Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 11:39 Mbappe mbetet sërish “thatë” për Topin e Artë, mbret pa kuror si … Leclerc 67 gola në 75 ndeshje me Real Madridin, 162 gola në 178 paraqitje me PSG-në, një Botëror si protagonist dhe suksese të mëdha që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, Rama: Janë 11 mijë përfitues

Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, Rama: Janë 11 mijë përfitues

Aktualitet
E hënë, 20 Korrik 2026 15:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Sociale ”Jonathan”, ku u diskutua për dyfishimin e mbështetjes ekonomike të fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuar. ”Është zgjedhur një nga vendet ku ajo çka dëgjojmë për fëmijët me aftësi të veçanta është një punë e përditshme me të gjitha vështirësitë. Ishte bërë një kohë e gjatë që mbështetja ishte bërë e pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot e jetesës. Janë 11 mijë fëmijë që do të përfitojnë”, tha Rama. Qeveria ka vendosur të marrë përsipër mbulimin e plotë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga buxheti i shtetit për të gjitha nënat dhe kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

”Për tej kësaj kemi marrë një masë edhe për kujdestarët. Një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur që të shkojë rregullisht në punë, dhe përballet me problemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Para 16 minutash
Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Para 30 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali

Para 40 minutash

Kështu që ne vendosëm, që buxheti i shtetit t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat dhe kujdestarët, sikurse të ishin në punë. Ne nuk jemi jashtë realitetit dhe jemi këtu për të bërë më shumë dhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve apo të sukseseve që janë të pamohueshëm. Ne sot kemi një sistem më të besueshëm dhe më efikas”, shtoi kreu i qeverisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Shumë faleminderit për mikpritjen këtu! Është zgjedhur një nga vendet ku ajo çka dëgjojmë, ajo çka flasim për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të veçanta, është një punë e përditshme, është një përkushtim i përditshëm, me të gjitha vështirësitë, pa diskutim, por edhe me shumë dashuri dhe me shumë shpresë. Zgjodhëm këtë vend për të folur pak më gjerë sesa thjesht dhe vetëm çfarë mund të diskutohet lidhur me këto qendra, lidhur me ndërmarrjet sociale, po për të prekur edhe atë që para pak javësh, qeveria realizoi: dyfishimin e mbështetjes për të gjithë fëmijët që janë me aftësi të veçanta.

Ishte bërë një kohë e gjatë që mbështetja për këta fëmijë ishte bërë e pamjaftueshme. Dhe jo se është e mjaftueshme, s’është asnjëherë mjaft, por ishte bërë realisht e pamjaftueshme, duke pasur parasysh edhe kostot e jetesës, edhe vështirësitë e tjera. Premtuam dyfishimin e mbështetjes për ta dhe jam shumë i lumtur që sot mbështetja për ta është dyfishuar. Nuk janë pak, janë 11 mijë fëmijë edhe më të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë. Por, përtej kësaj, kemi marrë dhe një masë tjetër të rëndësishme, që ishte një kërkesë e vazhdueshme dhe nga ju, për kujdestarët, sepse një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur të shkojë rregullisht në punë, siç shkojnë nënat e tjera.

Dhe, duke qenë se nuk shkon në punë, përballet me problemin e mungesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjë që e cenojnë pastaj padrejtësisht edhe mundësinë për të marrë një pension të merituar nesër apo për të pasur akses në sistemin shëndetësor ashtu si duhet. Kështu që ne vendosëm, po ashtu, që shteti, buxheti i shtetit, t’i paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat dhe për të gjithë kujdestarët, njësoj si ata të ishin në punë. I them këto jo se janë për t’u duartrokitur, megjithëse faleminderit për duartrokitjen, por i them këto sepse është e rëndësishme që ta kuptojnë të gjithë që ne nuk jemi jashtë realitetit, nuk jemi, asnjëherë të pavëmendshëm, për kërkesat e vazhdueshme që vijnë nga grupet shoqërore dhe jemi këtu për të bërë më shumë edhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve apo të sukseseve që janë të pamohueshme në shumë drejtime.

Dhe, sigurisht, që sot kemi një sistem shumë më të besueshëm, sipas meje, të mbrojtjes shoqërore. Një sistem shumë të besueshëm, sepse është më funksional, është më efikas, është më i shpejtë. Dua ta falënderoj këtu, se s’më ka rënë rasti më parë, drejtoreshën, e cila është një person i përkushtuar edhe ia ka marrë dorën mirë kësaj pune. Por, pavarësisht se tanimë u bë disa kohë që është në drejtim, nuk e ka humbur atë që është kryesorja në këtë, në këtë punë, që është lidhja e afërt me njerëzit që vjen vetëm nga pasion dhe nga dëshira për ta krijuar dhe këtë pasion dhe këtë dëshirë Remja e ka të vazhdueshëm. Thënë të gjitha këto, natyrisht që, siç thotë ajo fjala, e moçme, “Oreksi vjen duke ngrënë”. Natyrisht që çfarë arrihet është diçka që bëhet e shkuar edhe e ardhmja nuk është funksion i të shkuarës.

Na duhet e shkuara për të mos harruar nga jemi nisur, se njerëz shumë më të mençur se unë kanë thënë që kush nuk e ka para syve nga është nisur, e ka të pamundur të arrijë aty kudo. Por, nga ana tjetër, jetojmë në një kohë kur nuk mjafton më fare të thuash: “Ore, shiko se ku ishim”, sepse gjithmonë e më shumë njerëzit, në këtë fazë të re të zhvillimit kanë pritshmëri dhe ballafaqohen me pritshmëritë, nuk ballafaqohen me çfarë ishte më përpara. Kështu që unë, me shumë kënaqësi, bashkë me ministren, se me drejtoreshën ju flisni rregullisht, do të dëgjoja çfarëdo qoftë që ju mund të keni dëshirë të ndani me mua dhe me ne. Edhe, dua t’ju them diçka. Nga gjithë eksperienca ime në këto komunikime, mësohet më shumë sesa në të gjitha llojet e bisedave dhe të komunikimeve që mund të bësh me njerëz që punojnë dhe që jetojnë nëpër zyra. Shumë faleminderit edhe njëherë!

Etiketat e lidhura

rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe mbetet sërish “thatë” për Topin e Artë, mbret pa kuror si … Leclerc
Para 6 minutash

Mbappe mbetet sërish “thatë” për Topin e Artë, mbret pa kuror si … Leclerc

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë
Para 16 minutash

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Marcus Thuram, motori i Interit: Performanca e tij e shkëlqyer drejt një kontrate të re
Para 17 minutash

Marcus Thuram, motori i Interit: Performanca e tij e shkëlqyer drejt një kontrate të re

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë
Para 19 minutash

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 21 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 4 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 14 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.