Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Drejt përfundimit “The Albanian Key”, skulptura që do të vendoset në hyrje të Shkodrës

Drejt përfundimit “The Albanian Key”, skulptura që do të vendoset në hyrje të Shkodrës

Aktualitet
E shtunë, 13 Prill 2024 11:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Drejt përfundimit skulptura monumentale “The Albanian Key”, vepër e mjeshtrit shqiptaro-italian, Alfred Mirashi – Milot, Fitues i Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga ministri e Kulturës. Vepra konceptuale do të vendoset në hyrje të Shkodrës, duke qenë njëherash dhe pjesë e ansamblit të zgjerimit dhe rikonceptimit që po i bëhet hyrjes së qytetit.

Pjesa më e madhe e punës ka përfunduar tashmë, duke e afruar momentin final të ballafaqimit të kësaj vepre me publikun shkodran, por më së shumti me nevojën e qasjes për të parë dhe kuptuar artin në thelb të shprehjes, jo në cektësinë e sipërfaqshme të saj.

Kanë mbetur pas betejat e shifrave, rakordimeve dhe kalkulimeve. Orë pafund pune dhe ngjeshje epike të duarve të ashpra me çelikon korten, për ta bindur atë të marrë formë, për të sjellë në jetë shpirtjen krijuese të piktorit dhe skulptorit Milot.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Copë pas cope, element pas emelementi, profil pas profili, si në një ngjizje në placentën e ëmës së krijimit, ka nisur të pipëtijë në jetë e dimensionit galaktikë kjo vepër, kjo vlerë arti, kjo madhështi krijimi, e cila në tentativën për të qenë një skulpturë ndryshe, portën më të madhe që do të duhet të hapë, do të jetë ajo e paragjykimeve dhe arsyetimeve joartistike.

“The Albanian Key” është një nga veprat artistike më të mëdha, që do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, implementimi i së cilës bëhet e mundur nga një kastë mjeshtrash të përbërë nga skulptori, Alfred Mirash – Milot, Drejtori Artistik, Michele Stanzione, kuratori, Albert Vataj, arkitekti, Suela Dragovoja, inxhinieri Valbona Calliku dhe Enver Zafeli, Michele Palumbo, dizajn i lehtë, Paolo Sandrini.

Padyshim që kjo kryevepër e një shpirti krijues, nuk mund të përmbushej pa kontributin e bashkupunëtorëve, Lai Junjie dhe Albina Shkreli Mirashi. Një peshë të rëndë do të mbajë mbi supe VATA Kostruksion, MICULI Shpk, Associazione Mille Volti, Italy.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë këto angazhime dhe përgjegjësi profesionale, këto përkushtime të përgjegjësisë artistike, cilat do të përfaqësohen në këtë ballafaqim, si në një sipërmarrje, që do të hyjë në historinë e artit shqiptar si një ngjarje. Dhe kush më denjësisht mund ta meritonte  “The Albanian Key”, këtë kolos arti, veç Shkodrës, qytetit që ka pararendur në Historinë e Shqiptar, si identitet unik i kulmimit të akteve përfaqësuese, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë kulturor, artistik, etnografik, etj..

Mund t'ju interesojë

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Para 33 minutash
Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 34 minutash
COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von ...

Para 54 minutash

Pas gjithë këtyre britmave prej hekuri e zhaurime mendimesh e debatesh, tendosjes së duarve të fuqishme dhe nënshtrimit të hekurit, qëndron si një Ante në këtë epikë, ai, Alfred Mirashi – Miloti, i cili është mëndja, syri dhe veshi i kudogjendur, heshtja, meditativja dhe buzëqeshura e tij e njerëzishme, e butë, që ndeshet çmendurisht më metalin, për të sjellë në jetë që ka ngjizur me shpirt dhe përjetim.

Ndërkohë që në uzinën e Metal VATA Kostruksion, po punohet për të përfunduar veprën, në Shkodër ka nisur puna për përgatitjen e sheshit të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit, ku do të vendoset çelësi.

Ky ballafaqim i Alfred Mirashi – Milot vjen pas interesit ndërkombëtarë që pati skulptura “Çelësi i së sotmes”, i cili u vendos më 30 mars 2023 në Piazza Mercato, në Napoli, si pjesë e projektit, “Çelësat e unitetit”, në bashkëpunim me JeanWolfe nga Los Angeles.

Skulptura monumentale, “The Albanian Key” do të jetë në përmasa impresionuese, 20 metra e gjatë, dhe 10 metra e lartë. Një madhështi që imponon forcë dhe komunikim përmes një ligjërimi që zë fill te përjetimet personale dhe ndikimi i asaj mase energjie që krijon tërësia e saj për të nënshtruar çdo kufizim. Një qasje për dinjitet dhe integritet nacional përmes artit tregohet te “The Albanian Key”. Gërshetimit që kjo vepër ka në mesazhin që përcjell, mes një urëbashkimi dhe shqiponjës, komponentë artistik, lejueshmëria e të cilave domosdo duhet të përçohet prej personales së rrokshmërisë përjetuese që do të ketë çdonjëri në këtë komunikim.

“The Albanian Key” vjen për të rikthyer artistin në një dimension të ri kohor dhe bashkëlidhur të tashmen me të shkuarën, me kujtimet dhe brezat, me legjendën e qëndresës dhe magjepsjen e hireve ku shpërfaqet qyteti në gjithëkahjet e tij.

Në një nevojë të artit për komunikim, “The Albanian Key”, tenton të sjellë zgjidhje, të shembë mure dhe të hap porta. Ta përqafësh kuptimsinë e thellë të një vepre që rreket t’u flasë gjeneratave të ardhshme, po kaq vullnetmirë, sa ç’do të tentojë të krijojë marrëdhënie edhe me të tashmen. Ky është një mision i artistit, po aq sa ç’është edhe domosdoshmëria për dakordësim me idetë novatore dhe ambicion moderniste të shprehisë artistike. Mes një urëbashkimi dhe një shqiponje në fluturim, varësisht këndshikimit të veprës, Alfred Mirashi – Milot, përcjell uniken e tij si artist. Tashmë në një ambicio globale, ku çelësat si në tablo edhe në skulpturë, përcjellin botëkuptimin e një realiteti që kërkon të gjej te shpirti krijues altarin e një të sotmeje besimi te vlerat njerëzore. “The Albanian Key” nuk është thjeshtë një skulpturë monumentale që imponon forcë, ajo kërkon gjithashtu të formalizojë në shprehje arti tërësinë shpirtërores që përfaqëson Shkodra si “djepi i kulturës”, si kryeqendra e kryqkalimit të rrugëve dhe kulturave, të kulmimeve historike dhe botëkuptimeve. Dhe kjo vepër arti rreket që simbolikisht të përfshijë në zgjimin e vetëdijes së njohjes së këtyre vlerave dhe virtyteve.

Rilindja e Shkodrës së legjendave dhe të mbretërve, ka nisur tashmë të behet një realitet i prekshëm dhe një shpresë që vjen të rizgjojë kapacitetet përtëritëse të këtij qyteti vlerash dhe kontributesh të pashoqe në historinë e gjatë të përpjekjeve të ngadhënjimshme për identitet dhe integritet.

Janë projektet ambicioze të kryebashkiakut, Benet Beci, që po të bëjnë të mundur që Shkodra t’u kthehet shkodranëve, madhështia e kësaj kryeqendre të kryqkalimit të kulturave dhe pagëzimit të shpirtjeve blatuese, të jenë altar i kësaj vullnese për ndryshim, lartësim i kësaj kreshte të krenarisë shqiptare. Që Shkodra të ketë vendin e merituar në aspiratat e ardhmërisë, që ju mohua padrejtësisht dhe pashpirtshmërisht, në betejat e gjatë dhe absurde të polarizimeve politike dhe ëndërrvrasjeve të atij shpirti të purifikuar idealesh.

Etiketat e lidhura

albert vatajAlfred Mirashi MilotThe Albanian Key
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 9 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 24 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 33 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 34 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.