Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 10:14 Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, e cila kishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bujar Leskaj kundër pazarit PS-PD për Kodin Zgjedhor: Me këtë marrëveshje e kemi të pamundur ardhjen në pushtet!

Aktualitet E mërkurë, 24 Korrik 2024 22:37
Bujar Leskaj kundër pazarit PS-PD për Kodin Zgjedhor: Me këtë marrëveshje e kemi të pamundur ardhjen në pushtet!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Bujar Leskaj

Në bisedimet e tanishme për kodin zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, Partia Demokratike duhet të kërkojë me forcë, si kusht të panegociushëm, lejimin e aleancave parazgjedhore dhe të listave të hapura 100 përqind.

Ky është mendimi im personal. Në zgjedhjet e vitit 2021, Rama shkeli Marrëveshjen e 5 qershorit të vitit 2020, të lidhur në selinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, të negociuar për pesë muaj rradhazi me nismën e SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian. Marrëveshja me 12 pika e 5 qershorit 2020 përcaktonte se çdo çështje për reformën zgjedhore duhej të kalonte nga tryeza e Këshillit Politik.

1-Si Kodi Zgjedhor i Rames dëmtoi dhe ndrydhi energjinë e opozitës më 25 prill 2021

Më 21 korrik 2020, Rama kreu ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duke shkelur në mënyrë të pacipë Marrëveshjen e 5 qershorit. Me këto ndryshime, Rama shmangu Këshillin Politik të ngritur nga Marrëveshja dhe vendosi a priori që të pengoheshin koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura 100 përqind në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rama e realizoi këtë, në hundën e ndërkombëtarëve, pa pyetur opozitën dhe pa marrë dakordësinë e saj, sikurse kërkonte Pika 10 e Marrëveshjes. E grisi Marrëveshjen , duke mashtruar faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë shqiptarët, të cilëve u përbetohej se ishte për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura plotësisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo situatë nuk duhet dhe nuk ka pse të përsëritet me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.  Koalicionet parazgjedhore zgjerojnë dhe energjizojnë bazën e opozitës, si dhe fuqizojnë tek qytetarët thirrjet e saj për ndryshim. Hyrja në garën zgjedhore me koalicione të tilla është një e drejtë e natyrshme e forcave politike pjesëmarrëse në garë në një vend demokratik.

Mund t'ju interesojë

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dos...

Para 7 minutash
Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente...

Para 19 minutash
Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Para 33 minutash

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor më 21 korrik 2020, Rama jo vetëm që shkeli 10 nga 12 pikat e Marrëveshjes së 5 qershorit 2020, por i mohoi opozitës marrëveshjet politike përpara garës, koalicionet parazgjedhore. Pa ndryshimet e Kodit Zgjedhor, pa këtë mashtrim ndaj ndërkombëtarëve dhe qytetarëve të vendit nga ana e Ramës, opozita e bashkuar me siguri do t’i kishte fituar zgjedhjet e 25 prillit 2021.

2-Domosdoshmëria e listave 100 përqind të hapura për demokracinë zgjedhore në vend

Sistemi zgjedhor aktual proporcional rajonal me lista të mbyllura, në të cilat, shqiptarët zgjedhin një parti, ndërsa partia zgjedh deputetët që do të dërgohen në Kuvend, u vendos 16 vite më parë me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, me argumentet se sistemi krijon stabilitet në qeverisjen e vendit dhe heq mundësinë e përfshirjes në garat elektorale të personave që kanë probleme me drejtësinë.

Në të vërtetë,  të dy këto argumente u rrëzuan nga historia e këtyre 16 viteve të qeverisjes së vendit nga sistemi i listave të mbyllura. Në vitin 2016, u detyruam të miratojmë ligjin Për Dekriminalizimin, pikërisht për shkak të numrit të stërmadh të personave me precedentë të penalë që hynë në Parlamentin e vitit 2013, përmes listave të mbyllura, kryesisht në ato të Partisë Socialiste.

Listat e mbyllura nuk krijuan as stabilitet në qeverisje. Ministrat u ndryshuan në vazhdimësi dhe qeveritë, sidomos ato socialiste, u përfshine nga skandale të njëpasnjëshme

Por problemi më i madh që kemi si qytetarë dhe që ka edhe Partia Demokratike me listat e mbyllura, është që Kuvendi i Shqipërisë, institucioni që në një sistem demokratik duhet të kontrollojë qeverisjen, u shndërrua në një institucion të dobët dhe noter i rëndomtë i kryetarit të partisë në qeveri.

Humbi roli dhe pesha e anëtarit të partisë apo e grupeve të interesit brenda bazës së partisë, në vendimmarrjen se kush do të dërgohet si përfaqësues në Parlament e kush jo.

Sigurisht që është vështirë që vendi të kalojë në një sistem demokratik zgjedhor, pas autokracisë së kryetarëve të partive në 16 vitet e fundit. Partia Demokratike duhet të marrë kurajon dhe përgjegjësinë që të kërkojë si kusht të panegociushëm hapjen 100 përqind të listave të kandidatëve për deputet.

Sigurisht që kjo ka kosto edhe për ne deputetët aktuale të saj, por është gjëja më e mirë për t’u bërë, për vetë Partinë Demokratike dhe vendin.

PD nuk duhet të bjerë në kurthin e teknikaliteteve të PS-së me herës dhe pa herës, apo të propozimeve të saj për lista të hapura pjesërisht.

PD nuk është kënetë, për të pranuar kode zgjedhore që ndrydhin opozitën!

Argumenti i PS-së për lista zgjedhore pjesërisht të hapura, gjoja për të pasur kuota gjinore dhe për të mbështetur praninë e deputeteve në Parlament nuk qëndron. Shembull per kete është Kosova, e cila ka një sistem zgjedhor me lista 100 perqind të hapura dhe gjithashtu me kuota gjinore.

Në bisedimet për Kodin Zgjedhor, Partia Demokratike nuk duhet të lejojë kurrsesi përsëritjen e operacionit të stilit mafioz të Ramës, si më 21 korrik 2020.

Listat e hapura 100 përqind nënkuptojnë zhvillimin e primareve në parti dhe lëvizja rigjeneruese e Rithemelimit na sjell një shembull të çmuar të forcës mobilizuese dhe besuese në ndryshim, që kanë primaret.

Përjashtimi i Prof. Dr. Sali Berishes ishte një goditje e pistë e katërshes Rama-McGonigal-Soros-Basha. Na u deshën tre vjet që ta kuptojmë plotësisht këtë realitet. Ne si demokratë nuk mundemi të pranojmë të mos çlirojmë plotësisht energjitë opozitare për ndryshim, të mos bashkojmë shumicën e shqiptarëve rreth kauzës për ndryshim, pas 12 vitesh qeverisjeje të papërgjegjshme dhe skandaloze të sektit Rama,

Partia opozitare nuk mund të jetë një kënetë, ku nuk lëviz gjë në garën për fitore. Pa koalicione parazgjedhore, për të energjizuar shpresën për ndryshim, si dhe pa listat  hapura 100 përqind të kandidatëve, ku mbështetësit e opozitës së bashkuar të shikojnë me sytë e tyre dhe të binden për kandidatët e ndryshimit, do ta kemi shumë të vështirë, në mos edhe të pamundur, për të fituar dhe arritur ndryshimin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO
Para 7 minutash

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta ...

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë
Para 16 minutash

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Para 19 minutash

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë
Para 19 minutash

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 13 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 13 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.