Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

COVID 3, Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor, 80 infermierë në trajnim

Aktualitet E mërkurë, 28 Tetor 2020 20:42
COVID 3, Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor, 80 infermierë në trajnim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli e ftuar në studion e ABC News, me gazetarin Endri Xhafo, deklaroi se kapacitetet spitalore janë duke u ezauruar.

Sipas saj, ka ende 40 shtretër të lirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të gatshëm për të pritur pacientët që kanë nevojë për trajtim të specializuar, nga 200 shtretër të disponueshëm në këtë spital, ndërsa “Infektivi” që disponon 120 shtretër, tashmë është ezauruar, por gjithsesi ajo theksoi se shtrimi dhe shërimi i pacientëve, është një proces dinamik nga i cili varen edhe kapacitetet.

 “Siç e kemi thënë në fillim, kur të mbushen kapacitetet plotësisht të Covid 1 dhe 2 do të kalohet tek Covid 3. Edhe pse nuk është kollaj të përgatiten strukturat, ne jemi të përgatitur dhe Covid 3 është gati për të filluar në momentin e parë që do të jetë nevoja. Ndërkohë nga 120 shtretër në “Infektiv” dhe gati 200 të tjerë tek “Shefqet Ndroqi”, janë gati 40 shtretër ende të lirë. Njerëzit shërohen dhe duhet të themi që ky është një proces dinamik”.

Pyetjes së gazetarit Endri Xhafo se sa mjek dhe infermiere do të punojnë në strukturën e Covid 3, Rakacolli tha se janë mbi 80 infermierë, të cilët janë duke u trajnuar për të dhënë ndihmën ndaj pacientëve të infektuar nga Covid-19, ka mjekë dhe specializantë që sipas saj, edhe ata janë në trajnim.

Rakacolli tha se në Covid 3, nuk do të hapen menjëherë 150 shtretërit, sa është kapaciteti i tij maksimal, por do të jenë të disponueshëm 50 të tillë fillimisht.

“Covid 3 dhe 4, janë menduar që do të hyjnë në veprim gradualisht. Kemi parashikuar infrastrukturën dhe kemi vendosur aparatet, kemi  menduar edhe për burimet njerëzore, janë mbi 80 infermierë, kemi mjek infeksionistë që janë duke u trajnuar, kemi specializantë që edhe ata janë në trajnim të cilët do të vihen në dispozicion të trajtimit të sëmundjes. Nuk do të hapen që në fillim 150 shtretër por do të jenë funksional 50 si fillim, dhe më pas gradualisht do të procedohet në varësi të situatës. Kujdesi në Covid 3 do të jetë një kujdes terciar nga mjekët”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë intervistës me gazetarin Endri Xhafo, zv/ministrja foli edhe për trajtimin e pacientëve të sëmurë në shtëpi, dhe spital, si dhe për medikamentet me të cilat luftohet sëmundja.

Rakacolli tha se nuk ka ende një trajtim specifik për Covidin, dhe se në varësi të simptomave të rënda, apo të lehta tek pacientët, përdoren medikamentet të cilët specialistët rekomandojnë.

“Pacienti që trajtohet në shtëpi është ndryshe nga ai që trajtohet në spital, Covidi nuk ka një trajtim specifik, sëmundja trajtohet sipas fazës dhe në bazë të simptomave të të sëmurit”.

Endri Xhafo: Si komitet teknik, keni nxjerrë një kosto të trajtimit spitalor ?

Mira Rakacolli: Format janë të ndryshme, dhe nuk ka dy persona që mund të mjekohet njësoj. Format e lehta në varësi të nivelit të oksigjenit dhe shenjave të tjera të përgjithshme mund të marrin vetëm paracetamol apo të tjera medikamente të tjera të lehta. Nuk ka një kosto fikse, ajo është në bazë të formës. Format e rënda nuk trajtohen në shtëpi por në spital.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Endri Xhafo: A duhet të rimbursohen ilaçet e Covid-it duke pasur parasysh gjithë ekzaminimet që nevojiten për sëmundjen?

Mira Rakacolli: Është një pyetje e gjerë dhe nuk mund të jepet një përgjigje precize në pak minuta. Mjekimi për Covid-in ofrohet falas në spital. Mjekime të tjera siç është azitromicina, është i rimbursueshëm, paracetamoli gjithashtu. Pacientët që trajtohen në shtëpi janë forma të lehta të Covid-it”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 22 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 24 minutash
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh

Etiketat e lidhura

Covid-3Rakacolli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 22 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 23 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 24 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.