Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë do të ndodhë me sigurimin e ndërtesave ekzistuese?

Aktualitet E mërkurë, 13 Nëntor 2019 17:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tërmetet e Shtatorit, kanë “shkundur” edhe qeverinë, aq sa e “frikësuar” nga fatura prej 6 milionë dollarësh që nxori nga buxheti për banesat e dëmtuara, përmes një vendimi të posaçëm u detyrua të vinte në zbatim njëherë e mirë një ligj të miratuar në vitin 2014, duke i vënë ndërtuesit përpara përgjegjësisë që të bëjnë kontrata 10 vjeçare sigurimi, përpara se të shesin pasuritë e paluajtshme (në të kundërt zyra kadastrale nuk do t’i regjistrojë ). Ky është vendimi më i mirë i ndërmarrë ndonjëherë përsa i takon sigurisë së qytetarëve dhe kthimit mbrapsht të vlerës së pronës në rast dëmtimi, por jo vetëm.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Sipas VKM-së së miratuar më datë 2 Tetor 2019, “ndërtuesi, përpara dorëzimit të lejes së ndërtimit, duhet të kryejë dhe të dorëzojë kontratën e sigurimit të detyrueshëm për mbulimin e përgjegjësive civile dhe profesionale që rrjedhin nga gabime dhe neglizhenca që çojnë në mosrespektimin e legjislacionit dhe dokumenteve të planifikimit në fuqi, në zbatim të nenit 47, pika 2, të Ligjit Nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”.

Tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 për qind e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit, c’ka do të thotë se primi minimal i sigurimit do të jetë 100 euro për 100 mijë euro sigurim.

Kontrata mbulon dëmet e ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës, ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda.

Por fatkeqësisht, si shumë iniciativa të tjera, edhe kjo është e përgjysmuar, duke mos tentuar të shkojë përtej asaj që përmban aktualisht legjislacioni në fuqi. Kjo, pasi prek vetëm një segment të tregut të pasurive të paluajtshme, ato banesa që janë ndërtuar por nuk janë shitur, ato që po ndërtohen apo do të ndërtohen, duke mos patur efekt prapaveprues për banesat ekzistuese dhe duke e lënë zbuluar  (pa sigurim ) këtë pjesë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra, pyetja shtrohet: çfarë do të ndodhë me ato banesa / apartamente që janë ndërtuar dhe janë shitur?

Çfarë do të ndodhë me ato banesa që janë blerë nga ndërtuesi për t’u rishitur tek një blerës tjetër?

Si dhe çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, kur një apartamenti i përfundon kontrata e sigurimit dhe blerësi nuk ka detyrim risigurimin e saj?

Të gjitha këto pyetje, nxjerrin në pah problematika që nuk janë menduar hollësisht, duke bërë që në një farë mënyre sërish sigurimi i banesës nga zjarri dhe nga forcat e natyrës, të mbetet në dorë të vullnetit të qytetarëve, të cilët e neglizhojnë këtë, duke menduar se nuk do të preken.

Në këtë pikë, del në pah si domosdoshmëri rishikimi tërësor i ligjit, duke bërë edhe një analizë të hollësishme se sa përqind të tregut të pasurive të paluejtshme prek zbatimi i këtij vendimi dhe se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër, për të mos e lënë buxhetin e shtetit të prekshëm përballë të papriturave si dhe për të garantuar mbi të gjitha, mirëqenien qytetare përmes sigurimit të pronës.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë edhe vullnetin e ulët të qytetarëve për sigurimin e banesave nga zjarri dhe forcat e natyrës, ku në 9 muajt e parë të vitit 2019, primet e shkruara bruto krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 ranë me 29.18 për qind,  duke përbërë 7.4 për qind të totalit në sigurimin e jo jetës.

Etiketat e lidhura

ndërtesa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.