Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 10:12 3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja Të paktën tri kompani kineze kanë ndërprerë bashkëpunimin me Kylian Mbappé, pas disa deklaratave të futbollistit francez që dyshohet se lidhen me Mao Ce…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Et’hem Ruka: Situata në Shqipëri me koronavirusin jo dramatike

Aktualitet E diel, 5 Prill 2020 17:40
Et’hem Ruka: Situata në Shqipëri me koronavirusin jo dramatike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkencëtari i njohur dhe Rektori i Universitetit ”Luarasi” Et’hem Ruka në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për situatën me koronavirusin, menaxhimin në Shqipëri apo dhe pritshmëritë në të ardhmen.

Ruka është shprehur se situata në Shqipëri nuk është dramatike. Ai thotë i bindur se qeveria ka menaxhuar situatën falë masave drastike që qytetarëve mund t’u duken edhe të ekzagjeruara por janë të duhura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier

Para 7 minutash
Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 22 minutash
Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Shkolla “Abdyl Paralloi”, një tjetër investim për përmirësimin e kushteve në arsim

Para 1 ore

Po ashtu shkencëtari i njohur shprehet se koronavirusi mund të ngadalësohet nga temperaturat 57- 60 gradë Celsius por nuk mund të zhduket. Sipas tij koronavirusi do të zhduket një ditë si çdo pandemi tjetër por duhet kohë pasi një gjë të tillë e kërkon vaksina.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ruka thotë se koronavirusi është si një armë biologjike më e rrezikshme se një armë atomike, pasi në rastin e kësaj të fundit preket një territor kurse bombat biologjike prekin gjithë botën.

”Situata është si në gjithë vendet e tjera, s’mund të bënim përjashtim. Por duke ndjekur situatën nuk është dramatike, është nën kontroll. Sigurisht nga dita në ditë ka luhatje. Distancimi social është marrë pak lehtë dhe jo shumë seriozisht. Kam ndjekur deklarimet e Ministrisë dhe kam përpunuar për veten dhe për miqtë për t’i sensibilizuar. 3-4 ditët e fundit kemi një rritje dy herë më të madhe se sa 3-4 ditët e mëparshme. Sigurisht në Shkodër por dhe në rezervuarin e madh që është Tirana.

Na duket se kapi gjeneratën tonë. Disfatat që ka pësuar shoqëria njerëzore me mikroorganizmat ka pësuar humbje. Për shembull gripi spanjoll shkaktoi 50- 10 milionë banorë. Apo gripi aziatik me 2 milionë njerëzish. Gripi i Hong Kongut me 1 milionë njerëz. Pastaj koronaviruset, SARS-i me 700 mijë të vdekur.

Siç ishte dhe gripi i derrit apo edhe COVID-19 që ka shkaktuar mbi 1 milion të infektuar. Ka shumë kontradiksione, ka shumë kërkime. Ka vaksina që janë të mirëpritura por duhet kohë që mos shkaktojnë më shumë dëm. Po flitet për receptorë të veçantë, disa thonë receptorë që lidhen apo enzimë e konversionit 2 që rregullon funksionin arterial, në SHBA flitet për medikamente të diabetit. Në një kohë të shkurtër besoj se do të ketë sukses për të menaxhuar situatë. Por sigurisht do ketë akoma viktima. Kur mjekësia është e paaftë si në Itali, Spanjë apo SHBA situata mund të dalë jashtë kontrollit. Por distancimi social mund ta bëjë të menaxhueshëm, Shqipëria ja ka arritur deri tani. Pasi numri në fillim ka qenë i vogël dhe numri më i lartë ka qenë 29 apo 30 dhe totalja ka qenë mbi 300 dhe ndër ta 20 viktima.

Ky është një problem goxha i ndërlikuar me gjithë problemet që ka teknologjia. Për ta kapur virusin që në fillim. Për të kuptuar mekanizmin e veprimit, përbërjen e virusit. Ky është një mësim i madh në të ardhmen për të investuar në fushën e bioteknologjisë. Po të marrim parasysh investimet në fushat e tjera si për shembull në fushën e mbrojtjes janë të shumta dhe sikur një pjesë e tyre të investoheshin në nanoteknologji apo bioteknologji. Sikur një pjesë e trilionadollarëve të ishte investuar në shëndetësi, në bioteknologji molekulare nuk do ndodhte kështu. Edhe kjo pandemi do marrë fund padyshim, nuk jemi në gjendje të vlerësojmë koston pasi jemi në mes të pandemisë dhe nuk dimë shumë gjëra. Por edhe kjo pandemi do marrë fund. T’i futemi në themel studimit në fushën e biologjisë molekulare pasi njerëzimi mund të përballet edhe me situata më të vështira.

Jo vetëm kaq ka një numër të madh mikroorganizmash që duan të mbijetojnë siç duam ne, organizmat tanë të mbijetojmë. Një nga organizmat e mbijetesës të tyre është mutacioni, pra ndryshimi i organizmit. Sistemi imunitar vihet në lëvizje menjëherë për të neutralizuar virusin por derisa të prodhojë anti- trupat ato ndryshojnë dhe tallen të themi me organizmin.

Disa laboratore kanë mundur të identifikojnë ARN-në e këtij virusi dhe nuk ka bërë mutacione të mëdha deri tani, por ato e kanë aftësinë të ndryshojnë aparatin gjenetik dhe tallen me aparatin imunitar. Kështu ndodh edhe malarien, gripet. Shpresojmë që ky virus të mos ndryshojë shumë aparatin gjenetik.
Shumë e vështirë të thuhet, përmbajte kontradiktore, për përbërjen e tij, efektin. Por ky virus shkatërrohet sipas të dhënave shkencore në temperaturat 57- 60 gradë celsius. Mund ta ndalojë por unë nuk e besoj këtë. Temperatura ndikon në uljen e intensitetit të tij por nuk mund ta zhdukë. Ka shumë gjëra që nuk i dimë. Sa kohë jeton mbi materiale plastike, mbi letër, mbi duralumin. Të dhënat po shtohen me shpejtësi por janë kontradiktore. Shiheni vetëm maskën. Diku nuk rekomandohet diku vendoset. është një situatë shumë e vështirë për t’u orientuar. Po ka të dhëna që na bëjnë optimistë.
Ne jemi një vend i vogël që nuk mund të bëjmë ndryshime por kemi në dorë të zbatojmë rregullat e higjienës dhe ato të qeverisë dhe Ministrisë, por falë atyre rregullave deri tani është menaxhuar derisa është përballuar fluksi në spitale. Nuk e di sa do zgjasë.

Masat që duhet të merren për ndalimin e përhapjes së koronavirusit?

Sigurisht mund të merreshin masa por transmetimi i viruseve vështirë t’ua presësh rrugën sot. Aq më tepër që bota është globalizuar. Jemi një botë e vogël, kontaktet njerëzore janë të shumta dhe në një mënyrë apo tjetrën virusi do shpërndahej, ajo që ndryshon është shpejtësia. Ne duhet të marrim masa që të minimizojmë sa më shumë kontaktet, aq më tepër që nga ky virus 5 veta në 6 mund ta kalojnë, por gjithsesi ata janë bartës.

Dalja jashtë në qoftë se nuk ruhet distanca është me rrezik. Duhet të bëjmë çfarë është e mundur që virusi të mos përhapet me shpejtësi.Bill Gates deklaroi disa vite më parë se bota nuk është gati për t’u përballur me një virus.

Inxhinieria gjenetike i ka të gjitha mjetet. Sot nuk është aq e vështirë, madje t’i sintetizojë gjenet në laborator. Teknologjitë ekzistojnë të gjitha. Nëse këto viruset do përdoreshin si armë biologjike, do ishte e tmerrshme. Ky është një virus i cili evoluon, siç evoluojnë plot viruse të tjera.

Etiketat e lidhura

Et’hem Ruka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja
Para 1 minute

3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier
Para 7 minutash

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier

Prapaskena/ Kane e fitoi Topin e Artë me pak pikë diferencë, Rodri “penalizoi” Yamal
Para 8 minutash

Prapaskena/ Kane e fitoi Topin e Artë me pak pikë diferencë, Rodri “penalizoi” Yamal

Media britanike: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë
Para 10 minutash

Media britanike: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 19 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 3 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 10 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.