Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Europol godet rrjetin e trafikut të armëve, në pranga dy shqiptarë

Aktualitet E hënë, 16 Nëntor 2020 13:41
Europol godet rrjetin e trafikut të armëve, në pranga dy shqiptarë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një grup i trafikimit të armëve mes Turqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë u godit nga Europol gjatë operacionit të koduar Bosfor. Sipas të dhënave zyrtare, policia shqiptare në bashkëpunim me atë rumune, greke e portugeze arrestuan 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, 191 armë pistoleta dhe 3714 karikatorë.

Autoritetet ranë në gjurmë të tregtisë së armëve pas disa porosive të kryera nëpërmjet DarkWeb në Internet. Nga të dhënat e deritanishme ato shiteshin në tregun e zi me çmime që variojnë nga 1 mijë deri në 2500 euro.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pistoletat dhe municionet vinin nga Turqia dhe futeshin në BE përmes Bullgarisë ku më pas shpërndaheshin në shtetet e tjera. Autoritetet kontrolluan në total 81 shtëpi ku u gjetën pistoleta të ndryshme që i përkisnin këtij rrjeti ndërsa dyshohet se në disa prej krimeve të rënda në vendin tonë janë përdorur këto armë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Si pjesë e një strategjie më të gjerë për të identifikuar rrjetet kriminale që furnizojnë grupe terroriste me armë zjarri dhe municione, ekspertët e Europol-it punojnë në mënyrë të pandalur me ekspertë të luftës kundër terrorizmit në hetimet ndërkombëtare. Për më tepër, specialistët dhe analistët e Europol bashkojnë përpjekjet për të ndihmuar shtetet anëtare në zhvillimin e burimeve të tyre për të monitoruar dhe trajtuar fenomenin e errët të rrjetit”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 8 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 8 orësh

Njoftimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për sekuestrimin e armëve të zjarrit dhe parandalimin e trafikimit të tyre. Operacioni i koduar “BOSPHORUS”, me pjesëmarrjen e 24 vendeve të Europës, institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të BE-së. Operacioni çoi në 11 arrestime dhe në 1.776 armë zjarri të sekuestruara në spastrim ndërkombëtar kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të prodhuara në Turqi. Në Shqipëri, në kuadër të operacionit, me qëllim raportimin nëpërmjet Siena, nuk ka patur raste të konstatimit/sekuestrimit të armëve të konvertuara apo gazi apoalarim, por janë sekuestruar 7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false (Leje qëndrimi dhe leje drejtimi polake), si dhe janë arrestuar 9 persona.

24 vende të Europës si Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia dhe MB, të mbështetura nga Komisioni Evropian, Ekspertët Evropianë të Armëve të Zjarrit dhe Eurojust, përfshirë dhe Europolin, kanë qenë pjesë e një operacioni që ka synuar alarmin dhe sinjalizimin e armëve të prodhuara nga Turqia në mënyrë ilegale të trafikuara nëpër Europë nga Bullgaria dhe shtetet e tjera.

Midis datës 02 dhe 11 nëntor, operacioni vjetor “BOSPHORUS” u përfundua me ditë të veprimit të përbashkët. Gjatë harkut të ditëve të veprimit, oficerët e policisë nga Shqipëria, Greqia, Portugalia dhe Rumania kryen 81 kontrolle banesash. Këto hetime çuan në arrestimin e 11 personave dhe në konfiskim e 191 armë zjarri, 3714 gëzhoja municionesh, sasi të vogla droge përfshirë hashash (cannabis sativa) dhe kokaië, paketa cigaresh të pavulosura, 1 automjet, 164 cope lëndë piroteknike, dokumente identifikimi false. Rezultatet paraprake: Para ditëve të veprimit, të gjitha vendet pjesëmarrëse kryen aktivitete dhe hetime të ndryshme që çuan në kapjen shtesë të 1 585 armëve të zjarrit.

Fillimi i operacionit

Drejtuesi i operacionit, mbi veprimtarinë e armëve të zjarrit të EMPACT nga Policia rumune koordinoi një operacion me mbështetjen e Bullgarisë, Spanjës dhe Europol-it. Kuadri për javët e veprimit të përbashkët konsistonte në një punë operative në rrjedhën e sipërme të kryer duke mbledhur informacione inteligjente, kontroll të bazave të të dhënave dhe analiza operacionale të blerësve të armeve në vendet e Bashkimit Europian nga tregtarët bullgarë të armëve të zjarrit. Europol siguroi mbështetje të mëtejshme gjatë ditëve të veprimit me shkëmbimin e informacionit dhe komunikimin në kohë reale midis vendeve pjesëmarrëse.

Çarmatosja e kriminelëve

Në vitet e fundit, armët e alarmit dhe sinjalit janë bërë jashtëzakonisht të popullarizuara në mesin e kriminelëve dhe paraqiten në shifra të konsiderueshme në rastet e trafikimit të armëve të zjarrit dhe konfiskimeve. Kjo për faktin se ato mund të shndërrohen lehtësisht në armë vdekjeprurëse dhe janë më të lira për t’u blerë. Europol luan një rol kryesor në mbështetjen e shteteve anëtare për të luftuar rrjetet kriminale të përfshira në trafikimin e paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve. Si pjesë e një strategjie më të gjerë për të identifikuar rrjetet kriminale që furnizojnë grupe terroriste me armë zjarri dhe municione, ekspertët e Europol-it punojnë në mënyrë të pandalur me ekspertë të luftës kundër terrorizmit në hetimet ndërkombëtare. Për më tepër, specialistët dhe analistët e Europol bashkojnë përpjekjet për të ndihmuar shtetet anëtare në zhvillimin e burimeve të tyre për të monitoruar dhe trajtuar fenomenin e errët të rrjetit.

Etiketat e lidhura

armeEUEuropolgun
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 8 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.