Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetja e PS, Koçeku mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup: Barazia iu takon

Aktualitet E hënë, 6 Prill 2026 18:09
Deputetja e PS, Koçeku mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup: Barazia iu takon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut ka marrë një tjetër reagim nga politika shqiptare. Deputetja socialiste Marjana Koçeku del hapur në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, duke sjellë në kujtesë faktin se në vitin 1555 kur u shkrua gjuha shqipe, pjesa më e madhe e vendeve të Europës Lindore kërkonin një alfabet. Në reagimin e saj, Koçeku sjell në vëmendje edhe historinë e shqiptarëve si komb shtetformues dhe peshën e gjuhës shqipe, duke theksuar se ajo ka traditë të hershme dhe është studiuar ndër shekuj nga figura të shquara të mendimit europian. Duke shtruar pikëpyetje mbi qëndrimin e Maqedonisë së Veriut rreth kësaj çështjeje, ajo thotë se dëshiron të besojë që është çështje burokratike dhe jo diçka më tepër. Sidoqoftë, Koçeku i kujton Shkupit se integrimi në BE shoqërohet me respekt për gjuhët dhe kulturat e ndryshme.

Deklarata e plotë

“Nuk asht hera e parë që gjuha shqipe, në trojet ku shqiptarët janë komb shtetformues, përballet me pengesa institucionale nga ma të ndryshmet. 385 studentë e mësojnë të drejtën ndërkombëtare, të drejtën kushtetuese, të drejtën penale, të tana n’shqip. POR detyrohen të testohen në terminologji juridike n’gjuhën maqedonase, pikërisht në momentin vendimtar të karrierës: ai që hap rrugën drejt gjykatës, prokurorisë, avokaturës dhe noterisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në listën e gjuhëve që emnohen të vlefshme dhe të denja për t’u fol përpara institucioneve shtetnore në Maqedoninë e Veriut, nuk mungojnë gjuhët e komuniteteve të vogla, gjuhët e diasporave, gjuhët e pakicave numerikisht të papërfillshme. Por ajo gjuhë që flitet nga gati gjysma e popullsisë dhe e territorit të vendit, gjuha shqipe pra, ndalet në pragun e sallës së provimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë s’mund i marr me mend motivet e një gjendjeje të ktij soji, të ushtrume pikërisht ndaj kësaj gjuhe, pikërisht ndaj ktij populli. Ajo tingëllon llahtarshëm sidomos sot, kur Maqedonia e Veriut pretendon integrimin europian, një integrim që bazohet pikërisht mbi respektimin e diversitetit kulturor dhe gjuhësor të kombeve si pasuri e qytetërimit të përbashkët. Do kisha dasht me besu se asht ma tepër çështje e ngecjes burokratike dhe inkompetencës institucionale sesa qëndrim i ndërgjegjshëm dhe i paramenduar.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh

Nuk e konsideroj të tepërt ndërkaq të theksoj se gjuha shqipe, përveç letërsisë orale mijëvjeçare, eposit, këngëve dhe legjendave që i kanë paraprirë shteteve, asht e dëshmume dhe e shkrume që nga viti 1555, afërsisht në të njëjtën kohë me gjermanishten, me polonishten, me çekishten. Libri i saj i parë, Meshari i Gjon Buzukut, u shkru në një kohë kur shumica e gjuhëve të Europës Lindore ende po kërkonin alfabetin e vet.

Dëshiroj të shtoj gjithashtu se ka ma shumë se tre shekuj që kjo gjuhë, e vetmja pasardhëse e drejtpërdrejtë e ilirishtes, e njërës ndër gjuhët më të lashta të kontinentit, ka tërheq vëmendjen e mendimtarëve dhe gjuhëtarëve ma të shquar të Europës. Leibniz i ka kushtuar vëmendje. Franz Bopp e ka përfshirë në gramatikat e tij krahasuese. Johann Thunmann i ka kushtu studime të plota. Katedrat për studimin e shqipes ekzistojnë sot në universitetet ma të vjetra të botës, nga Vjena deri në Sorbonë, nga Londra e Pekini deri në Romë.

Dhe megjithatë, një student shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili ka studiu të drejtën në gjuhën e Buzukut, të Fishtës dhe të De Radës, nuk mund ta dëshmojë dijen e vet në atë gjuhë. Kjo s’asht thjesht një çështje procedurale. Ky asht një mur i errët.

Kam besim tek zhdërvjelltësia demokratike e Maqedonisë së Veriut për t’i kapërcyer me lehtësi pengesa të tilla që i përkasin të shkuarës, sepse ato s’mund të kenë vend në një shtet që ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, që ka ratifikuar Kartën Europiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare, dhe që ecën drejt integrimit europian.

Shpresoj se do të gjendet mënyra për të korrigju këtë gjendje tepër të papëlqyeshme.

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gëzojnë përkrahjen e Shqipërisë pa dallim partie. Ata duan barazi për gjuhën shqipe e kjo u takon, sepse nuk janë minoritet, por një nga dy kombet shtetformues në atë vend bashkë me maqedonasit.

Fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut pranimi i gjuhës shqipe në çdo instancë, do t’i ndihmojë në stabilitet, përparim, demokraci e zhvillim.

Etiketat e lidhura

Marjana Koçeku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.