Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 09:44 Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej çështjes bërthamore Presidenti Donald Trump, presidenti Xi Jinping dhe presidenti Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre historik në Kinë. Udhëheqësit e SHBA-së, Kinës dhe Rusisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Djali pesë ditësh ndërroi jetë në maternitetin e Vlorës, babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon

Aktualitet E hënë, 7 Tetor 2024 15:14
Djali pesë ditësh ndërroi jetë në maternitetin e Vlorës, babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një foshnje vetëm 5 ditëshe humbi jetën në maternitetin e Vlorë këtë fillim tetori, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët. Prindërit kanë bërë denoncim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë mjekja përgjegjëse. Për “Shqipëria Live”, babai i foshnjës, Neritan Halilaj me lot në sy ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndërruar jetë për gabim të mjekëve.

”Lindi shumë mirë, vajta ta marr nusen dhe djalin ditën e tretë, më tha doktoresha do rrijë dhe nja dy ditë sepse po merr një mjekim djali, sepse i kishin dalë ca puçrra të kuqe si çdo fëmije. Ok e lashë, ditën e pestë erdhi doktoresha na tha gjithçka mirë, dhe i bënë vaksinën e bebit, dhe me merr nusja në telefon dhe më thotë do dalim. Marr babanë në telefon të vijë ta marrë sepse unë isha në punë dhe nuk kisha mundësi, më merr nusja prapë në telefon, djali është pajetë, është nxirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur shkoja atje dhe rrija me djalin, infermierja më thoshte është shumë mirë, ndërkohë pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Nëse djali ishte i sëmurë të më thonin dhe unë do merrja masa. Ajo ka qenë punë momentale, nuk e di se çfarë ka bërë doktoresha, Idajete Cane. Askush nga spitali nuk na kanë dhënë një shpjegim. Ne do ta ndjekim rastin deri në fund. Sot kam dhënë dëshminë, do presim autopsinë e bebit. Doktoresha është në punë akoma, nuk është pezulluar akoma. Nuses i ka rënë tre herë të fikët, pse ma lanë të futej nusja brenda kur fëmija kishte ndërruar jetë? Nëse kishte diçka djali, pse s’ma thanë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nusja i kishte dhënë për të pirë, i kishin bërë vaksinën, nusja kishte vajtur për t’u ndërruar, ajo zonja kishte marrë bebin për ta ndërruar, nusja priste në dhomë, ‘pse s’po ma sjellin’. Kishte shkuar të dhoma dhe kishte parë të gjithë aty, i kishin thënë ka një rast urgjence, nusja kishte thënë ‘dalë se mos është çuni im’, dhe e kishte parë aty të nxirë. Djali im kishte një vigon në dorë, nuk e di pse e kishte. Ajo doktoresha nuk i ishte trembur syri fare. Nusen e ka gjetur pa ndjenja në tokë kunata ime. Edhe sot nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim, asnjë arsye pse fëmija im ka ndërruar jetë.

Mund t'ju interesojë

Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej çështjes bërthamore

Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej ...

Tani
Anthropic në bursë, themeluesit drejt miliardave

Anthropic në bursë, themeluesit drejt miliardave

Para 28 minutash
Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim

Zelensky: Trump dhe Xi mund ta ndalin luftën me një takim

Para 1 ore

Unë nuk ia fal kurrë asaj mjeke se ajo ma ka marrë jetën e djalit, do t’i shkojë deri në fund. E di që djali im nuk ka qenë i sëmurë. Pse i mori jetën? Pse? E kanë mendjen duke luajtur me telefon? Sa herë që veja e gjeja në telefon duke luajtur në telefon e ulur në tavolinë. A u ka rënë nga dora, a nuk e di…. Në polici na pyesnin ne ‘mos i ka rënë nga dora kunatës?’, ndërkohë që kunata nuk ka qenë aty”, ka deklaruar ai.

Etiketat e lidhura

Neritan Halilaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej çështjes bërthamore
Tani

Trump, Xi dhe Putin nisin takimin historik trepalësh në Kinë, agjenda zgjerohet përtej çështjes bërtha...

Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem shumë budalla
Para 4 minutash

Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem shumë budalla

“92% e fitoreve i kam me nokaut”, Nelson Hysa paralajmëron Kabayel par duelit të madh
Para 16 minutash

“92% e fitoreve i kam me nokaut”, Nelson Hysa paralajmëron Kabayel par duelit të madh

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës
Para 23 minutash

Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 17 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 11 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 23 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 17 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.