Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”

Aktualitet E enjte, 12 Qershor 2025 12:40
“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas një raporti të OKB-së, rreth 122 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur për shkak të luftërave dhe konflikteve. Situata në Sudan është veçanërisht e rëndë, por edhe në Ukrainë e Afganistan.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Në të njëjtën kohë, fondet për t’i ndihmuar ata po bëhen gjithnjë e më të pakta. Ky është vlerësimi i zymtë i një raporti të ri nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Në fund të prillit, kishte më shumë se 122 milionë gra, burra dhe fëmijë të zhvendosur me forcë në të gjithë botën – dy milionë më shumë se vitin e kaluar.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 44 minutash
Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Para 45 minutash
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 48 minutash

Sipas raportit numri i personave të zhvendosur është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Ndërkohë që burimet financiare në dispozicion të UNHCR-së janë në të njëjtin nivel si në vitin 2015, sipas Filippo Grandit, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. “Po përjetojmë një rënie dramatike të burimeve”, thotë ai. Kjo pjesërisht për shkak të ngrirjes së kontributeve të SHBA-së, por edhe sepse vendet e tjera po kontribuojnë më pak. “Pra, kemi më pak para dhe shumë më tepër njerëz për të ndihmuar në situata shumë komplekse”, thekson Grandi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lufta zhvendos 14 milionë njerëz në Sudan

Një vendet më të prekura është Sudani. Lufta brutale ka detyruar të marrin arratinë gati 14 milionë njerëz. Mbi një milion refugjatë – kryesisht nga Sudani fqinj, janë në Etiopi. Por për sudanezët që kanë ikur në Etiopi, UNHCR-ja tani ka vetëm gjysmën e fondeve, krahasuar me vitin 2024. Kreu i UNHCR, Grandi shpjegon situatën. “Për shembull, na u desh të ndalonim të gjithë ndihmën për gratë e përdhunuara në këto luftëra – sepse programi financohej kryesisht nga SHBA-të. Kemi fëmijë të kequshqyer, trajtimi i të cilëve në spitale dhe kampe refugjatësh duhet të reduktohet në minimum në mënyrë që të krijohet shpejt vend për edhe më shumë fëmijë të kequshqyer që kanë nevojë për kujdes ekstrem.”

Situatë e vështirë edhe në Afganistan e Ukrainë

Sipas raportit të fundit të UNHCR-së, Sudani është vendi me krizën më të rëndë të refugjatëve në botë. Vatra të tjera të nxehta krize përfshijnë Afganistanin, me më shumë se dhjetë milionë të zhvendosur, dhe Ukrainën, me gati nëntë milionë persona të zhvendosur. UNHCR përfshin në raport gjithashtu edhe njerëzit që janë të zhvendosur brenda vendit të tyre. Ata përfaqësojnë shumicën: Numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur me mbi gjashtë milionë, sipas raportit. Shumica dërrmuese e refugjatëve – siç e konfirmon edhe një herë raporti i ri – nuk jetojnë në rajone të pasura si Evropa, por në vende të varfra si Etiopia, e cila strehon 73 përqind të refugjatëve krahasuar me vende të tjera në botë.

“Por në vendet e pasura gjithmonë ekziston perceptimi se të gjithë duan të shkojnë atje – se po vjen një invazion i pakontrollueshëm i refugjatëve. Ky perceptim kultivohet me kujdes nga njerëz të caktuar në establishmentin politik që e përdorin atë për të fituar zgjedhjet”, shprehet Filippo Grandi.

Sipas një analize të kohëve të fundit nga organizata Oxfam, shtetet e G7-ës , vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore pritet të ulin shpenzimet për ndihmën zhvillimore me 28 përqind deri në vitin 2026. Përtej anës morale, këto vendime politike janë gjithashtu “shumë dritëshkurtra” në interesin vetjak kombëtar, thotë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Grandi. Sepse mungesa e ndihmës në fund të fundit do t’i shtyjë njerëzit të ikin drejt Evropës.

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”, tha Grandi. “Nëse tani na duhet të përgjysmojmë ndihmën humanitare, siç po ndodh, kjo do të çojë në lëvizje migrimi. 250,000 sudanezë janë aktualisht në Libi sepse nuk mund të marrin më ndihmë në Sudan ose në vendet fqinje. Dhe të gjithë e dimë: të shkosh në Libi do të thotë të ecësh përpara – drejt Evropës.”/ DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 14 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 28 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 44 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 45 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.