Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Durrës, turistët serbë fillojnë të zëvendësojnë shqiptarët e Kosovës

Aktualitet E premte, 13 Gusht 2021 19:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Birn

Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se do ti shërbejnë zgjatjes së periudhës së pushimeve në plazhin e Durrësit. Familjarët që japin dhoma me qira ndjehen mirë, ndonëse e pranojnë se numri i turistëve që preferojnë shtëpitë pas linjës hekurudhore po vjen duke rënë. Sidoqoftë, tashmë në plazhin tradicional, shumë pranë qytetit po akomodohen edhe turistë nga vendet e Ballkanit, apo vende të tjera të Lindjes dhe fitimi për këtë lloj shërbimi në hotele dhe banesa është më i lartë.

Mimoza Llaftiu, që prej 25 vitesh jep çdo verë 3-4 dhoma me qira në shtëpinë e saj, tregon për BIRN, se për të dytën herë radhazi, në banesë pushojnë nga 10 ditë anëtarët e të njejtës familje serbe. “Kur erdhën para dy vitesh i shoqëronte një grua nga Prishtina, e cila qëndroi me ta gjatë pushimeve,” thotë Mimoza, duke vlerësuar anën ekonomike më shumë se sa kombësinë e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Serbët kanë panë pak kërkesa dhe paguajnë mirë për qëndrimin”, shtoi ajo. Numri më i madh i turistëve nga Serbia është akomoduar në disa nga hotelet e pjesës qendrore të plazhit. “Vijnë me paketa pushimi 1-javore që ua ofrojnë agjensitë”, thotë Fred Spiro, në truallin e të cilit është ndërtuar hoteli ku aktualisht akomodohen turistë të huaj. Aktualisht shumica e pushuesve janë nga Serbia, por nuk mungojnë edhe të tjerë nga Bosnja, nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Çekia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pranë hyrjes së hotelit, dy tre pushues të huaj e përshëndesin Fredin, duke ngritur gishtin lart: Super, super! “Edhe këta janë serbë. Flasin shumë pak anglisht, por janë të kënaqur me shërbimin,” thotë ai, i veshur me një bluzë sportive dhe me pantallona të shkurtëra. “Këta joshen nga çmimet e lira në Durrës dhe nuk harxhojnë shumë para,” shtoi Fredi, ndërsa shtoi se serbët edhe birrën e blejnë te shumica.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Në fillim ishin të drojtur dhe dilnin shumë pak në qytet, por kur ndërrohen turnet në hotel bëhet një festë e vogël me të sapoardhurit, dhe me sa duket e mësojnë që Durrësi është mjaft i qetë, dhe ku askush nuk ka probleme. Hoteli, pjesë e një zinxhiri turistik, ndodhet në stabilimentin “Hekurudha”, historikisht pjesa më e frekuentuar e plazhit që nga vitit 1970. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, kjo ishte hapësira turistike ku vendoseshin masivisht për pushime shqiptarët e Kosovës.

Ndonëse tashmë një pjesë e tyre i drejtohen plazheve të rinj në Shëngjin e Velipojë, si dhe në jug të vendit, kosovarët vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në Durrës. Shumë prej tyre nuk e kanë pritur mirë akomodimin e serbëve në hotelet dhe banesat familjare të zonës, por Fredi thotë se nuk ka patur incidente. Specialistët mendojnë se tregu i pushuesve nga Serbia favorizohet edhe nga politikat qeveritare. “Ky treg i favorshëm ekonomik për Durrësin ndjek edhe politikat shtetëtore për “Open Balkans”,” tha për BIRN, Alban Isteri, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Durrës.

Duke komentuar ndryshimet e ofertës në plazhe, Isteri shtoi se “shumica e pushuesve nga Kosova apo nga vende të tjera po i drejtohen hoteleve të shumtë që janë ngritur kohët e fundit në zonën bregdetare nga Durrësi deri në Malin e Robit”. E njejta situatë edhe në hotelet e qytetit, të cilat janë 3-4-fishuar në vitet e fundit. “Ky është një vit i mbarë për turizmin në Durrës,” theksoi Isteri, por shtoi se shifrat ende nuk kanë mbërritur në kuotat e 2019-tës, “viti para pandemisë dhe tërmetit të rëndë që goditi veçanërisht zonën bregdetare”.

Bizneset turistike po punojnë fort, veçanërisht në zonën Golem – Mali I Robit, ku funksionojnë disa dhjetra hotele me kapacitete të mëdha dhe me shërbime të mira. “Besojmë se e kemi kaluar fazën e kontrolleve të tepruara nga ana e institucioneve të fiskut, duke krijuar qetësinë e nevojshhme për punë normale në hotele, bare dhe ristorante”, shprehet Alban Isteri. Megjithëse ora 23.00 e ndërprerjes së veprimtarive muzikore e ka dëmtuar biznesin turistik të zonës, ekspertët mendojnë se bashkë me gjetjen e një zgjidhjeje që favorizon argëtimin e turistëve, Durrësi duhet të ngulmojë në krijimin lehtësirave për vizita në atraksionet arkeologjike e historike, e po ashtu edhe zbavitjen e fëmijëve apo ngritjen e kinemasë së munguar.

“Na duhet një qytet me atraksione që të shfrytëzojë gjatë gjithë vitit resurset turistike,” shprehet Isteri. Monumentet antike të qytetit mbeten gjithashtu një nga destinacionet më të vizituara nga turistët gjatë verës. Në hyrjen e amfiteatrit antik një nga punonjësit thotë se gjatë gushtit numri i vizitorëve vendas dhe të huaj është rritur ndjeshëm. “Shumica e të huajve aktualisht vijnë nga vendet e Lindjes, kryesisht nga Ukraina, Polonia, Çekia, Bosnja e ndonjë vend tjetër. “Lëvizja e lirë nga këto vende në kushtet e pandemisë e ka rritur numrin e tyre në Durrës.” thotë Ivo Moja në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Durrësit. “Ka edhe serbë, që vizitojnë muzeun dhe amfiteatrin në grupe të vogla, si familjarë, apo me grupe turistike kulturore, që udhëtojnë me autobuzë,” përfundoi ai.

Marrë nga /Reporter.al/

Etiketat e lidhura

Durresplazhserbeturistë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.