Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edmond Spaho: Venecia denoncoi kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Rama

Aktualitet E shtunë, 20 Qershor 2020 14:21
Edmond Spaho: Venecia denoncoi kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike përmes nënkryetarit Edmond Spaho, thotë se 15 kushtet e Parlamentit Europian janë për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, për rrugën drejt BE-së, na duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira.

Spaho shtoi se Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

”Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Për të fshehur të vërteta e keqqeverisjes së tij, Edi Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias me ligjin e censurës. Njeriu që kontrollon pjesën më të madhe të televizioneve, me ligjin antidemokratik të censurës tentoi të mbajë nën presion edhe median online”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Me Edi Ramën në krye të qeverisë, Shqipëria ka mbetur shumë mbrapa me integrimin europian të vendit, ka mbetur shumë mbrapa me krijimin e kushteve që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të njëjtat të drejta si qytetarët europianë.

Edhe dje, vendimi i Parlamentit Europian për 15 kushtet përpara nisjes së negociatave, provoi se me Edi Ramën, shqiptarët vetëm humbasin kohë të çmuar. Kushtet për hapjen e negociatave vetëm sa shtohen nga viti në vit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur mori pushtetin ishin vetëm 3, tani janë 15 kushte për t’u plotësuar, në mënyrë që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim.

Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese dhe për ligjin e censurës së medias, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën.

• Ligji i censurës është vepër e tij.
• Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është, gjithashtu, vepër e tij me qëllim kapjen e saj.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 25 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 9 orësh

Të dyja janë pjesë e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, të cilat lidhen edhe me një kusht të tretë. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për legjitimitetin e votimeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar. Prandaj Edi Rama e bllokoi dhe nisi konfliktin me Presidentin, derisa të sigurohej se skema e grabitjes së vendeve në Gjykatë Kushtetuese dhe kapja e saj do të funskiononte.

Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. Me vendimin e vet, Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Për të fshehur të vërteta e keqqeverisjes së tij, Edi Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias me ligjin e censurës. Njeriu që kontrollon pjesën më të madhe të televizioneve, me ligjin antidemokratik të censurës tentoi të mbajë nën presion edhe median online.

Edhe kjo tentativë antidemokratike e kryeministrit të kalbur nga korrupsioni 8 vjeçar, u frenua nga Komisioni i Venecias, duke i dhënë Shqipërisë shansin të përmbushë 2 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Shqiptarët e kanë kuptuar se Edi Rama nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, sepse ai nuk e do integrimin. Ai e ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Të drejtat e qytetarëve nuk respektohen, vendet e punës janë të pasigurta, sepse qeveria dhe kryeministri i vendit janë lidhur dhe i shërbejnë një oligarkësh dhe kriminelësh, që mbajnë peng të ardhmen e vendit.

Ajo që na duhet për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian është një parlament dhe një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme. Ato janë hapi i parë dhe më i sigurtë për të bërë Shqipërinë si Europa.

Etiketat e lidhura

15 kushtetPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 24 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 25 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.