Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 12:04 Kosova kërkon biletën për “play-off”-in ndaj Irlandës, Foda me tri mungesa të rëndësishme Kombëtarja e Kosovës luan sot një sfidë vendimtare në Dublin, ku do të përballet me Irlandën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hashim Thaçi
  • Rama
  • Spiropali
  • Veliaj
  • Brajan Gruda
  • Rruga Berat-Këlcyrë
  • Dokumentet biometrike
  • Trump
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hashim Thaçi
  • Rama
  • Spiropali
  • Veliaj
  • Brajan Gruda
  • Rruga Berat-Këlcyrë
  • Dokumentet biometrike
  • Trump
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Del fotoja, ky është autori i dy vrasjeve në Durrës

Aktualitet E premte, 1 Maj 2020 12:05
Del fotoja, ky është autori i dy vrasjeve në Durrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Arrestohen autorët e 2 vrasjeve në Durrës, të dy vëllezërve Haxhia më datë 27 prill dhe të dy të rinjtë po në të njëjtin vend më datë 2 mars të po këtij viti te tregu i makinave. Autorët janë Altin Ndoci 33-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për trafik droge dhe K.A, 22-vjeç, banues në Durrës. Altin Ndoci më 26 shkurt të 2015 ka qenë arrestuar për vjedhjen e makinave, ndërsa më parë ka qenë i dënuar për shitje droge.

Sipas policisë së shtetit, këta dy persona ekzekutuan me armë zjarri vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia më datë 2 mars. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celularë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Armët e zjarrit të përdorura për të kryer krimin ishin fshehur në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga autorët. Sipas policisë së shtetit mekanizimi i përdorur në të dyja vrasjet është i njëjtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit

Zbardhen dy ngjarje të rënda kriminale, të ndodhura dy muajt e fundit në Durrës. Vihen në pranga dy autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shën Vlash”, i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, automjeti i përdorur për kryerjen e krimit dhe 12 aparate celular. Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.

Mund t'ju interesojë

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit të dytë

Para 58 minutash
Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim humanitar

Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo th...

Para 1 ore
Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj

Plarent Ndreca shkon në GJKKO, zhvillohet seanca e radhës për kryebashkiakun Veliaj

Para 1 ore

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar “Shën Vlash ”, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
K. A., 22 vjeç, banues në Durrës;

Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas. Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Falënderoj Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në mënyrë të veçantë prokurorin Gëzim Veizi, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar dhe dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe ftoj qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Etiketat e lidhura

Altin Ndoci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova kërkon biletën për “play-off”-in ndaj Irlandës, Foda me tri mungesa të rëndësishme
Para 8 minutash

Kosova kërkon biletën për “play-off”-in ndaj Irlandës, Foda me tri mungesa të rëndësishme

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online, 75% e vendimeve të moderimit përmbysen
Para 10 minutash

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online, 75% e vendimeve të mod...

Rrëzohet një avion ushtarak në Serbi: humb jetën piloti
Para 11 minutash

Rrëzohet një avion ushtarak në Serbi: humb jetën piloti

Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancat gjyqësore, letër gjykatës. I përgjigjet Altin Dumani…
Para 14 minutash

Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancat gjyqësore, letër gjykatës. I përgjigjet Altin Dumani…

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 15 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 22 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 13 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 13 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.