Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Donald Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA

Aktualitet E enjte, 2 Janar 2025 12:23
Donald Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Ne duhet të fillojmë me kriminelët e pastaj kalojmë tek të tjerët.” Në intervistën e tij të parë televizive pas fitores së zgjedhjeve, presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, tha në NBC News se premtimi i tij gjatë fushatës për të dëbuar miliona emigrantë të paligjshëm nuk është vetëm fjalë boshe. “Duhet të bëhet, edhe nëse do të jetë shumë e vështirë”, tha Trump. Që në ditën e parë të presidencës së tij, ai dëshiron të nisë operacionin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Do të ketë deportime masive”

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 9 orësh
Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 9 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 10 orësh

Njeriu që duhet të kujdeset për këtë është Thomas Homan. Trump emëroi ish-kreun e agjencisë amerikane të mbrojtjes së kufijve ICE, të njohur për gjuhën e tij të ashpër, si përgjigjës për këtë çështje. Ai e bëri të qartë gjatë një vizite në kufirin e Teksasit në fund të nëntorit: “Do të ketë deportime masive”. Homan theksoi po ashtu se realizimi mund të fillojë pas inaugurimit të Trumpit më 20 janar. Ai tha se planet tashmë kanë filluar dhe shtoi se qëllimi është të garantojë sigurinë më të mirë të mundshme për SHBA-në. “Ne do të përfundojmë punën e Trump”, tha Homan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kritikët i quajnë planet “të turpshme”

Këto plane janë shumë të diskutueshme. Alberto Benitez, profesor i drejtësisë dhe avokat i imigracionit, thotë se ajo që bëri administrata Trump gjatë mandatit të parë dhe ajo që ekipi i tij beson se mund të bëjë tani është e turpshme, jo-amerikane dhe e paligjshme.

Profesori drejton një “klinikë imigrimi” në Universitetin George Washington, e cila këshillon emigrantët. Që nga fitorja e Trumpit në zgjedhje, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë mbështetje atje. Në vlerësime thuhet se 11 deri në 12 milionë emigrantë pa dokumenta jetojnë aktualisht në SHBA. Planet e Trumpit për dëbime janë ende të paqarta, sepse nuk dihet saktë se kush duhet të deportohet.

Benitez thotë, se Trump dhe ekipi i tij po luajnë me frikën e njerëzve. “Një pjesë e kësaj frike është se ne nuk e dimë se çfarë do të bëjnë ata”, tha Benitez. Por ai e di se çfarë nuk mund të bëjnë: të dëbojnë dymbëdhjetë milionë njerëz. Ai mendon se për këtë SHBA dhe administrata Trump nuk kanë kapacitet, nuk kanë staf dhe para të mjaftueshme.

“Më shumë se 88 miliardë dollarë kosto në vit”

Këshilli Amerikan i Emigracionit, një organizatë e specializuar për këtë çështje, vlerëson se dëbimi i miliona njerëzve çdo vit do të kushtonte më shumë se 88 miliardë dollarë. Për më tepër, rreth pesë për qind e punëtorëve në SHBA thuhet se janë emigrantë pa dokumenta. Vlerësohet se ata kanë paguar rreth 100 miliardë dollarë taksa në vitin 2022. Këta janë njerëz që punojnë në fabrikat e mishit, në bujqësi, kuzhinierë, kamerierë, kujdestarë të fëmijëve, shoferë taksie, korrierë që shpërndajnë dërgesat postare. “Pa këta persona ekonomia amerikane do të ndalej”, thotë Benitez.

“Nuk do të na ndalojnë”

Politikanët demokratë po i kërkojnë presidentit Joe Biden të krijojë pengesa para përfundimit të mandatit të tij për planet e Trampit për dëbime. Kalifornia dhe shtete të tjera të udhëhequra nga demokratët, si dhe qytete të mëdha dhe të vogla si Los Angeles dhe Maryland, kanë njoftuar se do të kundërshtojnë planet e Trumpit

Protesta nuk drejtohet kundër dëbimit të kriminelëve të dhunshëm, por kundër dëbimit që kërcënon të tjerët. I emëruari i Patrullës Kufitare Homan tha në Fox News: “Ne do të zbatojmë ligjin dhe ata nuk do të na ndalojnë.”

Dëbimet janë të zakonshme në SHBA. Barack Obama, për shembull, u quajt “kryedeportuesi” nga kritikët. Gjatë tetë viteve të tij si president, ai dëboi rreth tre milionë emigrantë të paligjshëm. Por Trump synon përmasa të tjera. Ndërsa njerëzit kanë frikë se ai mund të anashkalojë ligjin. “Ne jemi të përgatitur”, thotë profesori dhe avokati Benitez. Dhe shton: “Do të kemi sukses, sepse jemi në anën e duhur të historisë”./DW

Etiketat e lidhura

Donald Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.