Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:05 Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën Lionel Messi ka konfirmuar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke theksuar se dashuria për klubin katalanas dhe qytetin do të mbetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED dhe kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh

Aktualitet E premte, 28 Shkurt 2020 13:55
Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED dhe kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani u thirr në Komisionin Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetutese. Gjatë fjalës së tij, Dvorani justifikoi veprimet e KED-s, për shpalljen e njëkohshme të listave, me faktin se sipas tij ishin tejkaluar të gjitha afatet. Sipas Dvoranit, KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk kishte funksionuar, ndaj në vitin 2019 kishte një punë të shtuar për të përmbyllur të gjithë procedurat për plotësimin e vakancave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Vendet vakantet që do të krijoheshin kohë pas kohe nga njëra-tjetrat. Në vitin 2019 për shumë arsye, ku së pari për shkak të vettingut, u krijuan të gjitha vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. KED e vitit 2017 dhe 2018 nuk funksionoi. Kështu që KED e vitit 2019 u ngarkua të bënte gjithçka. Së pari duhet të miratonim të gjitha aktet nënligjore. Ky proces na mori disa muaj”, tha Dvorani

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 23 minutash
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 37 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 1 ore

Më tej, ai shtoi se KED nuk pati kohë edhe për shkak se deri në prill të vitit 2019 iu desh të plotësonte aktet nën ligjore për verifikimit të kandidatëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Deri në fillim të muajit prill ne përfunduam paketën e akteve. Ne filluam verifikimin e të gjitha vakancave njëherëz. Ne ishim në kushtet kur të gjitha afatet ishin të tejkaluara, dhe duhet t`i bënim të gjitha njëherëz. Kjo u kushtëzua dhe nga një fakt tjetër, sepse në listat kishte më shumë se një kandidatë që kandidonte për më shumë se një vakancë. Këto nuk kanë ndikim te njëri-tjetri në kuptimin e paragjykimit të procesit”, theksoi Dvorani.

Më tej, ai tha se një tjetër problem ishte dhe fakti se nga 57 kandidatura për vakancat e Gjykatës Kushtetutuese mbetën në garë vetëm 6 për të gjitha vendet vakante.

“Procesi i verifikimit zgjati deri në fund të muajit korrik. Gjatë vitit u verifikua dhe një fenomen tjetër, ku për shkak të s`kualifikimeve një pjesë e vendeve vakante mbetën pa numër të caktuar kandidatësh. U shqyrtuan 57 kandidatë, ku 15 kandidatë u tërhoqën dhe 20 kandidatë iu ndalua kandidimi. Në fund vetëm 6 kandidatë për të gjitha vendet vakante”, u shpreh Dvorani.

Duke folur për verifikimin e kandidatëve, Ardian Dvorani e quajti spekulim faktin që është bërë me qëllim që në fund të mbeteshin vetëm 6 kandidatë. Ai tha se kushtet e kandidimit janë të hollësishme dhe të parashikuara në Kushtetutë. Ai e justifikoi këtë edhe me faktin që 9 nga kandidatët e skualifikuar bën padi në gjykatë, ku 8 prej tyre u rrëzuan.

“Unë them që bëm një proces rigoroz dhe me veprimeve hetimuese të veçanta vetëm në kushte specifike. Kushtet e kandidimit janë të hollësishme. KED ruajti standardin e gjykimit dhe legjitimitetin e procesit. Ndaj çdo ide që hidhet se kjo gjë është bërë në mënyrë të qëllimshme, mendoj se është spekulim. Edhe pse u ndaluan nga kandimi 20 kandidatë vetëm 9 prej tyre i janë drejtuar gjykatës, ajo i ka rrëzuar 8 nga paditë e ngritura. Vetëm në një rast Gjykata Administrative e Apelit kishte gjetur shkelje në procedurën e KED”, deklaroi Ardian Dvorani.

Kreu i KED Ardian Dvorani para komisionit hetimor

Ndërkohë, para nisjes së marrjes në pyetje të Ardian Dvoranit, anëtari i këtij Komisioni nga radhët e opozitës, Adriatik Alimadhi kërkoi që të gjitha institucionet që kanë rrëzuar aktet e Presidentit, duhet të ishin përpara këtij komisioni. Këtë kërkesë e ka mbështetur dhe deputeti tjetër opozitar, Alban Zeneli. Por, kryetari i këtij Komisioni, Ulsi Manja, u shpreh se ka një plan hetimi i cili është ezauruar në mënyrë të përpiktë. Ulsi Manja tha se Komisioni i ka shtuar objektit të hetimit edhe shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti për emërimet në Gjykatën Kushtetutese.

Në këto kushte, Ulsi Manja rrëzoi kërkesën e Alimadhit për të thirrur edhe përfaqësues të institucioneve të tjera që lidhen me dekretet e Presidentit. Por, pas fjalës së Ulsi Manjës, Alimadhi reagoi përsëri duke kërkuar që Komisioni Hetimor të fillojë procedurën e pyetjeve me përfaqësues të institucioneve pasi Venecia të publikojë opinionin e saj në lidhje me shkeljet kushtetuese të Presidentit.

Etiketat e lidhura

Ardian DvoraniKED
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 3 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 11 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 23 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 31 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.