
Kryeministri Edi Rama, këtë mbrëmje ka publikuar një video nga Kalaja e Beratit, pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik në të gjithë hapësirën e saj. Krahas videos, Rama e krahason me kalatë që ishin pjesë e serialit shumë të ndjekur “Game of Thrones”. “Nuk është Game of Thrones, po Kalaja e Beratit pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik”, shkruan Rama.