Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Delenxhiu Fatos Nano!

Delenxhiu Fatos Nano!

Aktualitet
E shtunë, 6 Shkurt 2021 10:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe vetë Rilindja u ndje keq dje nga spërdredhja e Fatos Nanos, që më shumë i prishi punë, qeverisë. Deputetë dhe drejtues të PS-së thonin dje se na turpëroi Tosi, bile jargavitja e tij gjithë servilizëm dhe pa pikë dinjiteti ndaj kryeministrit, ia uli kuotat në nivelet më të ulta, Rilindjes, aqsa edhe ministra pëshpërisnin nëpër zyra: Pushti!

Shfaqja servile e Fatos Nanos në emisionin “Opinion” mund të jetë ndër intervistat e rralla kur një politikan bën live vetëvrasje politike. Ish-kryeministri theu heshtjen pas shumë vitesh dhe nga liberali që vlerësohej ende nga një pjesë jo e vogël e PS, u shfaq si një delenxhi dhe rilindas i orëve të fundit. Njeriu që akuzonte Edi Ramën për “trafikant ikonash” mbrëmë bëri kthesë 180 gradë, duke e mburrur për  vizion dhe i pa korruptuar. Nano që nuk linte rast pa folur për korrupsion dhe për kapje të PS nga një sekt i rrezikshëm me në krye Edi Ramën, të enjten u shfaq si njeriu që e këshillonte personalisht kryeministrin aktual. Fatos Nano që thoshte se Rilindja është një e keqe që duhet larguar sa më parë mbrëmë na pohoi se Edi Rama ka bërë reforma. I njëjti Fatos Nano që bëri pakte të fshehta dhe publike me Sali Berishën pas vitit 1997 dhe e vlerësonte atë publikisht, u kujtua së fundi se Berisha e kishte futur në burg dhe se ai mbetet politikani konfliktual. I njëjti politikan që për të siguruar mandatin e presidentit deklaronte se “unë jam shoferi i Ilir Metës”, në emisionin “Opinion” e sulmoi sikur të mos e kishte pasur Metën për një PS krejt ndryshe nga origjina e saj komuniste . I njëjti politikan që akuzoi për shumë vite Edi Ramën si peng të bizneseve, të enjten justifikoi çdo gjë që ka bërë kryeministri dhe nuk e fshihte adhurimin për atë. Natyrisht po të shikojë komentet e rrjeteve sociale për Fatos Nanon, lemerisej njeriu sa çfarë i thonin, duke e akuzuar si i blerë nga kryeministri. Edhe analistët me të njohur të vendit e masakruan dje ish-kryeministrin Nano, që kishte dalë më urdhër nga Edi Rama. Akuzat shkonin deri atje se e shoqja merr leje ndërtimi dhe djali i tij ishte emëruar drejtues i AIDA, një nga agjensitë më të mëdha të vendit, me fonde të jashtëzakonshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fakt, shfaqja e Fatos Nanos në “Opinion” i bëri një shërbim të madh shoqërisë shqiptare. Në ato minuta interviste u rrëzua përfundimisht miti i njeriut dhe politikanit Fatos Nano. Piruetat e tij dhe qëndrimet absurde, krejt servile, u japin të drejtë atyre që Fatos Nanon e kanë sulmuar që në muajt e parë në pushtet. Sjellja prej interesaxhiu dhe politikani pazarxhi që shfaqi në “Opinion” mjafton për të kuptuar se çdo sulm që i është bërë gjatë kohës që ishte në pushtet e ka merituar. Askush nuk i paska rënë më kot Fatos Nanos për keqqeverisjen dhe veset e papranueshme politike, sepse siç dëshmoi para Blendi Fevziut me piruetat e tij, Nano ka qenë i aftë të bëjë çdo gjë vetëm që të përfitojë. Intervista e Fatos Nanos ka dhe një tjetër efekt pozitiv, që mesa duket mbështetësit e tij politik dhe ekonomik nuk e kanë llogaritur. Nano doli sërish në publik jo për të treguar historinë e jetës së tij, por për t’i bërë një shërbim të fundit Edi Ramës dhe Rilindjes. Në panikun e humbjes së zgjedhjeve, Rilindja kujtoi se me daljen e Nanos në skenë nostaligjikët e PS do të afrohen me Edi Ramën. Por intervista pati efektin e kundërt të asaj për të cilën e sollën duke u jargavitur. Në vend të ngjallte simpati apo mbështetje për Rilindjen, Fatos Nano shtoi neverinë e qytetarëve për atë personalisht dhe për skemat e kryeministrit. Stuhia e reagimeve që shpërtheu në rrjetet sociale pas intervistës tregon më së miri se çfarë efekti pati dalja e Nanos. Duke nisur nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij që kanë punuar në momente të vështira me Fatos Nanon dhe deri adoleshentë që nuk e kanë njohur atë në pushtet, ndjesia e krijuar ishte ajo e një neverie. Ish-kryeministri që pretendonte kurorën e politikanit modern, u shfaq ashtu siç ishte; një delenxhi që gjithë karrierën e ka ndërtuar mbi pazare dhe sjelljen politike e ka sipas ofertave ekonomike të radhës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe vetë Rilindja u ndje keq dje nga spërdredhja e Fatos Nanos, që më shumë iu prishi punë, qeverisë. Deputetë dhe drejtues të PS-së thonin dje se na turpëroi Tosi, bile jargavitja e tij gjithë servilizëm dhe pa pikë dinjiteti ndaj kryeministrit, ia uli në kuotat më të ulta pikët Rilindjes, sa edhe ministra pëshpërisnin nëpër zyra: Pushti!

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 3 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 16 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 38 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 46 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.