Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dashurie e madhe e dy të mëdhenjve të shekullit XX, Albert Kamy dhe Simone de Beauvoir, përme një letërkëmbimi

Aktualitet E hënë, 7 Shtator 2026 12:46
Dashurie e madhe e dy të mëdhenjve të shekullit XX,  Albert Kamy dhe Simone de Beauvoir, përme një letërkëmbimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Letërkëmbimi mes Albert Kamysë dhe Simone de Beauvoir është një nga ato dëshmi të rralla ku mendimi dhe pasioni nuk qëndrojnë në dy brigje të kundërta, por rrjedhin në të njëjtin lumë, herë të kthjellët si një ide, herë të turbullt si një dëshirë, herë të dhimbshëm si vetëdija se lumturia është gjithmonë e brishtë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në këto letra nuk flasin vetëm dy shkrimtarë të mëdhenj të shekullit XX. Flasin dy qenie njerëzore që, përtej filozofive, debateve, krenarisë intelektuale dhe marrëdhënieve të ndërlikuara, përballen me një të vërtetë të lashtë: njeriu mund të jetë i fortë përballë botës dhe përsëri të mbetet i pambrojtur përballë një tjetri.

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 6 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 7 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 7 orësh

Kamys, filozofit të absurdit dhe rebelimit, i rrëshqet nga pena një rrëfim i pazakontë për natyrën e tij të përmbajtur: “të dua”. Beauvoir, një prej zërave më të fuqishëm të mendimit ekzistencialist dhe emancipimit të gruas, i përgjigjet jo me një teori mbi dashurinë, por me gjuhën e trupit, mungesës, etjes dhe dëshirës. Kështu, në hapësirën e ngushtë të letrës, filozofia zbret nga piedestali dhe bëhet jetë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është pikërisht kjo që i bën këto letra kaq njerëzore. Sepse pas figurave monumentale që historia i ka ngritur në piedestalin e letërsisë dhe mendimit, shfaqen dy njerëz të trazuar nga nevoja për afërsi, nga vetmia dhe nga dëshira për të gjetur te tjetri atë dritë që vetë jeta shpesh e fsheh.

Këtu dashuria nuk është e qetë. Ajo është kontradiktë, tundim, liri, dobësi dhe guxim. Është ajo forcë e çuditshme që i bën edhe mendjet më të disiplinuara të pranojnë se, përballë një ndjenje të vërtetë, arsyetimi nuk mjafton gjithmonë.

Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse këto letra vazhdojnë të na prekin: sepse na kujtojnë se pas çdo filozofie ekziston një zemër që kërkon të mos mbetet vetëm.

Albert Kamy për Simone de Beauvoir Paris, 12 tetor 1951
“E dashura ime Sissi,
E di që nuk jam njeri me entuziazme të mëdha. Meyrink tha: ‘Është sentimentalizmi ai që e zbulon një maskara’, dhe unë po ashtu nuk i besoj shprehjeve të tepruara emocionale. Megjithatë, çdo takim ynë më ngjall një lirikë që përpiqem ta shtyp pa sukses. E di gjithashtu që shpëtimi gjendet vetëm në art dhe në veprim. Epo, ti i bashkon të dyja. Çfarë tjetër mund të ëndërrohet në një takim mes dy qenieve? Je muzika ime, shpirti im, piktura ime, [fjalë e palexueshme], njëkohësisht Hiri dhe Providenca, në pak fjalë, një shoqe që nuk besoja se do ta njihja më, në vetminë e këtij rrugëtimi që të dy e kemi zgjedhur (nëse nuk ishte ajo që na zgjodhi). Një artist pa muzë nuk është gjë e madhe. Kjo frazë e zakonshme, më fal, ndoshta vlen për të gjithë burrat. Veprim, pra! Edhe këtu, më jep kaq shumë. Do të mjaftonte pothuajse për një jetë të plotë: një dritë për natën e përditshmërisë dhe ‘tentakulat e errësirës’ (një shprehje magjepsëse në gojën tënde) kur nevoja për t’u larguar bëhet tepër e fortë përballë trazirës së botës. Çfarë kori më të mirë, siç thoshin grekët, se krahët e tu? Tani ndjej sikur kam jetuar më parë një priftëri të një mashtruesi. Por e vërteta, kur shfaqet, është gjëja më e ndritshme dhe e zhveshur që ekziston. Ndoshta për këtë arsye kalojmë jetën në gjysmëhije; por është vetëm një gjysmëhije, sepse ana tjetër është aq e ndritshme sa duhet të mbrohemi sikur të mbyllnim grilat. Nuk po humbas fillin, ajo që po përpiqem të shpreh me ngathtësi është se nuk mund të verbohem më nga ajo krenari qesharake që burrat marrin nga pavarësia, qoftë materiale, sociale apo emocionale: të dua, Sissi ime. I peshoj fjalët, për të cilat zakonisht ankohesh se jam tepër i kursyer. E di gjithashtu çfarë kuptimi kanë në situatën tonë. Pra, po, të dua. Dhe kjo më bën të lumtur. Atëherë, pse të privohemi nga lumturia kur ajo shfaqet? Le të jetojmë!
P.S.: A do të vish në Rue de Bellechasse javën tjetër?

René më la të kuptoj dje se mund të ndodhë. Shpresoj që po. Albert”

___________________________________________________________________________________________

Simone de Beauvoir për Albert Kamy (Pa datë të caktuar)
“Puma i dashur i vjetër,
Çfarë kënaqësie të të lexoj sërish. Çdo letër e jotja më magjeps dhe më zgjon nga letargjia ime e thatë. Po të më shihje në mëngjes, duke spiunuar pas dritares lëvizjet e postierit si një vajzë e dashuruar, me siguri do të qeshje me mua. E di që je galant, por gjithsesi ka momente kur, sado e vendosur të jem për të qenë zonjë e fatit dhe dëshirave të mia, një grua mund të dorëzohet vetëm ndaj prirjeve të heshtura të seksit të saj. Butësia nuk mjafton, kërkon kënaqësi të tjera; vetëm ti di si ta qetësosh këtë dëshirë që më përvëlon. Ose më mirë, ta ndezësh, një kënaqësi qiellore e djallëzore.
E dëgjoj çfarë thua. Edhe unë dorëzohem pa rezerva. E di mirë (dhe këtë e pranoj si për veten ashtu edhe për ty) që vetëm në krahët e tu mund të gjej vërtet ngushëllimin që aq shumë e dëshiroj. Pas kaq shumë netëve të humbura, pa përmendur ato pasdite të zymta kur ai [me shumë gjasa Jean-Paul Sartre] mezi denjon të flasë me mua, i zënë duke ndjekur fundet e ndonjë të padjallëzuar që magjepset nga fjalimet e tij, njerëzishmëria jote, mikpritja e butë e veshëve të tu ndaj ndryshimeve të humorit tim, madje edhe vëmendjet më të vogla, më bëjnë një të mirë të pamasë. E gjej veten duke të folur për etje të shuar, oreks të kënaqur, sensualitet të zgjuar… Dhe ndjehem pothuajse budallaqe që e shpreh kështu. Ja ku jemi, të dy, të befasuar nga naiviteti i trupave tanë. A nuk është kjo përkufizimi i pafajësisë?
Ajo që ti mendon se vlen për burrat, siç thua, vlen edhe për ne të tjerët, i dashur; por pse të shuajmë zjarrin që më në fund triumfon mbi dimrin? Dashuria është një fëmijë pa turp, i lavdishëm dhe i pacipë. Dhe të gjitha ndjenjat tona, madje edhe ato të ndaluarat (kush i ndaloi?), do të jenë gjithmonë mijëra herë më fisnike, më të bukura dhe më të gjalla se kjo situatë që më bën të vuaj dhe që po bëhet vërtet qesharake. Për më tepër, nuk e di çfarë lloj gruaje do të isha nëse do ta përçmoja dashurinë. Ja ku është mungesa e elegancës që ai më ka rrëmbyer: më shoh të reduktuar, një poshtërsi supreme, duke u ankuar te një i tretë. Te ti, që më mungon aq shumë, Albert. Zëri yt depërtues, buzëqeshja jote prej maceje, fryma jote e ngrohtë në qafën time të vetmuar. Te ti, oazi im në shkretëtirë. Mendimet e mia janë gjithmonë me ty, mos dysho. Mezi pres të të shoh të shtunën. Do të bëj çmos të vij pas darkës.
Me dashuri, E jotja.”

Në fund të fundit, këto letra nuk janë vetëm një dëshmi e një afërsie mes dy figurave të mëdha të kulturës evropiane. Ato janë një dëshmi e brishtësisë njerëzore. Kamy dhe Beauvoir mund të flisnin për lirinë, absurditetin, ekzistencën, moralin dhe përgjegjësinë; por kur mbeteshin vetëm përballë ndjenjës, fjalori i filozofisë bëhej i pamjaftueshëm. Atëherë mbetej vetëm një fjalë: dashuria.

Dhe dashuria, siç dëshmojnë këto letra, nuk pyet nëse jemi të gatshëm për të. Ajo vjen, trazon rendin e ngritur me aq mund, na bën të pambrojtur dhe na detyron të pranojmë atë që krenaria njerëzore përpiqet më gjatë ta mohojë: se edhe njeriu më i lirë ka nevojë për një tjetër.

Në këtë kuptim, letërkëmbimi i tyre është një kapitull i bukur i asaj drame që quhet ekzistencë. Dy mendje që kërkonin të kuptonin botën, në një çast të caktuar zbulojnë se një zemër tjetër mund të jetë më e vështirë për t’u kuptuar se vetë bota.

Ndoshta kjo është edhe e vërteta më e madhe që na lënë këto letra: nuk është dashuria ajo që na bën të dobët; është ajo që na kujton se jemi njerëz. Dhe kur gjithçka tjetër shuhet — fama, veprat, debatet, epokat , mbetet fjala e shkruar nga një dorë që kërkon një dorë tjetër, një zë që thërret një emër dhe një ndjenjë që, për disa çaste, e mposht absurditetin e ekzistencës.

Sepse disa dashuri nuk kanë nevojë të zgjasin përgjithmonë për të qenë të përjetshme. Mjafton që dikur të kenë qenë aq të vërteta sa t’i mbijetojnë kohës në disa faqe letre.

Etiketat e lidhura

Albert Kamyalbert vatajSimone De Beauvoir
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.