Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: SHBA bombardon objektet bërthamore iraniane, me këtë sulm Amerika pozicionohet përkrah Izraelit

Aktualitet E diel, 22 Qershor 2025 09:30
DW: SHBA bombardon objektet bërthamore iraniane, me këtë sulm Amerika pozicionohet përkrah Izraelit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Impiantet me rëndësi vendimtare për pasurimin e uraniumit” të Iranit janë shkatërruar plotësisht, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Sipas tij ishin bombarduar impiantet nëntokësore të pasurimit të uraniumit në Fordo, si dhe në Natans dhe Isfahan.

Irani tani duhet të zgjedhë rrugën e paqes, përndryshe sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha, kërcënoi presidenti Trump.

Presidenti Donald Trump tha se sulmet ajrore amerikane mëngjesin e 22 qershorit shkatërruan plotësisht impiantet kryesore bërthamore të Iranit.Fotografi: MAXAR TECHNOLOGIES/AFP

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, reagoi ashpër ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj impianteve bërthamore në Iran. Vendi i tij i mban të hapura të gjitha mundësitë për vetëmbrojtje, shkroi Aragchi në platformën X. Sulmet amerikane janë “të paturpshme”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pak pas sulmeve amerikane Teherani nisi një valë të re sulmesh kundër Izraelit. Radio-Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se të shtunën në mëngjes (22.06.) drejt Izraelit ishin qëlluar 30 raketa. Izraeli gjithashtu sulmoi përsëri Iranin dhe, sipas deklaratave izraelite, ka bombarduar reparte ushtarake në perëndim të Iranit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo radioaktivitet
Agjencia iraniane e Energjinë Atomike i konfirmoi sulmet ndaj impianteve në Fordo, Natanz dhe Isfahan duke i quajtur ato shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Në njoftim thuhet gjithashtu se këto sulme nuk do ta ndalin zhvillimin e industrisë bërthamore të Iranit.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 34 minutash
Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afga...

Para 1 ore
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore

Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane ka kryer një “sulm shumë të suksesshëm” kundër tri impianeteve bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Esfahan.Fotografi: Satellite image Maxar Technologies/AFP

Sipas mediave shtetërore iraniane nuk ka shenja kontaminimi radioaktiv. Agjencia Iraniane e Energjisë Atomike tha se nuk ka rrezik për banorët e vendeve të sulmuara. Këtë e konfirmoi edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Sulm me bomba bunkershkatërruese
Sipas njoftimeve të medias amerikane gjashtë avionë bombardues të tipit B-2 hodhën dymbëdhjetë bomba speciale të tipit GBU-57 për shkatërrimin e bunkerëve në Fordo dhe dy në Natanz. Përveç bombave bunkershkatërruese Natansi u sulmua edhe me raketa të hedhura nga nëndetëset. Kurse objektivi i tretë në qytetin e Isfahanit thuhet se u sulmua vetëm me raketa të lëshuara nga nëndetëset. Njoftohet se nëndetëset kanë lëshuar rreth 30 raketa ndaj objektivave në Isfahan dhe Natans.

Bombat e tipit GBU-57 me një ngarkesë lënde shpërthyese prej 13,607 kilogramësh janë të afta të shkatërrojë bunkerë dhe objekte të tjera që gjenden thellë nën sipërfaqen e tokës dhe mund të depërtojnë më shumë se 60 metra nën tokë para se të shpërthejëFotografi: U.S. Air Force/AP Photo/picture alliance

Bombat e tipit GBU-57 janë të afta të shkatërrojë bunkerë dhe objekte të tjera që gjenden thellë nën sipërfaqen e tokës. Këto bomba kanë një ngarkesë lënde shpërthyese prej 13,607 kilogramësh dhe mund të depërtojnë më shumë se 60 metra në tokë para se të shpërthejë dhe janë të vetmet armë që mund të shkatërrojë objektet bërthamore nëntokësore të Iranit, si centrali bërthamor në Fordo.

Gjithashtu avionët bombardues të tipit B-2 janë të vetmit që kanë kapacitetin e nevojshëm për të sulmuar me bomba speciale objekte që gjenden thellë nën tokë.

Paralajmërim dhe lëvdata
Pas sulmeve ajrore të SHBA-së Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi për një “spirale kaosi” dhe bëri thirrje për një zgjidhje “diplomatike”. Sulmet janë “një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon në prag të katastrofës dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Kurse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e quajti sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane si një “vendim të guximshëm” me rëndësi historike. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, veproi me “forcë të madhe” për t’i mohuar “regjimit më të rrezikshëm armët më të rrezikshme në botë”, tha Netanjahu.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 34 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 19 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.