Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 09:27 Real Madrid shpërthen ndaj La Ligas: Tebas na trajton si një skuadër lituaneze! Real Madridi ka arritur një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj AEK Athinës, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në Champions League. Ky sukses i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë

Aktualitet E enjte, 12 Shkurt 2026 14:26
Cilësia e transportit publik, Tirana e parafundit në Europë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për transportin më të keq publik në Europë, Tiranës ia kalon vetëm Roma, por ndryshe nga kjo e fundit, ne nuk kemi as metro, tramvaje apo trena urbanë.

Pra ndërsa banorët dhe turistët në kryeqytetin italian kanë mundësi zgjedhje kur autobusët vonojnë, në Tiranë përveç transportit publik, mund të përdorësh taksi me kosto të larta, ose të zgjedhësh të ecësh më këmbë.

Anketa e Komisionit Europian për Cilësinë e Jetës në Qytetet Europiane, u kërkoi mbi 71,000 personave në 83 qytete të vlerësonin sistemet e tyre të transportit bazuar në pesë faktorë kryesorë: përballueshmërinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit, frekuencën dhe besueshmërinë.

Transporti publik, luan një rol të madh në nivelin e kënaqësisë që njerëzit ndiejnë me jetën e tyre në një qytet.

Ndërsa disa kryeqytete shkëlqejnë, të tjera mbeten pas, duke treguar një ndarje të theksuar në mënyrën se si transporti publik u shërben banorëve në gjithë Europën, shkruan MSN.

Sipas anketës, vetëm 29% e qytetarëve në Romë janë të kënaqur me transportin publik. Sistemi i metrosë së Romës është i kufizuar për një kryeqytet, me vetëm tre linja.

Ndërsa transporti tokësor (makina, autobusë, trena) shpesh vonohet për shkak të trafikut dhe grevave, duke ndikuar në këtë nivel të ulët kënaqësie.

Roma ka disa lloje transporti publik, përfshirë metronë, autobusët, tramvajin dhe trenat urbanë/rajonalë.

Këto së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit dhe përdoren për lëvizje të përditshme nga banorët dhe turistët.

Edhe në kryeqytetin shqiptar, vetëm 29% je qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

“Tirana nuk ka shërbim metroje apo tramvaji dhe sistemi ekzistues i autobusëve është shpesh i mbipopulluar dhe i vështirë për t’u orientuar. Zhvillimi i infrastrukturës është shumë i nevojshëm”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të lartë të autobusëve për frymë në Europë, por kjo nuk është shenjë e një transporti publik të zhvilluar, por mungesë e alternativave të tjera të transportit publik.

Kur vjen puna te rinovimi i flotës, Shqipëria mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian, duke e bërë modernizimin e autobusëve një nevojë të domosdoshme.

Sipas Eurostat, nga 8 886 autobusë urbanë, autobusë ndërqytetas dhe elektrikë gjithsej në vitin 2024, vetëm 432 janë mjete të reja, që përfaqësojnë rreth 4.9% të flotës, nën mesataren e BE-së prej 5.1%.

Për të përmbyllur top 5 kryeqytetet me transportin më të keq në Europë, pas Tiranës, renditet Podgorica, Beogradi dhe Nikozia.

Në Podgoricë vetëm 37% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.

Kryeqyteti i Malit të Zi, nuk ka sistem hekurudhor urban dhe vetëm një rrjet të vogël e jo të rregullt autobusësh. Edhe pse shërbehet nga trenat ndërqytetës, përdorimi i transportit publik lokal është minimal, pasi shumica e banorëve zgjedhin të ecin në këmbë ose të përdorin makinën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në kryeqytetin serb, në Beograd dhe në Nikozia, kryeqytetin e Qipros kënaqësia arrin ë nivelin 44%.

“Beogradi ka një sistem të gjerë autobusësh dhe tramvaji, por ai është i vjetruar dhe qyteti nuk ka metro. Metroja e planifikuar prej kohësh është ende në fazat e hershme të ndërtimit”.

Mund t'ju interesojë

Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit

Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit

Para 12 minutash
Qarkullonte me pistoletë në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari me precedentë kriminalë

Qarkullonte me pistoletë në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari me precedentë kriminalë

Para 16 minutash
Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë. Shkon në dy numri i viktimave

Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë. Shkon në dy numri i vikt...

Para 20 minutash

“Nikozia nuk ka sistem tramvaji apo metroje dhe mbështetet plotësisht te autobusët. Shërbimi është i kufizuar dhe pronësia e lartë e makinave ndikon në nivelin e përgjithshëm të kënaqësisë”.

Qytetarët e cilit kryeqytet në Europë janë më të kënaqur me transportin publik?

Vjenë, Austri: 91%

Transporti publik i Vjenës, njihet për përpikërinë, pastërtinë dhe integrimin e mirë. U-Bahn (metroja), tramvajet dhe autobusët janë të përballueshëm dhe të lidhur mirë me njëri-tjetrin, duke e bërë të lehtë lëvizjen në mënyrë efikase në kryeqytetin austriak./ Monitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid shpërthen ndaj La Ligas: Tebas na trajton si një skuadër lituaneze!
Para 12 minutash

Real Madrid shpërthen ndaj La Ligas: Tebas na trajton si një skuadër lituaneze!

Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit
Para 12 minutash

Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit

Qarkullonte me pistoletë në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari me precedentë kriminalë
Para 16 minutash

Qarkullonte me pistoletë në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari me precedentë kriminalë

Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë. Shkon në dy numri i viktimave
Para 20 minutash

Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë. Shkon në dy numri i viktimave

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 15 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 12 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 10 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

4 Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Para 11 orësh

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza pë...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.