Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy shkrime të Arian Çanit për të Djathtën shqiptare

35 vite KOHA JONË E enjte, 29 Tetor 2020 19:37
Dy shkrime të Arian Çanit për të Djathtën shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 10 Dhjetor 1994 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A do të ketë një çarje të dytë në PD

Ka patur përplasje dhe konflikte në gjirin e PD. Nga burime të brendshme të saj mësohet se mbledhja që u zhvillua para dy ditësh ka zgjatur deri në orën 1 pas mesnate. Ishte i pranishëm dhe Berisha. Në asnjë rast, nuk ka patur në selinë e PD, përplasje dhe mbledhje pa shkak. Kësaj radhe u bë fjalë për votëbesimin që deputetët e zhgënjyer duhet t’i japin Qeverisë së re. Para se të linte Tiranën për të shkuar në Samitin e Budapestit, Berisha u përpoq dhe arriti të vendoste rregull në kampin e tij. Ai vuri veton për Zhulalin dhe arriti ta mbajë atë në Qeveri. Kjo nuk vonoi të konfirmohej zyrtarisht në mbrëmjen e së nesërmes. Sepse e ndjeu që vetoja e tij provokoi zhgënjimin e deputetëve të PD, Berisha i mblodhi edhe një herë ata, pas ardhjes së tij nga Hungaria. Tani që pritet votëbesimi i tyre për ministrat e rinj, Berisha kërkon të masë pulsin e të zhgënjyerve. Nuk është hera e parë që tërmete të tilla po ndodhin në kampin e partisë në pushtet. Padyshim ato nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë dobësuar forcën e saj të 22 Marsit. Me kalimin e kohës raportet politike në Shqipëri ndryshuan në mënyrë të konsiderueshme. Shkëputja e mocionistëve dhe pozicionimi i tyre si opozitë me këtë parti, duket se shkaktoi një paralizë të pashërueshme në trupin e saj. Papunësia, problemet ekonomike, kriminalitet dhe reformat e vonuara, duket se e futën PD dhe sistemin Berisha në qorrsokak. Megjithatë asgjë dhe askush nuk mund të detyronte PD dhe Berishën të vazhdonte e sigurtë në rrugën pa krye. Në fund të fundit, partia në pushtet ka një administratë shtetërore, një ushtri dhe një polici që mund t’ia mbrojë krahët në çdo moment. Por plagët dhe konfliktet që PD mund t’i duronte deri në zgjedhjet e 96, u hapën përfundimisht pas disfatës që ajo pësoi më 6 Nëntor. Ndonjëri mund të thotë se të humbasësh një referendum nuk është më tabu, e kjo mund të ndodhi edhe në Zvicër. Siç dhe nga ana që mendojnë dhe provojnë se 6 Nëntori nuk është thjesht një Jo për një kushtetutë, por një braktisje e një politike të dështuar. Efektivisht, raportet në situatën politike shqiptare nuk janë më ato të 22 Marsit. Duke se këto raporte, kanë ndryshuar edhe vetë në gjirin e PD. Krijimi dhe përplasja e klaneve midis tyre ka bërë që PD të funksionojë mbi baza miqësie dhe korrupsioni. Lënia e Zhulalit në postin e Ministrit të Mbrojtjes duket se është kthyer në një mollë sherri që po u ngec në fyt të gjithëve. Sipas një burimi që nuk do të identifikohet, mësohet se deputeti i PD Sadedin Balla është shprehur se nuk do t’ia japë votëbesimin qeverisë së re. Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e pardjeshme të PD, edhe Kopliku nuk nguroi, gjatë ligjëratës së tij të përplasë dosjen në tavolinë. Të vetmit që nuk po dinë se me cilën këmbë të hedhin vallen, janë deputetët e thjeshtë të PD. Në qoftë se më parë ata kishin vetëm kartonin në Parlament, tani kanë edhe mollën e sherrit që Berisha ju la në tavolinë. Në këto kushte, atyre nuk ju ka mbetur gjë tjetër, veçse të përpiqen ta kafshojnë sa më shumë. Ajo që herë pas here, i intereson Presidentit, është të dëgjojë kërcitjen e dhëmbëve të tyre. Ndërkohë ministrat e rrëzuar, deputetët e zhgënjyer dhe Berisha duket se janë futur në labirinte të tilla nga ku është e vështirë të dalin. Kampi i tyre ka kohë që është dobësuar së tepërmi. Erozioni në gjirin e kësaj partie po e gërryen atë pak nga pak.
ARIAN ÇANI

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kush do ta bëjë frontin e djathtë shqiptar
Të djathtët midis Godos dhe Kalakullës

Nga Arian Çani-

Ideja për krijimin e një fronti të djathtë në Shqipëri ka krijuar një hendek të thellë midis Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike të Djathtë. Diskutimet për realizimet e këtij poli të djathtë në spektrin politik shqiptar, kanë filluar qysh para një viti. Shkëputja e Baletës dhe e Kalakullës nga PD, krijuan në atë kohë një çarje tjetër pas mocionistëve Imami, Ceka e Pashko. PDD bëri zgjedhjen e saj politike duke u pozicionuar në spektrin politik si një forcë e djathtë me një program i cili u bazua tek pronësia, thelbi kombëtar dhe antikomunizmi. Ndërkaq PR e ka konsideruar dhe vazhdon ta konsiderojë ekzistencën e saj politike si një alternativë të djathtë. Megjithëse bënte pjesë në koalicionin qeveritar dhe politik me PD, programi i kësaj partie nuk ndryshonte shumë nga ai i PDD. “PDD e ka konsideruar PR si levë të partisë në pushtet” – pohon nënkryetari i PR, Fatmir Mediu. Ai e hedh poshtë këtë argument dhe thekson se marrja pjesë në një front të djathtë nuk pengohet aspak nga qenia në koalicion me PD. “Për ne – thotë Mediu – kjo mbart një absurditet politik. Nga biseda që patëm me nënkryetarin e PR, u la të kuptohet se partia e tij është e hapur për çdo propozim që ka të bëjë me krijimin e një fronti të djathtë, duke ruajtur gjithmonë individualitetin e saj si parti. “Me PDD u bë një tratativë”, por kjo nuk u zhvillua më tej” – pohon Mediu.
Nga ana tjetër nga kampi i PDD, vijnë mesazhe më të prera. “Ne nuk pranojmë në mënyrë kategorike që PR të marrë pjesë në frontin e djathtë”- pohon Kalakulla për “Koha Jonë”.
Arsyet për një qëndrim kaq të prerë nga ana e PDD, në lidhje me këtë parti, duket se janë të shumta. Deklarata e prerë e Kalakullës lidhur me distancimin e tij nga PR, vjen në kohën kur kjo parti është distancuar zyrtarisht nga partia në pushtet. Fillimisht ajo u shkëput nga koalicioni qeveritar dhe më vonë nga ai politik. Megjithatë kjo lëvizje nga ana e PR, vjen në kohën kur kjo parti është distancuar zyrtarisht nga partia në pushtet. Fillimisht ajo u shkëput nga koalicioni qeveritar dhe më vonë nga ai politik. Megjithatë kjo lëvizje nga ana e PR, duket se nuk është aspak bindëse për liderin e PDD. “Ne nuk dimë qartë se përse PR ka dalë nga Qeveria”- shprehet Kalakulla. Për PDD ekzistojnë dy variante të mundshme që ai i cilëson si lëvizje të dyshimta politike. “E para, thotë Kalakulla, kjo mund të jetë një shprehje revolte për arsye të posteve që PR humbi”. Ai avancon më tej në variantin e dytë duke mos nguruar të shprehë dyshimin e tij se PR mund të jetë një kalë troje i Berishës për të minuar frontin e djathtë shqiptar. Kontradiktat midis këtyre dy forcave politike duket se kanë krijuar tashmë një fizionomi të kompletuar. Lihet të kuptohet se si nga njëra palë ashtu edhe nga tjetra, ka ende shumë gjëra për t’u sqaruar. Mirëpo lideri i PDD konsideron se mundësia e një tratative të përbashkët me PR është e parealizueshme edhe tani që kjo parti nuk bën pjesë në koalicionin qeveritaro-politik. Ndërsa partia e Godos duket se e ka lënë shtegun të hapur për bisedime, partia e Kalakullës nuk e pranon këtë ide dhe e cilëson pozicionimin e PR si shumë ekuivok. Kalakulla kujton se ishte Godo ai që para disa kohësh e ka cilësuar frontin e djathtë si një aleancë destruktive. Megjithatë për Kalakullën, fronti i djathtë është krijuar. Partia e Drejtësisë Shoqërore dhe Shoqata për Pronësim e Drejtësi u konsiderua nga lideri i PDD si forca që kanë aderuar në këtë front të djathtë. Efektivisht krijimi i këtij fronti në spektrin politik shqiptar do të mundësonte ndryshimin e raporteve elektorale. Ende nuk dihet nëse kontradiktat midis dy partive do të vazhdojnë deri në zgjedhjet parlamentare të 96. Ajo që dihet është se fizionomia e këtij fronti të djathtë në Shqipëri ende nuk është përcaktuar. Në qoftë se PR duket se e ka harruar koalicionin me partinë në pushtet dhe përpiqet të krijojë aleanca të reja, PDD nga ana e saj, ka kohë që nuk po ndjehet e vetmuar. Partia e Ballit Kombëtar dhe ajo e Legalitetit duket se kanë krijuar me PDD, pika të forta kontakti. Kur koha të vijë dhe pazari për ndarjen e votave të fillojë, ndoshta do të flitet për rëndësinë politike të një fronti të djathtë që aktualisht ka mbetur në heshtje. (Botuar me 14 DHJETOR 1994 në KOHA JONE)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 16 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 17 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 19 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 20 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.