Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:08 Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

Aktualitet E martë, 7 Korrik 2026 21:30
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira që përjetoi familja e saj pas ngjarjes, duke treguar se e bija vazhdon të jetë e traumatizuar dhe se jeta e tyre ka ndryshuar plotësisht. Ajo tregon se më 8 qershor, vajza kishte dalë si zakonisht për të ndjekur kursin e parukerisë dhe familja po e priste të kthehej në shtëpi. Në vend të kësaj, morën një telefonatë që i njoftonte se 17-vjeçarja ndodhej në spital, ku kishte shkuar e vetme për të marrë ndihmë mjekësore pas dhunës që kishte pësuar.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kur shkoi ta merrte, nëna vuri re menjëherë shenjat në fytyrën e së bijës. Ajo kishte syrin dhe mjekrën të nxira, ndërsa flokët i kishte të çrregulluara. Fillimisht, vajza u përpoq ta fshihte atë që kishte ndodhur, duke i thënë se nuk kishte asgjë serioze, por këmbëngulja e nënës bëri që ajo të shpërthente në lot dhe të tregonte të vërtetën. Sipas rrëfimit të 17-vjeçares, një vajzë që e njihte sipërfaqësisht e kishte afruar pas daljes nga kursi dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një surprizë.” Duke mos dyshuar për asgjë, ajo i kishte ndjekur, por pak çaste më vonë ishte dhunuar nga tre bashkëmoshatare.

Mund t'ju interesojë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Tani
Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në ...

Para 1 ore
Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 10 orësh

Nëna shprehet se e pyeti të bijën nëse kishte pasur ndonjë konflikt me vajzat apo nëse i kishte provokuar, por përgjigjja ishte mohuese. Sipas saj, vajza nuk ka pasur probleme me askënd, bënte jetën e saj mes shtëpisë dhe kursit dhe nuk kishte arsye të përfshihej në konflikte. Menjëherë pas rrëfimit, familja iu drejtua Policisë së Fierit për të bërë kallëzimin, ndërsa e mitura mori edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëna tregon se pasojat më të rënda nuk janë vetëm fizike, por mbi të gjitha psikologjike. Sipas saj, vajza vazhdon të jetojë me frikë, qan shpesh, dridhet, është e mbyllur në vetvete dhe nuk është më e njëjta si përpara ngjarjes. Ajo rrëfen se edhe vetë po kalon një periudhë shumë të rëndë emocionale, duke mos gjetur qetësi prej më shumë se një muaji. Sipas saj, mendimi se vajza po kërkonte ndihmë në ato momente dhe se ajo nuk ishte pranë saj është dhimbja më e madhe që mban mbi supe.

Në intervistën e saj, nëna shprehet se nuk arrin të kuptojë se përse vajza e saj u bë objekt i një dhune kaq të rëndë dhe shpreson që hetimet të zbardhin motivet e plota të ngjarjes. E pyetur për kërkimfaljen e bërë nga nëna e njërës prej vajzave të përfshira, ajo tha se e kupton dhimbjen e çdo prindi, por për momentin nuk e ndjen veten në gjendje të falë. “Vetëm unë e di sa po e vuaj këtë ngjarje. Qaj fshehurazi që të mos më shohin fëmijët. Kam një muaj që nuk fle gjumë dhe mendoj vetëm për vajzën time,” u shpreh ajo.

Ngjarja u bë publike pasi pamjet e dhunës u shpërndanë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa autoritetet kanë apeluar që videot të mos publikohen, për të mbrojtur të miturën dhe për të shmangur riviktimizimin e saj. /TCH/

Etiketat e lidhura

17-vjeçedhuneFier
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 3 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 5 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 10 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!
Para 27 minutash

Edhe sot kryeministri poston video: Dialog!

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.