Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 08:29 Edhe sot kërkon DIALOG! Kryeministri Rama ka postuar sot, si përditë, kërkesën drejtuar studentëve për DIALOG. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Editoriali i Radio Vatikanit në shqip – Të rrënjosur e shtegtarë për të shpallur Ungjillin

Aktualitet E diel, 27 Tetor 2024 15:44
Editoriali i Radio Vatikanit në shqip – Të rrënjosur e shtegtarë për të shpallur Ungjillin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Dokumenti përfundimtar i Sinodit për sinodalitetin, hap konkret për zbatimin e plotë të Koncilit
Andrea Tornielli

Dokumenti i votuar sot nga Sinodi është faza e një rrugëtimi, që nisi me Koncilin II të Vatikanit, i cili vazhdon dhe kërkon të jetohet konkretisht në çdo nivel ndër Kisha. Është vetëdija se sinodaliteti përfaqëson mënyrën e të jetuarit dhe të dëshmimit të bashkimit. Kisha nuk është shoqëri, as parti; ipeshkvijtë nuk janë “prefektët” e Romës, laikët nuk janë ekzekutuesit e thjeshtë të vendimeve dhe direktivave klerikale. Kisha është popull. Popull i Zotit, që ecën së bashku: arsyeja e ekzistencës së tij nuk konsiston në drejtimin e strukturave, burokracive apo pushteteve. Nuk bëhet fjalë as për të pushtuar e për të mbrojtur hapësirën tuaj në botë. Arsyeja e vetme e ekzistencës së saj është të bëjë të mundur takimin me Krishtin sot, në çdo vend ku gratë dhe burrat e kohës sonë jetojnë, punojnë, gëzohen, vuajnë.

Është një mënyrë absolutisht e veçantë dhe ungjillore për të jetuar marrëdhënie dhe lidhje. Një mënyrë e përqendruar tek shërbimi, siç na mësoi Jezusi. Ekziston një mënyrë konkrete e vendimmarrjes, e planifikimit, e veprimit që tashmë është dëshmi më vete, sidomos në një kohë si kjo e jona, plot me përçarje, urrejtje, dhunë dhe shpërdorime.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kërkon DIALOG!

Edhe sot kërkon DIALOG!

Para 7 minutash
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 9 orësh

Prandaj, të jetosh sinodalitetin do të thotë të hedhësh një hap drejt zbatimit të plotë të Koncilit. Do të thotë të marrësh seriozisht origjinalitetin – në kuptimin e rrënjosjes në origjinë – të qenies Kishë: bashkësi ku ka një vend për të gjithë dhe ku të gjithë vlerësohen, komunitet mëkatarësh të falur, që provojnë dashurinë dhe dëshirën për Zotin e dëshirojnë t’ia çojnë të gjithëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sinodi për sinodalitetin, me perspektivat e tij, kërkon shumë nga të gjithë. Kërkon të ndryshojnë mendësi. Kërkon që sinodaliteti të mos konsiderohet si detyrë burokratike për t’u zbatuar në mënyrë paternaliste me disa reforma të vogla kozmetike. Kërkon ta rizbulojmë dëshirën për të ecur së bashku si mënyrë e dëshiruar dhe jo e detyruar, me të gjitha pasojat që sjell. Na kërkon të heqim ankorimet tona dhe të guxojmë, me sigurinë se është Zoti që e udhëheq Kishën e tij nëpërmjet dhuratës së Shpirtit Shenjt. Ai kërkon të rimendohet shërbimi i autoritetit, duke përfshirë atë të Pasardhësit të Pjetrit. E bën thirrje për një rol më të madh të përgjegjësisë për laikët dhe në veçanti për gratë.

Është figurë e një Kishe, anëtarët e së cilës janë të rrënjosur – në një vend, në një histori, në një bashkësi, në një kontekst – e në të njëjtën kohë, shtegtarë, domethënë në shtegtim, në lëvizje, në kërkim, misionarë. Strukturat kishtare, në këtë këndvështrim të ri, nuk përfaqësojnë më vendin drejt të cilit duhet të konvergojnë laikët, por mbështetje për shërbimin që kryen populli i Zotit në botë. Horizonti i tekstit, të cilin Papa Françesku donte menjëherë t’ia dorëzonte të gjithë Kishës, është misioni, sipas skicës së vendosur nga nxitja Evangelii gaudium, për të siguruar që “Kisha në dalje” të mos mbetet një intuitë, ose të reduktohet vetëm në një slogan, por të realizohet plotësisht dhe me kontributin e të gjithëve.

R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 7 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 2 orësh

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 2 orësh

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.