Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 22:57 Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon Një mbrëmje e mbushur me gola, surpriza dhe rezultate të jashtëzakonshme në Champions League. Ndeshjet e javës së katërt të kësaj faze kanë dhuruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
DW: Gjermania do të ruaj të drejtën për pagesa me para në dorë

DW: Gjermania do të ruaj të drejtën për pagesa me para në dorë

Aktualitet
E shtunë, 7 Shkurt 2026 16:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Gjermani po bëhet gjithnjë e më e vështirë të paguash me para në dorë ose edhe të kesh para në dorë. Organizatat e mëdha i kanë bërë thirrje qeverisë.

Në Gjermani, pagesat me para në dorë janë ende të mundshme, por jo aq sa ishin më parë. Në një anketë të kryer në tetor 2025 midis 1,000 personave në Gjermani, 30 përqind e tyre thanë se nuk kishin qenë në gjendje të paguanin me para në dorë në një kafene ose dyqan në gjashtë muajt e mëparshëm, sepse nuk ishte e mundur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një studim nga Bundesbank tregoi se në institucionet qeveritare, për shembull kur lëshohen dokumente identiteti, pagesat me para në dorë nuk janë gjithmonë të mundshme.

Disa dyqane nuk pranojnë më fare para në dorë, dhe arkat e reja me vetëshërbim në supermarkete shpesh pranojnë vetëm pagesa me karta bankare. Në sektorin e shitjes me pakicë, me një total prej rreth 710,000 arka, tani ka pothuajse 40,000 arka me vetëshërbim, krahasuar me pak më shumë se 16,000 në vitin 2023.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Biletat e transportit, gjobat e parkimit ose biletat e pishinës ndonjëherë nuk mund të paguhen me para në dorë ose mund të paguhen vetëm me ndërlikime shtesë.

Kush nuk mund të bëjë pa para në dorë?

Në të njëjtën kohë, ka gjithnjë e më pak vende ku mund të tërhiqen para, sepse bankomatet po hiqen dhe alternativa të tilla si arkat e supermarketeve nuk janë të disponueshme kudo, as nuk janë falas kudo. Ky është veçanërisht një problem në zonat rurale, ku njerëzit duhet të udhëtojnë distanca më të mëdha për të marrë para të gatshme.

Mund t'ju interesojë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjig...

Para 10 orësh
Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë janë të pakta

Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë ...

Para 10 orësh
Kush është Barack Obama i ri?

Kush është Barack Obama i ri?

Para 11 orësh

Paratë e gatshme janë thelbësore për fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit pa llogari bankare, si dhe për ata që kanë vështirësi në pagesat digjitale për shkak të kufizimeve me njohuritë teknike.

Njerëzit në rrethana të vështira jetësore, siç janë ata me borxhe ose të pastrehët, shpesh mbeten pa asnjë mundësi tjetër pagese – përveç parave të gatshme.

Pagesat janë praktike…

Për shitësit me pakicë dhe ofruesit e shërbimeve, pagesat pa para të gatshme janë praktike – sepse rreziku i vjedhjes zvogëlohet, sikur edhe kostot e shërbimeve.

Por, ndërsa bankat zvogëlojnë numrin e filialave dhe bankomatëve – depozitimi i të ardhurave nga paratë e gatshme në bankë bëhet dukshëm më i vështirë dhe i kushtueshëm.

Këto probleme përforcojnë njëra-tjetrën: sa më pak mundësi për të aksesuar para të gatshme, aq më të mëdha janë pengesat për konsumatorët. Nëse ky zhvillim vazhdon, paratë e gatshme së shpejti mund të mos jenë më të përdorshme si mjet pagese si për konsumatorët ashtu edhe për bizneset, e kjo kërkon ndryshim të kushtueshëm të infrastrukturës së parave të gatshme – siç mund të shihet aktualisht në vendet skandinave si Suedia.

Atje, shumë dyqane dhe restorante nuk pranojnë më para të gatshme fare, e nuk ka gati asnjë bankomat.

Në Suedi, rreth 80 përqind e blerjeve bëhen në mënyrë digjitale. Paratë e gatshme rekomandohen ende vetëm në raste urgjence, për shembull kur sistemet kompjuterike dështojnë.

Apeli i organizatave në Gjermani

Shoqatat gjermane të konsumatorëvedhe organizatat shoqërore kanë kërkuar në një apel drejtuar qeverisë më 29 janar 2026 – që të miratohet një ligj për mbrojtjen e prave të gatshme.

“Ligjvënësi duhet të sigurojë që paratë e gatshme të pranohen përgjithësisht si mjet pagese dhe që të gjithë të kenë qasje në para të gatshme falas dhe pa pengesa – qoftë nëpërmjet bankomateve apo zgjidhjeve të tjera”, thuhet në apelin e nënshkruar nga gjithsej 14 organizata.

Me një ligj të tillë, qeveria federale mund të zbatojë qëllimin e saj nga marrëveshja e koalicionit – për të ruajtur paratë e gatshme dhe për t’u dhënë konsumatorëve liri zgjedhjeje kur bëjnë pagesa. Sipas Nenit 2 të Kushtetutës, pagesa me para të gatshme është madje pjesë e një të drejte të përgjithshme të individit.

Apelin e kanë nënshrkuar organizatat më të mëdha shoqërore në Gjermani, duke përfshirë edhe ato të kishave Ungjillore dhe Katolike, si dhe Shoqatën Federale të Qendrave të Mbrojtjes së Konsumatorit, Organizatën Bamirëse të Punëtorëve, Fondin Gjerman të Fëmijëve, Shoqatën Federale të Organizatave të Pensionistëve, si dhe shoqata nga industria e panaireve tregtare dhe tregtia e furrave të bukës.

Avantazhet dhe disavantazhet

Këto organizata thonë se paratë e gatshme mbeten një mjet i besueshëm pagese në kriza – në rast të avarive të mëdha, sulmeve kibernetike ose fatkeqësive natyrore dhe funksionojnë pa energji elektrike ose internet.

Megjithatë, nëse shuma më të mëdha mbahen në shtëpi, atëherë ekziston një rrezik më i madh që ato para të zhduken – për shkak të vjedhjes ose fatkeqësive natyrore si përmbytjet.

Paratë e gatshme mbrojnë privatësinë dhe lejojnë pavarësinë nga sistemet digjitale dhe kontrollin e lehtë të shpenzimeve të dikujt. Por paratë e gatshme lehtësojnë pjesërisht edhe transaksionet anonime dhe ekonominë ilegale.

Paratë e gatshme inkurajojnë ndërveprimin shoqëror në jetën e përditshme: aktivitetet e shoqatave të ndryshme, komuniteteve kishtare, shkollave, iniciativave të lagjeve dhe programeve të tjera shpesh janë të realizueshme vetëm me para të gatshme. Këto përfshijnë tregjet humanitare dhe shkollore, fushata të ndryshme lokale për mbledhjen e fondeve ose për ndihmë të drejtpërdrejtë për të pastrehët.

Bashkimi Evropian forcon paratë e gatshme

Në fund të nëntorit, Parlamenti Evropian dhe përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare arritën një marrëveshje mbi një paketë ligjesh që duhet të lehtësojnë aksesin në para të gatshme në zonat rurale.

Sapo të miratohen ligjet, konsumatorët do të jenë në gjendje të tërheqin deri në 150 euro në arkë në dyqane, edhe nëse nuk blejnë asgjë. Deri më tani, kjo ka qenë e mundur vetëm në shumicën e supermarketeve me blerje të njëkohshme dhe pagesa me kartë. Në Gjermani, shumica e klientëve të bankave aktualisht mund të tërheqin deri në 200 euro në këtë mënyrë./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon
Para 9 orësh

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 9 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt
Para 9 orësh

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme
Para 9 orësh

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 14 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 11 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 9 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

4 Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Para 10 orësh

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza pë...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.