Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Denaj në Kuvend: Synojmë rritjen e eksporteve shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar

Aktualitet E hënë, 8 Mars 2021 14:01
Denaj në Kuvend: Synojmë rritjen e eksporteve shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në seancëne kësaj të hëne në Kuvend, paraqiti për ratifikim Marrëveshjen e rishikuar të Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut. Rishikimi i kësaj marrëveshje, vjen në një moment, kur këto dy vende dalë nga BE, dhe sigurohet vazhdimësi të marrëdhënieve midis palëve, si dhe ruhen kushtet preferenciale në lidhje me tregtinë që rrjedh nga Marrëveshja Shqipëri-BE.

Referuar analizave dhe të dhënave zyrtare, Denaj thekson se ekziston një potencial ende i pashfrytëzuar i marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona, ndaj me këtë marrëveshje mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëria do të përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

Me tej ministrja shtoi se ratifikimi dhe hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të nxisë thellimin e bashkëpunimit për një tregti edhe më të shtuar edhe në vitet e ardhshme. Denaj tha se qeveria Shqiptare është e bindur se kjo marrëveshje do të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të investimeve të huaja në Shqipëri dhe rritjen e eksporteve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pjesë nga fjala

Në kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut nga Bashkimi Evro pian, proceset tona të bashkëpunimit kërkonin një rishikim:

•Për të plotësuar një boshllëk juridik.

•Për të siguruar vijimësinë e marrëdhënieve ekonomike në afatmesëm dhe afatgjatë. Me ratifikimin e Marrëveshjes sot në Kuvend, plotësojmë një kuadër të përgjithshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Mbretërinë e Bashkuar i cili është një partneritet shumë i rëndësishëm ndër vite.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

•Sigurojmë vazhdimësi të marrëdhënieve midis Palëve.

•Ruajmë kushtet preferenciale në lidhje me tregtinë midis Palëve që rrjedh nga Marrëveshja Shqipëri-BE.

Së pari, mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëria do të përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

Së dyti, referuar analizave dhe të dhënave zyrtare, ekziston një potencial ende i pashfrytëzuar i marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona. Për këtë qëllim, ratifikimi dhe hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të nxisë thellimin e bashkëpunimit për një tregti edhe më të shtuar edhe në vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të periudhës përpara pandemisë, marrëdhëniet tregtare mes Mbretërinë e Bashkuar, kanë njohur rritje të ndjeshme. Qeveria Shqiptare është e bindur se kjo marrëveshje do të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të investimeve të huaja në Shqipëri dhe rritjen e eksporteve.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar në këtë marrëveshje kanë rënë dakord që:

1-Produktet bujqësore dhe produktet industriale ruajnë të njëjtat kushte preferenciale;

2-Kuotat tarifore sipas kësaj marrëveshje në lidhje me produktet bujqësore do të jenë 13.62% e sasisë së kuotave ekzistuese në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Të nderuar, Dua të kujtoj dhe një element shumë të rëndësishëm se në kuadër të nxitjes së Tregtisë apo Eksporteve të cilat zbatohen në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian dhe në kuadër të rajonit.

Së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë, zbatojmë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore brenda marrëveshjes CEFTA, ku jemi të angazhuar dhe kemi kontribuar vitet e fundit për të reduktuar cdo barrierë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje kemi miratuar Protokollet 5 dhe 6 për Liberalizimin e Tregtisë në mallra dhe shërbime me vendet e rajonit, duke shkuar drejt krijimit të një zone të gjërë ekonomike për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të gjitha sa më sipër, të nderuar, së bashku me 48 marrëveshje bilaterale për nxitjen e bashkëpunimit dhe investimeve përbëjnë kuadrin bazë të bashkëpunimit ekonomik dhe janë një oportunitet shumë i madh për Shqipërinë për të vijuar dhe rritur eksportet.

Së fundmi, krahas ratifikimit të Marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, një vend partner dhe aleat i Shqipërisë në NATO dhe BE, theksoj se edhe procesi i angazhimit për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane është një proces që brenda kuadrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nënkuptohet nëpërmjet mbarëvajtjes të 12 kapitujve dhe kryesisht të atyre që lidhen me karakter ekonomik, prandaj shpresoj që për të gjithë kjo marrëveshje të jetë një marrëveshje e cila nxit bashkëpunimin ekonomik dhe aprovohet nga ky parlament.

Etiketat e lidhura

anila denaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.