Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Euro nis rimëkëmbjen, rifiton terren ndaj Lekut

Aktualitet E mërkurë, 26 Korrik 2023 15:39
Euro nis rimëkëmbjen, rifiton terren ndaj Lekut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Euro po rifiton terren në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 102.22 lekë, në rritje me 1.15 lekë krahasuar me dje.

Pasi preku minimumin historik prej 101.09 lekësh të mirëkurën e kaluar, monedha europiane është rimëkëmbur pjesërisht, duke filluar nga dita e enjte, kur Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e radhës për blerje të Euros.

Ankandi i ditës së enjte ishte pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve për nevojat e rezervës valutore. Por, sipas burimeve nga tregu, Banka e Shqipërisë ka vijuar blerjet edhe ditën e premte, në formën e ndërhyrjeje gjysmë-direkte për stabilizimin e kursit të këmbimit valutor. Një praktikë e ngjashme ishte ndjekur edhe muajin e kaluar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Burimet nga tregu shprehen se, sidoqoftë, blerjet e Bankës së Shqipërisë nuk kanë qenë shumë të mëdha dhe nuk janë ato faktori përcaktues në kthimin e tendencës së kursit të këmbimit në ditët e fundit.

Këtë javë, disa prej bankave tregtare, kryesisht Banka Kombëtare Tregtare, OTP Albania dhe Credins Bank kanë realizuar blerje të valutës, ndoshta për të përmbushur kërkesat e klientëve të tyre. Ekspertët hipotizojnë se shumë subjekte mund të kenë pritur rënien e Euros pranë nivelit të 100 lekëve për të kryer blerje për nevojat e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë mënyrë, kjo ka rritur shumë kërkesën gjatë ditëve të fundit, duke tejkaluar ofertën e lartë sezonale të valutës. Një sjellje e tillë mund të shpjegojë një ecuri disi paradoksale të kursit të kursit të këmbimit, që po rritet pikërisht në ditët e fundit të korrikut, kur në vitet e mëparshme rënia sezonale arrinte pranë pikut.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 7 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 7 orësh

Nuk është hera e parë këtë vit që Euro alternon periudha rënieje të fortë, me ringritje të shpejta, por afatshkurtra, që, sipas agjentëve, shpjegohen kryesisht me sjelljen oportuniste të subjekteve që duan të blejnë Euro në momente kur vlera e monedhës europiane bie, duke rritur rrjedhimisht kërkesën.

Kjo dinamikë e kursit nuk përjashton sidoqoftë edhe sjellje të mundshme spekulative në afatin e shkurtër, sidomos nga aktorët që kanë fuqi të madhe tregu.

Rritja e Euros në ditët e fundit ka ringritur pjesërisht edhe kursin e monedhave të tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehej sot me 92.35 lekë dhe është rritur me 2.41 lekë krahasuar me një javë më parë. Paundi britanik u këmbye të mërkurën me 119.12 lekë, në rritje me 3.4 lekë krahasuar me minimumin historik që arriti të enjten e kaluar.

Për momentin, rritja e fortë e monedhës vendase duket se është në një fazë korrigjimi.

Sidoqoftë, faktorët fondamentalë të tregut duket se në afatin e shkurtër do të vazhdojnë të mbështesin Lekun e fortë. Statistikat treguan se numri i turistëve për gjysmën e parë të këtij viti arriti një nivel rekord dhe prurjet nga turizmi do të vazhdojën të ngelen të larta, së paku deri në fund të sezonit veror.

Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ngelet në rënie dyshifrore, me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Monitor.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 22 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 31 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.