Nënkryetari i LSI-së, deputeti Petrit Vasili është ligjëvënësi që ka mbajtur më shumë fjalime në Parlamentin e Shqipërisë përgjatë vitit 2021. Rezultatet janë bërë publike nga një studim i Instituti të Studimeve Politike, që ka ndjekur seancat parlamentare për sesionin e kaluar të parlamentit. Gjatë sesionit të kaluar, nënkryetari i LSI-së ka mbajtur 13 fjalime.
