Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Debat në seancë, Kryemadhi kundër prokurorit: Isha e pavarur, vendosja vetë

Aktualitet E enjte, 9 Korrik 2026 17:18
Debat në seancë, Kryemadhi kundër prokurorit: Isha e pavarur, vendosja vetë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Monika Kryemadhi është përfshirë në debate me prokurorin Sotir Kllapo gjatë seancës në GJKKO. Kryemadhi kërkoi pavlefshmërinë e provave të marra nga SPAK, edhe në një celular që asaj i është sekuestruar në banesë, duke thekuar se nuk mund t’i ushtrohej kontroll pa leje nga Kuvendi pasi në atë kohë ka qenë deputete. Kryemadhi kërkoi nga SPAK që t’i vendosen në dispozicion të gjitha procesverbalet e mbajtura për ekspertimin e telefonit celular. Ndërsa, prokurori Sotir Kllapi deklaroi se të gjitha vendimet janë në fashikullin e vendosur në dispozicion të gjykatës, duke shtuar se nuk kanë qenë në dijeni që ky celular ishte i Kryemadhit, pasi është gjetur në banesën në emër të nënës së saj.

Pjesë nga debati

Monika Kryemadhi: Do doja që SPAK të na vinte në dijeni për procesverbalin dhe çfarë vëzhgimi është bërë në telefonin e sekuestruar. E kemi kërkuar në të gjitha seancat. Mua më është mohuar e drejta për të qenë e barabartë në gjykim nga organi hetues. Kam firmosur vetëm procesverbalin e marrjes së 5 disqeve. Në to nuk ekziston, madje në diskun 3 janë disa file që nuk hapen. Ky telefon mbi të cilin është ngritur akuza, mbi çfarë ekspertimi është kryer? Këtë gjë nuk e kam në dosje, kur është ekspertuar, nga kush, çfarë është përftuar dhe mbi çfarë vendimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sotir Kllapi: Të gjitha aktet e ekspertimit për të gjithë telefonat jo vetëm ai telefon që i referohet e pandehura, janë në fashikullin 62, në fashikullin 63 janë dy procesverbal të këqyrjes me të gjitha të dhënat. Janë dy procesverbale, jo një, me të gjitha të dhënat. Ne nuk e dinim që ky telefon ka qenë i znj Kryemadhi sepse telefoni është gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit. Ne do mbajmë qëndrim më të plotë në seancat në vijim…. Si provë ka numrin 348.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbrojtja: Nuk jemi njoftuar, ndryshe nga veprimet e tjera që jemi njoftuar dhe kemi firmosur. Nëse është marrë vendim procedurial, si në rastin kontabël si në telefonin, duhet marrë një vendim që palët të firmosnin, pse nuk jemi njoftuar sipas procedurës penale, ku kemi të drejtën të mbajmë qëndrim. Të na e japi organi i akuzës dhe ne mbajmë qëndrimin tonë. Realisht nuk janë dorëzuar provat, vërtetohet që këto prova që pavarësisht se silleshin herë pas here, edhe sot që flasim kemi prova të pa marra. Nëse SPAK është i qartë për vendimet që ka marrë, ne në këtë fazë nuk jemi. Do kishim dhe të drejtën për të bërë memo, por ne nuk kemi provat. Të na vihen në dispozicion provat e aktet procedurale që dhe ne të dimë ku të fokusohemi.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh

Monika Kryemadhi: Marrim një provë dhe del provë tjetër, ajo që kam nxjerr unë nga telefoni, e para akuza është shumë seksiste sipas meje. Pretendon se Monika Kryemadhi në çdo aspekt bëja çfarë kërkonte bashkëshorti, ndërkohë unë kam bërë çfarë më ka dashur qefi. Me Edi Ramën kam komunikime pa fund, madje edhe bisedat me Pirro Xhixhon i kam njëherësh me Edi Ramën. Organi i akuzës nuk ka dënjuar ta marrë në pyetje Edi Ramën, ta pyeste të ka ardhur Kryemadhi apo Meta dhe të kanë kërkuar diçka për Adrian Shatkun, pse qenka Ilir Meta bashkëpunim me Kryemadhin, kur s’qenka Edi Rama dhe Aleksandër Meksin dhe Sali Berisha? Bashkëpunimi me Ilir Metën nuk është provë shkresore, bashkëpunimi me Ilir Metën kanë qenë vetëm 3 kalamajtë. Mesazhet me Edi Ramën kanë qenë bisedat për AKEP-in me Kryemadhin, pse s’merr SPAK mesazhin që Rama i kërkonte Kryemadhit mbarëvajtjen e marrëveshjeve për Lezhën, hipotekën, Vlorën, pse s’ka marrë Taulant Ballën? Mesazhin në adresë zyrtare me Engjëll Agaçin. Prandaj them se është akuzë seksiste, që do të thotë se ka qenë e varur nga Ilir Meta, por jo, kam qenë e pavarur.

Etiketat e lidhura

Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.