Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çupi: Qeveria vodhi edhe thesin me miell për më të pamundurit gjatë karantinës. Thesi me miell, u zëvendësua me hurma arabie

Aktualitet E enjte, 2 Korrik 2020 12:42
Çupi: Qeveria vodhi edhe thesin me miell për më të pamundurit gjatë karantinës. Thesi me miell, u zëvendësua me hurma arabie
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përmes një deklarate për mediat nga selia e PD-së, ish deputetja e PD-së, Dhurata Çupi reagoi mbi investigimin e BIRN mbi shpërndarjen e ndihmave gjatë karantinës nga qeveria.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çupi e konsideroi shokues investigimin, ndërsa theksoi se qeveria ka prekur fundin.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 6 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 6 orësh

“Investigimi i  i 2 gazetareve kurajozë, i publikuar nga rrjeti investigativ BIRN, është shokues. Qeveria e përdori pandeminë për të vjedhur edhe bukën e gojës të atyre që, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, vuajnë për një copë bukë dhe flenë me barkun bosh nga skamja. Edi Rama premtoi se asnjë familje në nevojë nuk do t’i mungonte thesi i miellit, por gazetaret kanë zbuluar se ky ishte mashtrim. Thesi i miellit u zhduk nga pakot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe u zëvendësua me 2 kilogramë hurma arabie.”- u shpeh Çupi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë:

Qeveria e Edi Ramës ka prekur fundin. Ajo ka vjedhur thesin me miell në ndihmat e shpërndara për familjet në nevojë gjatë kohës së karantinës dhe e ka zëvendësuar atë me hurma arabie.

Investigimi i  i 2 gazetareve kurajozë, i publikuar nga rrjeti investigativ BIRN, është shokues. Qeveria e përdori pandeminë për të vjedhur edhe bukën e gojës të atyre që, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, vuajnë për një copë bukë dhe flenë me barkun bosh nga skamja.

Edi Rama premtoi se asnjë familje në nevojë nuk do t’i mungonte thesi i miellit, por gazetaret kanë zbuluar se ky ishte mashtrim. Thesi i miellit u zhduk nga pakot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe u zëvendësua me 2 kilogramë hurma arabie.

Ky është veprimi më i ulët që mund të bëjë një qeveri kundrejt qytetarëve të vet më të pamundur. Të vjedhësh thesin e miellit, do të thotë se nuk ka mbetur më asnjë gram humanizëm tek kjo qeveri dhe se babëzia për t’u pasuruar duke vjedhur bukën e gojës të më të varfërve në ditën e tyre më të keqe, është i vetmi motiv për qeverinë e Edi Ramës.

Edhe tenderi urgjent për ushqimet i Ministrisë së Mbrojtjes, që ne e kemi denoncuar publikisht dhe e kemi kallëzuar në SPAK, ka qenë vetëm një mekanizëm për të vjedhur. Jo vetëm që në kohën e tenderit urgjent, magazinat e rezervave të shtetit ishin plot, por këto ndihma që iu dhanë një kompanie të paracaktuar maqedonase, nuk shkuan kurrë tek njerëzit në nevojë.

Nga SPAK nuk ka akoma asnjë përgjigje për këtë vjedhje skandaloze me ndihmat ushqimore për qytetarët shqiptarë në kohën kur ata kishin më shumë nevojë për to.

Investigimi i BIRN-it fakton atë që ka denoncuar çdo ditë Partia Demokratike. Ajo çfarë shqiptarët kanë parë në ekranin e televizorit dhe në faqen e facebookut të kryeministrit, Ministres së Mbrojtjes apo kryebashkiakut të Tiranës është një tallje me njerëzit e varfër, me pensionistët, me familjet që mbijetojnë me ndihmë ekonomike apo me ndonjë punë në të zezë, që rrallë gjendej gjatë karantinës.

Pandemia u mësoi shqiptarëve një mësim të vlefshëm. Rreziku më i madh për qytetarët nuk vjen nga COVID-i. Ndaj tij mund të mbrohesh me masat e duhura. Rreziku më i madh për ekonominë e çdo familje është Ramavirusi. Ai vjedh me çdo tender taksat e shqiptarëve, vjedh ndihmat, fut dorën hajdute tek thesi i miellit.

Vaksina e vetme për këtë virus të rrezikshëm është largimi me votë i Edi Ramës dhe qeverisë së tij të dështuar e të kalbur nga korrupsioni. Vendit i duhet ndryshim dhe një qeveri që punon me ndershmëri dhe i shërben interesit publik.

Etiketat e lidhura

Çupiqeveria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.