Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti i PS, Vengu: “Shqipëria e re” mund të tingëllojë bukur si brohoritje. Shqipëria e fortë, është shumë më e vështirë si detyrë

Aktualitet E hënë, 22 Qershor 2026 11:13
Deputeti i PS, Vengu: “Shqipëria e re” mund të tingëllojë bukur si brohoritje. Shqipëria e fortë, është shumë më e vështirë si detyrë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej 22 ditësh, duke theksuar se prioritet për Shqipërinë duhet të jetë forcimi i shtetit dhe jo destabilizimi i tij. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se është “për një Shqipëri të fortë krahar brohoritjeve për një Shqipëri të re”, ndërsa renditi tre elemente që, sipas tij, përbëjnë bazën e rolit strategjik të shqiptarëve në Evropën Juglindore, ku një element i rëndësishëm është dhe ai i forcimit ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Së pari, avantazhi më i madh strategjik i Shqipërisë në shekullin XXI është se është e rrethuar nga bashkëkombës. Në një epokë ku fuqia matet gjithnjë e më pak me territor dhe gjithnjë e më shumë me aftësinë për t’u organizuar, për t’u përshtatur dhe për të vepruar shpejt, prania shqiptare në rajon është kapitali ynë më i madh historik, njerëzor dhe gjeopolitik. Së dyti, ndryshe nga shekulli i parë i shtet-ndërtimit, në dekadën e fundit forcimi ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar i Shqipërisë po përkthehet drejtpërdrejt në më shumë siguri, më shumë peshë dhe më shumë mundësi për shqiptarët në gjithë rajonin. Nuk është më vetëm Shqipëria që mbahet nga kombi. Është edhe kombi që forcohet nga një Shqipëri më e fortë, më e besueshme dhe më pranë Bashkimit Evropian. Së treti, Shqipëria e ka ushtruar rolin e saj si shtet amë pa komplekse: herë në vijën e parë, herë në diplomacinë e heshtur, por gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve kudo ku jetojnë”’ ka shkruar Vengu.

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 44 minutash
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 59 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 1 ore

Në reagimin e tij, ai vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë si shtet amë, duke theksuar se vendi ka mbrojtur interesat e shqiptarëve në rajon si përmes angazhimit të drejtpërdrejtë, ashtu edhe përmes diplomacisë. Duke iu referuar protestave, Vengu kritikoi thirrjet për “revolucion”, duke argumentuar se destabilizimi i Tiranës nuk i shërben interesit kombëtar. “Prandaj, kush mendon se i shërben kombit duke brohoritur “revolucion” në Tiranë, nuk po kupton përmasat e kohës. Tirana nuk është thjesht kryeqyteti i Shqipërisë. Është qendra politike, ekonomike dhe diplomatike e gravitetit të shqiptarëve në Evropën Juglindore”, shkruan Vengu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas tij, kryeqyteti përfaqëson qendrën politike, ekonomike dhe diplomatike të shqiptarëve në rajon. “Ta destabilizosh atë nuk është akt patriotik. Është një luks që kombi shqiptar nuk mund t’ia lejojë vetes”, u shpreh ai. Në fund të mesazhit, deputeti socialist u bëri thirrje protestuesve që të mos e ngatërrojnë patriotizmin me, siç e cilësoi ai, “tutorinë mbi Shqipërinë”. “P.S. Një këshillë miqësore për revolucionarët me GPS që zbresin vetëm në Tiranë. Mos e ngatërroni dashurinë për kombin me tutorinë mbi Shqipërinë. Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Por shtetin amë nuk ua lëmë askujt ta dobësojë në emër të patriotizmit”, thotë ai.

Vengu e mbylli reagimin e tij duke theksuar se shqiptarët kanë vetëm një qendër graviteti strategjik dhe se kjo është “një Shqipëri e fortë”. “Sepse shqiptarët kanë dy shtete, janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe minoritet europianizues në Mal të Zi dhe në Serbi. Por kanë vetëm një qendër graviteti strategjik. Dhe ajo është një Shqipëri e fortë. “Shqipëria e re” mund të tingëllojë bukur si brohoritje. Shqipëria e fortë, është shumë më e vështirë si detyrë. Unë zgjedh detyrën.”, shprehet deputeti i PS-së.

Etiketat e lidhura

Pirro Vengu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 7 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 16 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 24 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 32 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.