Autoritet greke kanë ndaluar një kamion që vinte nga Shqipëria dhe që transportonte 50 kilogramë kanabis sativa.
Mësohet se operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e Patrës.
Lënda narkotike ishte fshehur në një vend të improvizuar enkas, në kabinën e mjetit.
Kamioni është ndaluar në afërsi të Mesolongjit ne rrugën “Ionia”. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, një 60-vjeçar shqiptar, i cili me herët kishte kaluar kufirin përmes një prej pikave të kalimit kufitar Shqipëri-Greqi.
