Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dokumentat zyrtare, dyfishohet kultivimi i kanabisit. Harta e parcelave

Aktualitet E shtunë, 23 Nëntor 2019 21:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas një qetësie relative, Shqipëria i është rikthyer sërish fenomenit të kultivimi të kanabisit. Të dhënat zyrtare, të siguruara në mënyrë ekskluzive nga “Boldnews.al” tregojnë se në 9 muajt e parë të vitit 2019 është dyfishuar numri i procedimeve penale penale për “kultivim të lëndëve narkotike”, krahasuar me të gjithë vitin 2018.

Numri i procedimeve penale vijon të ketë tendencë rritjeje dhe, deri në fund të këtij viti, pritet që ato të trefishohen. Deri në Shtator 2019, Prokuroria e Përgjithshme informon se janë regjistruar në rang vendi 556 procedime penale për “kultivim narkotikësh”, krahasuar me 292 procedime të regjistruara në vitin 2018.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit e shohin rritjen e numrit të procedimeve penale si një shenjë e efikasitetit të luftës së saj në terren. Por, në fakt, rritja e procedimeve penale dëshmon tërësisht të kundërtën. Ato janë konfirmim se grupet kriminale i janë rikthyer aktivitetit të kundër-ligjshëm, pas stokut të kanabisit të krijuar nga mbjelljet e periudhës 2015-2017.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Institucionet ligjzbatuese, përfshirë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, e konsideruan arritje të suksesshme uljen e procedimeve penale për kultivim kanabisi gjatë vitit 2018.

Në raportin për Gjendjen e Kriminalitetit për vitin 2018, Prokuroria e Përgjithshme deklaronte se: “…në uljen në tërësi të numrit të procedimeve të regjistruara për këto grup veprash, kanë ndikuar si masat e marra në kuadrin e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel qëndror dhe vendor në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve….”.

Pjesë nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018, ku flitet për “efikasitetin në luftën kundër kultivimit të narkotikëve”.

Referuar këtij përshkrimi, e kundërta, pra rritja e numrit të procedimeve për këtë vepër penale rrjedhimisht dëshmon për uljen e efiçensës në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Statistikat për veprën penale “kultivim i lëndëve narkotike” për vitin 2018, sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme

Dyfishimi i kultivimit

Prokuroria e Përgjithshme, në një përgjigje zyrtare për “Boldnews.al” deklaron se “numri i procedimeve penale të regjistruara në Prokurori gjatë vitit 2019 për veprën penale të ‘kultivimit të lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal është 556”.

Rrethi me numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara për kultivim narkotikësh për vitin 2019 është Kruja. Sipas të dhënave zyrtare, Prokuroria e këtij qyteti ka regjistruar gjatë 9 muajve të këtij viti 210 procedime penale, rreth 3 herë më shumë se sa ato të vitit 2018, të cilat ishin në shifrën e 88 procedimeve penale.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh
Pas Krujës, qyteti me numrin më të lartë të procedimeve për kultivim kanabis është Vlora. Për vitin 2019, Prokuroria e qytetit bregdetar ka regjistruar 74 procedime penale, nga 22 që kishte një vit më parë.

Gjirokastra, pas aksionit të vitit 2014 në Lazarat, tashmë është rikthyer në top-listën e qyteteve me numrin më të lartë të procedimeve për kultivim kanabis. Në 9 muajt e parë të vitit 2019, Prokuroria e qytetit jugor ka regjistruar 50 procedime për këtë vepër penale, ndërkohë që gjatë vitit 2018 kishte një shifër më të ulët, 37 të tilla, referuar raportit që kjo strukturë ka deklaruar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Rritje të procedimeve penale për kultivim narkotikësh janë shënuar edhe në qytetet e Durrësit, Kurbinit, Beratit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Matit dhe Tiranës.

Në disa qytete të tjera, numri i procedimeve penale është pak a shumë i njëjtë me atë të një viti më parë.

Ndryshim bëjnë vetëm Shkodra dhe Lezha, prokuroritë e të cilave, gjatë 9-mujorit 2019, kanë regjistruar numër më të ulët procedimesh penale, krahasuar me një vit më parë.

Në bazë të të dhënave zyrtare, Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar 49 procedime për vitin 2019, krahasuar me 123 të një viti më parë. Po ashtu, edhe prokuroria e Lezhës, ka regjistruar 8 procedime penale për kultivim narkotikësh për vitin 2019, ndërkohë që një vit më parë ishin 17 të tilla.

Burimi: Boldnews.al

Etiketat e lidhura

hartakanabisitkultivimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.