Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dita ndërkombëtare e të moshurave, Malaj: Të braktisur e të dhunar. LSI ka 3 propozime

Aktualitet E martë, 1 Tetor 2019 13:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj në një dalje mediatike nga selia e partisë, bëri apel në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve për mbështetje ndaj moshës së tretë. ”Ende sot, Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë, që nuk ka një legjislacion të integruar për të moshuarit, madje është shumë pas në këtë drejtim. Mosha e tretë në këtë tetor, ndeshet me mjaft barriera, që nga sëmundjet, varfëria, braktisja dhe dhuna psikologjike dhe fizike”. Nga ana tjetër, në emër të LSI-së, Malaj prezantoi edhe 3 propozimet: ”Hartimin e projektligjit “Për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe plotësimit të nevojave për moshën e tretë”. Deklarimin e minimumit jetik në Shqipëri nga ana e qeverisë. Ende në Shqipëri nuk është llogaritur minimumi jetik i jetesës nga qeveria. Kjo do të bëjë të mundur përcaktimin edhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes shoqërore të kësaj kategorie sociale. Ngritjen e infrastrukturës institucionale dhe përgatitjen e shoqërisë për moshimin”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

DEKLARATA E PLOTË

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 7 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 7 orësh

Sot është Data 1 Tetor , Dita Botërore e të Moshuarve. Lajmi i trishtë që ndeshet sot në të gjithë shtypin e shkruar, si për ironi të fatit, pikërisht në Ditën Botërore të Moshimit është se një e moshuar,92-vjecare në kushte të rënduara psikologjike, është hedhur nga kati i katërt i banesës, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Shqipëria, si një shtet me një tranzicion të tejzgjatur, gjendjen e të moshuarve e ka tejet të rënduar. Sot shoqëria jonë edhe në këtë 1 tetor, po përballet me anashkalimin e problemit të të moshuarve, duke e bërë atë një problem kronik, pa zgjidhje, ndonëse zhvillimet demokratike, kanë ofruar mundësi. Popullsia në Shqipëri po plaket me shpejtësi dhe vendi , i cili po përballet me dukurinë më të frikshme të largimit të 40 përqind të popullates më të re nga vendi, ka nisur të përjetojë efektet e moshimit. Nëse në vitet ’90 mosha mbi 65 vjeç përbënte rreth 3.5% të popullsisë, sot ka arritur në 13% e saj. Sot varfëria ka fytyrën e gruas së moshuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjendja e të moshuarve sot në Ditën Botërore të të Moshuarve në Shqipëri është e tillë:

38% e të moshuarve e konsiderojnë veten të varfër
36% e konsiderojnë gjendjen shëndetësore të keqe
48% e të moshuareve kanë një sëmundje kronike
40% kanë zbehje ose humbje të shikimit
60% kanë dhimbje dhe shqetësime të ndryshme

Ende sot, Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë, që nuk ka një legjislacion të integruar për të moshuarit, madje është shumë pas në këtë drejtim. Mosha e tretë në këtë tetor, ndeshët me mjaft barriera, që nga sëmundjet, varfëria, braktisja dhe dhuna psikologjike dhe fizike.

1-Varfëria e të moshuarve është shkaktuar nga: Pensionet e pamjaftueshme, mungesa e aksesit në shërbime si dhe diskriminimi moshor aktiv në komunitet. Trajtimi me pensione të ulëta, që prej disa vitesh janë indeksuar me 200 deri në 300 lekë në vit, e bëjnë jetën e të moshurve të papërballueshme. Nëse ata nuk do të ndihmohen nga fëmijët, të ardhurat e tyre mjaftojnë vetëm për energji elektrike, ilacet dhe bukë, djathë dhe kos . Asnjë kafe në ditë nuk mund ta shpenzojnë.

2-Sot tabloja e popullsia e moshës së tretë shfaqet me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë si dhe përjashtim social shumë të dukshëm. Të moshuarit janë thuajse të vetmuar dhe në varfëri e krizë identiteti dhe integriteti. E kjo është drama e madhe sociale që po vuan sot mosha e tretë në Shqipëri.

3-Pushteti lokal në emër të pseudo ndryshimit ka betonizuar jetën e të moshuarve dhe fëmijëve. Me të drejtë përfaqësues të shoqërisë civile shprehin shqetësimin se : “Të moshuarit sot ndeshen me diskriminimin për të qenë aktiv. Nëse ata do ishin aktiv dhe sëmundjet do ishin ulur. Medikamentet i marrin të dobëta, shërbimet në komunitet nuk i kanë”.

4-Ndonëse kuadri ligjor për asistenën për të moshuarit në shtëpi është miratuar, ende nuk ka filluar të zbatohet. 27 nga 61 bashki nuk ofrojnë asnjë shërbim social. Ende jemi larg për të mos thënë pothuajse nuk ekziston, ofrimi përmes fondit social si dhe krijimin e qendrave rezidenciale dhe ditore që mbeten të pamjaftueshme në raport me kërkesat e larta që ka për këtë moshë. Kjo tregon, sesa larg vëmendjes së qeverisë është mosha e tretë dhe shërbimet për të.

5-Sot në të gjithë Shqipërinë marrin shërbime sociale 1780 të moshuar përkatësisht në 6 qendra rezidenciale publike dhe 9 jo publike dhe 20 qendra ditore komunitare publike dhe 3 jopublike. Ky është një tjetër fakt që tregon sesa jo seriozisht e trajton qeveria sot çështjen e moshimin, duke parë se raporti i shërbimit me nevojat për këtë shërbim, janë thuajse të papërfillshme dhe qesharake për kategorinë e të moshuarve.

6-Braktisja është plaga më e rëndë për moshën e tretë. 92 mijë pensionistë jetojnë të vetmuar dhe 5% e të cilëve janë tërësisht të izoluar. Mbi 380 të moshuar të braktisur jetojnë në qendra rezidenciale. Në raport me numrin e të moshuarve që janë të braktisur edhe kjo kategori që merr këtë shërbim është e papërfillshme. Gjithnjë e më shumë të moshuarit jetojnë të vetmuar, ndërkohë që gjendja ekonomike e tyre është më e rëndë se pjesa tjetër e shoqërisë. Kjo kategori shoqërore vuan shkallën më të lartë të depresionit dhe të stresit.

7-Sfida ekonomike është ajo që përballen sot të moshuarit në Shqipëri. Pensionet urbane janë 17 mijë e 295 lekë dhe ato rurale 9 mijë e 357 lekë. Në 5 vitet e fundit ato urbane janë rritur afërisht me 340 lekë në vit dhe ato ruarle me 260 lekë në vit. Shpresat për një përmirësim të pensioneve në të ardhmen mbeten të vakëta, pasi procesi i plakjes së popullsisë vendos barrë të rëndë mbi sistemet ekzistuese të pensionit. Ndaj , në ditën e sotme bëjmë apel që duhet më shumë guxim, për të vendosur prioritetet në Shqipëri në drejtim të rriturve, të vjetër dhe të moshuarve. Tashmë ka ardhur koha që të flasim për moshën e katërt në Shqipëri. Tradita e shërbimeve shëndetësore shqiptare është shumë e vogël në këtë drejtim. Ndonëse nuk kemi trashëguar nga e shkuara traditë shërbimesh për të moshuarit, shërbime geriartrike, apo të tjera si këto, kjo gjendje aktuale nuk justifikohet. Jemi shumë të vonuar në kohë për të krijuar këto shërbime. Moshim nuk do të thotë paaftësi, sëmundje apo dënim. Ndaj shteti dhe institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat për të ngritur këto instrumenta për këto shërbime për këtë moshë.

Në ditën e sotme dua t’i drejtoj një apel shoqërisë dhe shteti, organizatave jo qeveritare, institucionevepërgjegjëse dhe organizatave ndërkombëtare, se moshimi duhet trajtuar me dinjitet dhe dashuri, duke e përgatitur shoqërinë për këtë cikël të jetës, për të hartuar dhe zbatuar politika të dedikuar, për të përgatitur shoqërinë për moshimin dhe për t’u bërë të gjithë bashkë, për ta bërë përgatitur shoqërinë për një moshim me dinjitet. Ka ardhur koha që moshimi dhe trajtimi i të moshuarve, të shihet përtej barrierave politike dhe të trajtohet jo si statistikë, po si një vepër humane, duke mos e kthyer atë si një faktor frike për brezat e rinj, po duke i dhënë shërbimin dhe vlerësimin e merituar. STOP strategjive dhe planeve në letra! Retorikat t’i kthejmë në veprim!

Në ditën e sotme në emër të LSI, propozoj:

1-Hartimin e projektligjit “Për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe plotësimit të nevojave për moshën e tretë”

2-Deklarimin e minimumit jetik në Shqipëri nga ana e qeverisë. Ende në Shqipëri nuk është llogaritur minimumi jetik i jetesës nga qeveria. Kjo do të bëjë të mundur përcaktimin edhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes shoqërore të kësaj kategorie sociale.

3-Ngritjen e infrastrukturës institucionale dhe përgatitjen e shoqërisë për moshimin.

Ne kemi nevojë për një përpjekje të përqendruar të të gjithë shoqërisë për të transformuar vizionin tonë mbi moshimin nga vartësia në pavarësi, në rritjen e vazhdueshme, për të ndërgjegjësuar shoqërinë, nëpërmjet institucioneve të arsimit dhe ato sociale dhe për të kontribuuar që të moshuarit të jenë pjesë aktive në jeten sociale dhe ekonomike. Nderi i kombit fillon te të moshuarit dhe përfundon te fëmijët. Në ditën e sotme mirënjohje, repekt, vlerësim dhe dashuri për të gjithë të moshuarit e vendit tim! Të moshuarit e këtij vendi ndër breza i kanë dhuruar krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer dhe arsye për të qëndruar.

Etiketat e lidhura

LSImosha e tretëNora Malaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.