Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputetja Mila: Pas kësaj proteste PD nuk do të ekzistojë më, Rama s’ka arsye për dorëheqje

Aktualitet E martë, 7 Korrik 2026 18:32
Deputetja Mila: Pas kësaj proteste PD nuk do të ekzistojë më, Rama s’ka arsye për dorëheqje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PS-së, Sara Mila ka komentuar protestën e opozitës dhe zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se PD-ka nuk do të mund të mbijetojë politikisht pas kësaj proteste. Në një intervistë për Report TV, Mila tha se opozita nuk arriti të realizonte objektivin e saj për të rrëzuar qeverinë apo për të dëmtuar imazhin e kryeministrit Edi Rama.

”Unë kam vetëm një merak, që nuk do të duhej të ishte meraku im, në fakt. Do të duhej të ishte meraku i gjithë atyre që kanë një zë në arenën publike, përfshirë edhe opinionistët. Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike? Se unë mendoj që, pas kësaj proteste, Partia Demokratike nuk do të ekzistojë më. Kur nuk arriti as në këtë mënyrë, jo vetëm që ta njolloste, por që ta rrëzonte, siç ata pretendojnë, Kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, atëherë nuk ka më asnjë sens që kjo parti të vazhdojë dhe të mund të konsiderohet opozita jonë”, u shpreh Mila.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa i përket kërkesave të opozitës për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Mila u shpreh se qeveria nuk ka asnjë arsye për të ndërmarrë një hap të tillë, duke argumentuar se legjitimiteti i saj buron nga rezultati i zgjedhjeve. ”Ata që e kanë votuar Partinë Socialiste dhe duan progresin e vendit, ata janë në shtëpi. Mos t’i respektojmë ne këta? Pra, këta që na votuan, ne vetë t’u themi: “Jo, pritni, se duan këta të bëjnë edhe njëherë provë”. Demokracia nuk funksionon me prova. Ka një provë në demokraci, që janë zgjedhjet. Dhe ne e provuam, dhe ne fituam. Këta dështakë kronikë, ngaqë dështojnë vazhdimisht dhe çdo herë dështojnë më shumë, menduan se në një moment të caktuar dita u bë kaos dhe duhej të kapeshin te kjo kauza e flamingove, dhe mundën të trondisin atë që shqiptarët dhe qeveria shqiptare më pas e kanë ngritur me shumë vështirësi. Këto janë standardet e demokracisë. Kryeministri Rama nuk e jep dorëheqjen, sepse nuk ka arsye ta japë dorëheqjen. Dhe vendi nuk shkon në zgjedhje, sepse nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje, sepse ne kemi një garë me historinë dhe shqiptarët na votuan për këtë garë me historinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pushtetin e ka populli. E votoi Partinë Socialiste me tetëdhjetë e tre mandate, për një fakt të vetëm, për ta çuar Shqipërinë përpara. Dhe e kam dëgjuar shpesh të thuhet: ‘Çfarë problemi ka? Kur keni kaq shumë besim te vetja dhe te qeverisja juaj, pse nuk shkoni në zgjedhje? Pse nuk bëni referendum?’ e të tjera. Tani, unë nuk kam dashur kurrë ta shqyrtoj si çështje numrash këtë protestë. Por, nëse është e mundshme, edhe në çështje numrash ta diskutojmë. Tani na dalin disa njerëz në shesh. Sa duhet të jenë ata? Partia Socialiste nuk ka fituar me 100% të votave, pa diskutim. Ka fituar me 660 mijë vota. Aty, ndër shqiptarë, ka edhe më shumë sesa këta që janë në shesh, të cilët nuk e kanë votuar Partinë Socialiste. Disa nuk e duan, disa nuk kanë votuar fare. Dhe tani, për këtë pjesë që nuk e ka votuar Partinë Socialiste, ne duhet të shkojmë në zgjedhje?”, theksoi ajo.

Mund t'ju interesojë

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 8 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 35 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore

Duke u ndalur te protesta, deputetja socialiste tha se ajo dëshmoi standarde demokratike, pasi qytetarët kanë protestuar për 38 ditë pa u intimiduar apo penguar nga Policia e Shtetit, duke e krahasuar këtë me ngjarje të së kaluarës, siç ishte 21 Janari. “Patjetër që vetëm pak vite më parë nuk ishte standardi i një proteste normale dhe demokratike kjo. Unë nuk e di se pse nuk thuhet dhe nuk trumbetohet mjaftueshëm që, për 38 ditë, qytetarë të lirë, të paintimiduar në asnjë moment dhe të palimituar nga Policia e Shtetit, të cilës edhe ju i referoheni, kanë qenë të pangacmuar, të paprovokuar, absolutisht. Ndërkohë që disa vite më parë ky nuk ishte standardi. Sepse njëherë provuan ata qytetarët e thjeshtë të irritoheshin dhe përfunduan me katër koka të vrara në mes të bulevardit, një histori horror për të cilën ne presim edhe sot e kësaj dite drejtësinë”, theksoi deputetja e Elbasanit.

Etiketat e lidhura

Sara Mila
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Tani

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 5 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 8 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 19 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.