Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Edhe sa masakra të tjera duhet të ndodhin?” Biden kërkon ashpërsim të ligjeve për armët

Aktualitet E premte, 3 Qershor 2022 09:00
“Edhe sa masakra të tjera duhet të ndodhin?” Biden kërkon ashpërsim të ligjeve për armët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Kongresit që të ndalojë armët sulmuese, të zgjerojë kontrollet e të kaluarës dhe të zbatojë masa të tjera kontrolli për të adresuar një sërë të shtënash masive që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë më 2 qershor, Biden pyeti popullin amerikan se edhe sa jetë duhet të humben para se të ndryshohen ligjet e armëve në Amerikë.
“Për hir të Zotit, edhe sa masakra të tjera duhet të ndodhin?”, pyeti Biden.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 6 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh

SHBA-ja javëve të fundit është përballur me tri sulme vdekjeprurëse në një shkollë fillore në Teksas, në një dyqan ushqimor në Nju Jork dhe në një qendër shëndetësore në Oklahoma.

“Nuk mund të mos e mendoja se ka shumë shkolla të tjera, shumë vende të tjera që janë bërë fusha vrasjesh, fushëbeteja, këtu në Amerikë”, tha ai.

Presidenti demokrat bëri thirrje për një sërë masash që janë kundërshtuar nga republikanët në Kongres, përfshirë edhe ndalimin e shitjes së armëve sulmuese dhe karikatorëve me kapacitet të lartë, ose, nëse do të ishte e mundur, të rritej mosha minimale për të blerë armë nga 18 në 21 vjeç.

Ai po ashtu kërkoi që prodhuesit e armëve të mos mund të mbrohen nga paditë nëse qytetarët kryejnë akte të dhunshme me armët e këtyre prodhuesve.

“Ne nuk mund të zhgënjejmë sërish popullin amerikan”, tha Biden, duke kërkuar nga republikanët, veçmas në Senatin amerikan, që të lejojnë të dalin në votim projektligjet për kontrollin e armëve.

Presidenti amerikan tha se nëse Kongresi nuk vepron, populli amerikan do ta shndërrojë çështjen e armëve në temë qendrore në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

SHBA-ja ka nivel të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit më shumë se çdo shtet tjetër. Së fundmi, nga të shtënat masive dhjetë afro-amerikanë u vranë në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju Jorkut, 19 fëmijë dhe dy mësuese u vranë në Teksas, si dhe dy doktorë, një recepsionist dhe një pacient u vranë në Oklahoma.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ligjvënësit po shikojnë masat për të zgjeruar kontrollet e të kaluarës dhe për të miratuar ligje që do t’iu lejonin zyrtarëve të sigurisë të largonin armët nga personat që vuajnë nga sëmundje mendore. Por, çdo masë e re do të përballet me kundërshtinë e republikanëve, sidomos në Senat, dhe propozimi për të ndaluar armët sulmues nuk ka mbështetjen e duhur për t’u miratuar./REL

Etiketat e lidhura

armeBidenligjiMasakravrasje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.