Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Dashuria e parë e Papa Françeskut: “Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit”, një premtim që u bë profeci

Dashuria e parë e Papa Françeskut: “Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit”, një premtim që u bë profeci

Aktualitet
E shtunë, 26 Prill 2025 09:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përtej madhështisë së një figure fetare, përtej fjalëve të tij që përqafojnë botën me mëshirë dhe dashuri, qëndron një histori e vogël, intime, prekëse, një dashuri adoleshente që nuk mori kurrë formë tokësore, por që ndoshta hapi një portë hyjnore. Historia e Amalia Damontes, vajzës nga lagjja Flores në Buenos Aires, është një rrëfim i pazakontë për fillimin e një rruge që do të çonte drejt fronit papnor.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 7 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 8 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 8 orësh

Jorge Mario Bergoglio, djaloshi që do të bëhej Papa Françesku, ishte vetëm 12 apo 13 vjeç kur u dashurua me Amalian. Ata jetonin afër njëri-tjetrit, shkëmbenin shikime të qeta dhe biseda të përzemërta. E kujton ajo me emocion:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ishte i qetë, serioz, gjithmonë me një libër në dorë… por kishte diçka në sy që të bëhej të besoje çdo fjalë që thoshte.”
Kur dashuria e tyre nisi të thellohej, Jorge, në një akt që sot duket si një bekim i parathënë, i shkroi Amalisë një letër ku thuhej:
“Nëse nuk do të mund të martohem me ty, do të bëhem prift.”

Një fjali e ndjerë, e prerë si me thikë, si një shteg që ndahet në dy rrugë. Dhe kështu ndodhi.

Familja e Amalisë, duke parë lidhjen që po lindte, vendosi ta ndalojë. Ndjenja u ndërpre, por jo pa lënë gjurmë. Jorge Mario, në vend që të kundërshtonte, e pranoi atë si një shenjë. Vetëm disa muaj më vonë, ai do të hynte në seminarin jezuit dhe do të niste një udhëtim shpirtëror që do ta çonte drejt Vatikanit, drejt historisë.

Një ndarje që nuk u bë kurrë pendim

Amalia, e cila sot është një grua e moshuar, ka treguar gjithmonë me dinjitet e pa ndonjë hidhërim këtë kapitull të jetës së saj. “Nuk ishte dhimbje, ishte ndoshta dhuratë,” ka thënë ajo në një intervistë. Ajo nuk martohet kurrë me Jorge-n, por kujtimi i tij qëndron i freskët, si një pranverë që nuk u shijua plotësisht, por që la aromën e saj në tërë jetën e saj.

Papa Françesku, nga ana e tij, edhe pse shumë rrallë është ndalur në kujtime personale, ka folur një herë për “një vajzë që i pëlqente shumë” gjatë rinisë së tij, pa përmendur emër. Por ata që e njohin historinë, e dinë: ishte Amalia.

Dashuria që udhëhoqi drejt përkushtimit

Ky kapitull i vogël, thuajse i papërfillshëm për biografët zyrtarë, është në të vërtetë një dritare drejt natyrës së thellë njerëzore të Papës Françesku. Ai nuk erdhi nga qielli, por nga toka, nga rruga, nga ndjenjat. Nga një zemër që donte, që ëndërronte, që zgjodhi të mos mbajë për vete, por t’ia dhurojë botës dashurinë e vetme që s’arriti të jetonte.
A nuk është kjo vetë thelbi i sakrificës?

Historia e Amalisë dhe Jorge-s është një rrëfim i heshtur, por frymëzues. Është kujtesa se edhe brenda figurave të shenjta ka patur ndjenja njerëzore. Dhe ndoshta është pikërisht kjo që e bën Françeskun kaq të afërt, kaq të dashur, ai nuk ka harruar se ishte njëherë një djalosh që donte.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.