Rrëfimi nga Nuredin Dumani dhe Enrik Hoxhaj, që deklaruan krime dhe larje hesapesh mes bandash, ka tronditur mbarë opinonin publik. Po ashtu nga rrëfimi tani është vënë një pikëpyetje e madhe ndaj policisë për hetimet në vrasjen e Emiliano Ramazanit. Për këtë ngjarje një informator i pakontrolluar futi në kurth oficerin Leonard Palushi që ishte shef sektori për hetimin e vrasjeve.
Informatori i tha policit se arma e krimit ishte në servisin e familjes Manhasa duke sjellë me pas arrestimin e Seit Manhasës dhe të të birit që qëndruan me burg pa të drejtë për gjatë muaj. Rasti i oficerit Leonard Palushi është më i rëndi ku faktohet implikimi i policisë në krim.
Përgjatë 2-3 viteve të fundit, policia ka ndërmarrë shpesh herë operacione me FNSH e RENEA për arrestimin e krerëve të grupeve kriminale, por gjithmonë ka dalë duarbosh ose në rastin më të keq i janë përgjigjur me plumba siç ishte rasti i qershorit të vitit 2016 në banesën e Çapjave në Krastë të Elbasanit.
Operacionet dështonin pavarësisht se referuar dosjes së SPAK me dëshminë e Nuredin Dumanit e Enrik Hoxhajt të shumëkërkuarit lëviznin lirshëm në Shqipëri e Kosovë dhe në lokale e restorante merrnin porosi për vrasje me pagesë. /TCH/