
Fitorja në debutim në Nations League kundër Ukrainës ka rritur entuziazmin rreth Kombëtares. Suksesi përballë një kundërshtari shumë të vështirë dhe që shihej si pretendent për ta fituar grupin B1 i dha një shtysë të rëndësishme edicionit të Shqipërisë. Sakaq, ekipi është gati për sfidën nesër me Gjeorgjinë. Gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika nga stadiumi ”Air Albania”, sjell këto pamje nga stërvitja e fundit që po bën ekipi. Fakti që ndeshja luhet në Arenën Kombëtare të mbushur me kapacitet të plotë duhet të shërbejë si shtysë për të marrë një tjetër fitore.