e të qytetarëve, nga këto veprime. Ne do të jemi në krah të pedagogëve, studentëve dhe qytetarëve.

Etiketat e lidhura

Luciano BociPartisë Demokratike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.