Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edi Rama, i vetëm në shtëpi!

Aktualitet E enjte, 16 Korrik 2020 10:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gentian Kaba

Edi Rama është kryearkitekti i listave të mbyllura. I duheshin për të vendosur nën hyqëm një parti që nuk udhëhiqte dot. I ka mbrojtur ato me fanatizëm, derisa 5 qershori krijoi një moment të ri politik. Ky i fundit nuk erdhi si pasojë e zemërgjerësisë së Ramës ndaj opozitës, dhe nuk ishte vetëm një çast në të cilën u gjet ‘paqja’ politike midis palëve. Ishte shumë herë më shumë se kaq. Me pranimin e ‘Këshillit Politik’ si dhe me pranimin e produktit të tij, 5 qershorin, mazhoranca miratoi pozicionimin e saj si pala që kishte shkaktuar konfliktin, duke marrë kësisoj, në sytë e
vendorëve dhe të huajve, përgjegjësitë për dosjet 184 dhe 339.

Ndonëse në konferencat e stërzgjatura për shtyp të këtyre ditëve po përiqet ta pikturojë veten si lëshuesi i madh, Edi Rama nuk ka dhënë, por çdo gjë i është hequr. Nëse mazhoranca do të ishte e qashtër në të shkuarën e saj zgjedhore, do të kishte forcën morale për të kundërshtuar çdo zgjidhje ‘sui generis’. Por skeletet që dolën nga dollapi i gazetës Bild e nxorrën mazhorancën nga Parlamenti, për ta ulur tek Këshilli Politik. Aty ku opozita mori shumçka kishte kërkuar, dhe mbetet në pritje të dy kushteve të rëndësishme të Bundestagut dhe Bashkimit Europian, sikurse janë hetimi dhe ndëshkimi i krimit zgjedhor dhe shqyrtimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pamundësia e Ramës për të prodhuar një alibi për Dibrën dhe Durrësin, bashkë me mungesën e reflektimit kundruall përzgjedhjes së vazhdueshme të individëve me rekorde kriminale, edhe pas miratimit të ligjit të ‘Dekriminalizimit’, e detyroi atë të ishte vetëm një nënshkrues i thjesht i 5 qershorit.
Nën këtë hyqëm, me zgjedhjet që afrojnë dhe llogaritë që nuk i dalin, Edi Rama po përpiqet të sabotojë marrëveshjen me shpresën se në këtë mënyrë mund t’i krijojë shance të
reja vetes në zgjedhjet e ardhshme. Për ta bërë këtë zgjodhi të bëjë të tijën, njëkohësisht duke e
bërë pis, kauzën për listat e hapura. Andaj futi në një turravrap deputetët e tij, të cilët vetëm në dy javë prodhuan ndryshime kushtetuese në formë digjitale. Sigurisht këto arnime të pjesshme, 1/3 e listave, vendet e pëllumbave, mbeten të mbyllura, që për qëllim kryesor nuk kishin ndryshimin e sistemit por ndalimin e koalicioneve. Sikurse thotë edhe shprehja, “Djalli nisi të citojë Biblën për
interesat e veta”, dhe nga mbyllësi i listave, në një natë vere, Rama u kthye në ithtarin më të madh të listave të hapura. Dhe falë fuqisë mediatike që pushteti i siguron, nëpërmjet vuvuzelave në ekrane dhe portale, po përpiqet të kornizojë debatin publik në mënyrë të tillë që mazhoranca të duket prijëse e ndryshimit, ndërsa opozita si bllokuese e tij. Anipse kjo është një lojë e vjetër, që dikur i dilte mbarë, është mëse e kuptueshme se, pas një katastrofe 7 vjeçare shumë dimensionale, listat e hapura janë një gjethe fiku mbas të cilave ai kërkon të fshehë frikën e tij zgjedhore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ngase debati për sistemin është një nga më themelorët për një demokraci, dhe nuk mund të çohet përpara nga një mazhorancë që sipas raportit më të fundit të Freedom House është kthyer në varrmihëse të saj, që për më tepër gëzon një epërsi negociuese fiktive në Parlament, për shkak të votave të rrëmbyera në bashkëpunim me krimin, nuk mund të kryehet si pasojë e frikës nga proceset zgjedhore dhe as si një hile për t’i shpëtuar gjykimit të votës së lirë.

Sidoqoftë manovrën e Ramës nuk e ka lexuar lehtë vetëm opozita, por edhe ndërkombëtarët. Reagimi Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU, e trandi pasditen politike që pasoi votimin e ndryshimeve në komisionin parlamentar, i ndjekur një ditë më pas nga hezitimi i pafshehur nga kreu i diplomacisë gjermane për të ardhmen e negociatave dhe duke shkëputur përfundimisht fatin e Shqipërisë nga ai i Maqedonisë. Qëndrime që na kujtojnë edhe njëherë se hëna e mjaltit e të
huajve me Ramën ka perënduar prej kohësh, e për pasojë ai vetë është shndërruar në hënën e keqe për të ardhmen tonë europiane. Një kosto e papërballueshme për një vend të vogël, i cili çdo ditë humb një mundësi përparimi sa herë që Edi Rama vendos mbijetesën e tij politike përpara interesit publik. Qartësisht një fanepsje pas pushtetit që është tipike e xhinsit me të cilin janë gatuar autokratët, dhe që në rastin e kryeministrit të këtushëm po përzihet me frikën që nxit vetmia. Sepse pa aleatë dhe pa mbështetje ndërkombëtare, ngjason me personazhin e filmit që shoqëron mbrëmjet e ndërrimit të viteve, ‘I vetëm në shtëpi’. Një vetmi që ka kultivuar me keqqeverisjen e tij. E cila do të përkthehet në izolim ndërkombëtar të Shqipërisë, që do të zgjasë derisa të kuptohet se e ardhmja e një vendi është më e rëndësishme se frika e një njeriu nga e ardhmja e tij.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 6 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 10 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 14 orësh

Etiketat e lidhura

edi ramaGentian Kaba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.