
Marrëdhënia mes Doganave dhe Biznesit në Shqipëri, për vitin 2020 është vendosur në qendër të vëmendjes gjatë mbledhjes së sotme të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço veçoi çështjen e listës së referencës sipas të cilit është përmirësuar, por që duhet hequr si praktikë, raporton Ora News.
Enio Jaço: “Dua të veçoj një çështje që më ka bërë përshtypje, ajo e listës së referencës, një nga çështjet që me kohë ka marrë përmirësime. Ka ardhur koha që ky ligj të eliminohet, kjo praktikë duhet të eliminohet. Ësht tërësisht e pasaktë dhe primitive, bën një lloj drejtësie që është e pasaktë. Nuk i shërben nivelit të sofistikuar që bizneset të aplikojnë.’’
Ndërkohë Drejtori i Përgithshëm i Doganave Gjon Bardhi, tha se viti 2019 ishte shumë i vështirë si për klimën e biznesit ashtu dhe për vetë administratën doganore.