Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Çmimi i ri i energjisë, Balluku takim me lexuesit e matëseve të energjisë: Mbulim më të shpejt dhe të plotë të territorit

Çmimi i ri i energjisë, Balluku takim me lexuesit e matëseve të energjisë: Mbulim më të shpejt dhe të plotë të territorit

Aktualitet
E mërkurë, 22 Janar 2025 15:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Duke nisur nga data 1 shkurt do të hyjë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ku të gjithë abonentët që konsumojnë deri në 700kWh do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat, ndërsa ata të cilët konsumojnë mbi 700kWh do të paguajnë të gjithë konsumin me çmimin aktual të pandryshuar, 9.5 lekë për kilovat. Për një proces sa më të drejt dhe të saktë për të gjithë abonentët familjarë që preken nga ky vendim, lexuesit e matësve të energjisë kanë një rol kyç për të lexuar në kohë dhe me saktësi matëset.

Në këtë kuadër, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi dhe atë të OSSH, Blendian Dalipi, në një takim me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, prezantuan masat e marra dhe detyrat që lindin nga skema e re e faturimit të energjisë elektrike. Për një performancë sa më të lartë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur aplikimet për plotësimin e 120 vendeve vakante në pozicionin e lexuesve të matësve të energjisë. Aktualisht pranë OSHEE janë 870 punonjës me detyrën e lexuesve të matëseve dhe me plotësimin e vakancave do të garantohet një mbulim më i plot dhe i shpejt i të gjithë territorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Duke qenë se ne kemi vendosur një faturim me kategori konsumi dhe jo fasha siç ishim mësuar që të thuhej, detyrimisht do të kërkohet përpikmëri përsa i përket matjes. Duhet të jetë një matje 30 ditore, nuk duhet të ketë vonesa, pasi në rast se ju do të matni më gjatë se 30 ditë abonenti mund të kalonte pikërisht konsumin prej 700 kilovatorësh dhe të humbte kështu uljen prej 10.5% të çmimit. Për këtë arsye do të merren një sërë masash të cilat kanë filluar. Shtimi i radhëve tuaja(lexuesve) i cili është i domosdoshëm deri në zgjidhjen përfundimtare të matësave inteligjentë, por edhe masa të tjera administrative dhe teknike”, tha Balluku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se falë performancës së mirë ka pasur një reduktim të ndjeshëm të uljes së numrit të ankesave, ndërsa me rritjen e numrit të lexuesve të matëseve në terren do të garantohet një mbulim më i mirë dhe i shpejt i territorit. “Janë marrë të gjitha masat. Lexuesit, trupa, prej 870 lexuesish në territorin e Shqipërisë do të shtohet dhe do të shkojë rreth 1 mijë. Me numrat e rinj që do të kemi, do ta kryejë këtë detyrë me përpikmëri, pasi është rezultat dhe i punës tuaj. Arritjet që OSHEE-ja ka sot që na kanë çuar në uljen e këtij çmimi, me 10.5% për kilovat/orë padyshim janë dhe pjesë e angazhimit tuaj, e etikës tuaj, sepse kjo ulje 30% e ankesave tregon që e keni bërë punën me më shumë përpikmëri gjatë vitit 2024. Unë pres nga ju që në vitin 2025 ta bëni akoma dhe më mirë”, nënvizoi Balluku.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 24 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 28 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 35 minutash

Për administratorin e OSHEE leximi është një nga proceset kryesore për të pasur një faturim të drejt, sipas çmimit të ri të energjisë elektrike, duke sqaruar se aplikimet për lexues të rinj janë të hapura prej ditës së sotme. “Elementi i leximit është një element i rëndësishëm dhe ne po marrim masa për ta dixhitalizuar. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me Agjencinë Franceze të Zhvillimit për instalimin e matëseve inteligjentë në kabinat transformuese”, tha Enea Karakaçi.

Administratori i OSSH, Blendian Dalipi dha detaje mbi procesin që po ndiqet aktualisht ku janë marrë masat për të shtuar monitorimin dhe ulur ankesat e qytetarëve lidhur me leximin e matëseve të tyre. “Të gjithë lexuesit të jenë prezent dhe asnjë lexim të mos bëhet në mënyrë fiktive. Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet një verifikimi, e cila i është shtuar aparatit PDA që do të jetë identifikimi i vendndodhjes së lexuesit në momentin kur bën leximin”, u shpreh Dalipi.

Etiketat e lidhura

Belinda Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 21 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 24 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.