Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
DW: Shqipëria në qendër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin 2025

DW: Shqipëria në qendër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin 2025

Aktualitet
E martë, 4 Mars 2025 09:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion shtetërore gjermane-

Në Berlin hap portat panairi më i madh ndërkombëtar i turizmit, ku për herë të parë Shqipëria merr rolin e vendit mikpritës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Para 11 minutash
Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të mas...

Para 25 minutash
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Para 1 ore

Në hapjen zyrtare të panairit të turizmit në Berlin ITB 2025, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi turizmin si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Sipas tij, vendi ka njohur një rritje të ndjeshme dhe po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar. “Numri i mbërritjeve turistike është rritur me 80 për qind në pesë vitet e fundit”, tha Rama dhe shtoi se “zgjerimi i infrastrukturës ajrore dhe lidhjet e reja ndërkombëtare po e bëjnë Shqipërinë më të aksesueshme”. Aeroporti i Tiranës tashmë regjistron 11 milionë pasagjerë në vit, ndërsa fluturimet direkte nga Gjermania po shtohen ndjeshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ta prezantuar Shqipërinë si një destinacion të gjithanshëm, Rama vuri në dukje diversitetin natyror dhe kulturor të vendit. Ai theksoi se nga plazhet mesdhetare te Alpet, nga qytetet historike si Butrinti deri te turizmi aktiv në Valbonë dhe Theth, Shqipëria ofron përvoja unike për çdo vizitor. Rama foli për konceptin “albanity”, një kombinim i emrit të vendit anglisht me fjalën mikpritje, që sipas Ramës përfaqëson shpirtin e hapur të shqiptarëve. Sipas tij, Shqipëria nuk është më një destinacion i fshehur, por një vend që po zbulohet dhe po fiton vëmendjen që meriton.

Një sërë aktivitetesh me rastin e panairit

Për të sjellë këtë imazh më pranë publikut, Shqipëria ka organizuar një program të larmishëm aktivitetesh gjatë panairit. Diskutimet mbi turizmin e qëndrueshëm dhe investimet janë në qendër të vëmendjes, ndërsa vizitorët kanë mundësinë të eksplorojnë gastronominë shqiptare përmes degustimeve dhe demonstrimeve të gatimit. Shfaqjet kulturore, me muzikë dhe valle tradicionale, sjellin një pasqyrë autentike të trashëgimisë shqiptare, ndërsa promovimi i qytetit të Gjirokastrës dhe destinacioneve të tjera të mbrojtura nga UNESCO tregon rëndësinë e turizmit kulturor për zhvillimin e sektorit.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin nuk është vetëm një mundësi për promovim, por një hap strategjik për të forcuar pozitën e saj në tregun global të turizmit. “Ky është momenti për të treguar botës se Shqipëria është gati të mirëpresë vizitorët dhe të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme,” tha Rama.

Çfarë është ITB Berlin

ITB Berlin është panairi më i madh dhe më i rëndësishëm i turizmit në botë, ku çdo vit mblidhen përfaqësues të destinacioneve turistike, operatorë turistikë, kompani ajrore, investitorë dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë bota. Prej disa vitesh panairi nuk është i hapur për publikun e gjerë, por vetëm për biznesin.

Edicioni i këtij viti, që zhvillohet nga 4 deri më 6 mars 2025, sjell mbi 5 800 ekspozues nga 170 vende dhe pritet të mirëpresë më shumë se 100,000 vizitorë. Programi përfshin panele diskutimi, prezantime dhe mundësi të shumta rrjetëzimi, duke shërbyer si një platformë kryesore për trendet dhe inovacionet më të fundit në industrinë globale të turizmit./Anila Shuka/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 11 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 25 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.