Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Botohet në Londër romani “Vajzat e mjegullës” i shkrimtarit Namik Dokle

Aktualitet E diel, 12 Nëntor 2023 17:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtëpia botuese angleze AM Publishers, më 10 nëntor 2023, njoftoi botimin në anglisht të romanit “Vajzat e mjegullës” të shkrimtarit Namik Dokle, i përkthyer nga Edona Llukaçaj. Romani përcillet me këtë koment të shtëpisë botuese:

“Në fund të botës, ose në askund, në zonën shqiptare të krahinës së Gorës, i fshehur në mjegull, gjendet një fshat i vogël i quajtur BUKOJNA, në një vend ku, sipas legjendës, dielli lind dy herë në ditë dhe hëna perëndon dy herë çdo natë; një vendbanim, banorët e të cilit, me origjinë bogomile, janë shtuar me një përzierje origjinash të tjera; nga vllehët e bukur, nga hebrenjtë e ditur, apo nga malësorët trima dhe krenarë. Është një fshat ku “burrat thinjen që në fëmijëri dhe shikojnë natën më mirë se ditën”-siç thotë MAJKA, një plakë treqind vjeçare, të cilën e ka harruar vdekja. Dhe pikërisht këtu, në këtë mikrokozmos të Gorës shqiptare, përpiqen të zënë rrënjë, me ashpërsinë e pamëshirëshme të viteve pesëdhjetë, norma të reja jetese, të detyrueshme nga diktatura komuniste, nën vështrimin shqyrtues dhe dyshues të një fëmije që rrëfen ngjarjet e romanit.

Rrjedh kështu, në një shtrat asfiksues, kontrastues, disa herë edhe të nëndheshëm, rrëfimi i rezistencës shpirtërore të një komuniteti të vogël, me gjuhën e vet të veçantë, me legjendat, ritet dhe zakonet e veta, por të ndarë si me shpatë nga kufiri i vjetër shqiptaro-jugosllav (“Tito këndej, Enveri andej,- mjegulla në mes”). Është rezistenca për të shpëtuar identitetin e vet, gjuhën, kulturën dhe traditat shekullore, për të vazhduar të jetë ai që është, në “kohët e reja” të represionit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përpjekja e dhunëshme për të çrrënjosur kujtesën e njeriut, shpirtin e tij identifikues, vjen e bëhet çdo ditë më e egër kundër çdo gjëje njerëzore, kundër pronës, kundër festës së Shëngjergjit, kundër traditave të dasmës, kundër lutjeve të Majkës dhe këngëve të vajzave që mblidheshin çdo mbrëmje në të shtatë portat e fshatit, kundër legjendave dhe mallkimeve (si ai i Sinan Pashës), kundër arsyes dhe fjalës së lirë e solidaritetit ( të përfaqësuara nga MËSUESI) dhe, më në fund, edhe kundër të drejtës së pamohueshme të njeriut për të ruajtur dinjitetin e vet: “ Ose je, ose nuk je njeri!”

Represioni i regjimit të Enver Hoxhës përplaset me ata njerëz; trishtimi mbulon gjithçka, kur të gjitha Vajzat dërgohen me detyrim në “aksion” dhe nuk i lejojnë të kthehen për festën e Shëngjergjit, tokat në kufi bëhen të askujt, bodrumi i organizatës komuniste bëhet i frikshëm, komiteti me ballkon dhe komiteti pa ballkon kontrollojnë gjithçka nëpërmjet komandantit të kufirit, sekretarit të vetëquajtur Stalini i fshatit, policisë politike dhe spiunëve e paditësve. Taksat dhe detyrimet për t’i dorëzuar shtetit prodhimet bujqësore sjellin regjimin e urisë. Dhe më në fund edhe pushkatimet; në fillim arusha që kaloi kufirin, pastaj qeni që kafshoi të deleguarin (“kështu do ta pësojë cilido që do të kafshojë shtetin tonë të ri!”) dhe në fund edhe Mësuesi që pushkatohet mbi skelerinë ku dikur qe vendosur arusha e vrarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe pikërisht ai fshat i harruar mes maleve, të cilit përpiqen t’i rrëmbejnë magjinë dhe rrjedhën natyrale të jetës, reziston me mënyrën e vetme që di dhe mundet, shpreh kundërshtinë e tij nëpërmjet besnikërisë dhe ruajtjes së folklorit dhe të folmes së vet, duke përballur gjuhën e gjallë të personazheve, këngën e pavdekshme, me zdërhalljen brutale dhe të ndyrë të sunduesve të rinj.

Nuk jemi, pra, vetëm përpara historisë së një fshati, por përpara një historie mbijetese dhe rezistence shpirtërore, me tonalitet dhe ngjyrime balladash, që nga një kronikë, në dukje familjare, end Sagën e Gorës dhe të Goranëve. Ky është romani i parë i shkruar për ata dhe tokën e tyre dhe është një rrëfim tërheqës që lexohet me një frymë.”

Botimi në anglisht i këtij romani, vjen pas publikimit të tij edhe në turqisht, boshnjakisht, bullgarisht dhe spanjisht. Është në proces edhe botimi në greqisht.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 3 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 7 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 10 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.