Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

F-16 apo MiG-29: Ç’janë në gjendje të bëjnë avionët luftarakë?

Aktualitet E enjte, 23 Shkurt 2023 10:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane DW-

Ukraina po kërkon avionë luftarakë të tipit F-16 apo MiG-29. Po si funksionojnë avionët luftarakë, pse janë ata të rëndësishëm dhe pse kërkohet stërvitje speciale, kur fluturon me një avion luftarak.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 5 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 6 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 7 orësh

Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë herë më i madh se forca e gravitetit. Vetëm trajnimi i mirë i trupit dhe veshja e pantallonave speciale që ushtrojnë presion mbi gjakun e këmbëve, të ndihmojnë të ruash vetëdijen. Njeriu rrallë udhëton me shpejtësi 900 km në orë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Shpejtësia të merr frymën”. Kështu thotë ish-piloti i forcave ajrore gjermane, Joachim Vergin, kur tregon se çfarë ndjen njeriu kur fluturon me një avion luftarak.

Ajo çfarë ndjen mund të krahasohet me ndjenjën që ke kur hipën në roller coaster, por nuk është tamam ashtu, sepse forcat e avionit janë dy herë më të forta. Përveç kësaj, gjatë një beteje në ajër duhen vënë në lëvizje sistemet e shumta të armëve. Për të luftuar, për t’u shmangur, për t’u mbrojtur. Në raste serioze lufta është për jetë a vdekje, dhe avioni fluturon shpesh me shpejtësinë e zërit.

Motor me presion të lartë 

Aktualisht janë duke u zhvilluar diskutime nëse duhen plotësuar kërkesat e Ukrainës për avionët luftarakë si F-16 ose MiG-29. Për herë të parë avionët luftarakë janë përdorur në Evropë në Luftën e Dytë Botërore. Me motorin reaktiv që kanë avionët luftarakë, ata fluturonin me shpejtësi shumë më të madhe se avionët me helikë, që ishin përdorur deri në atë kohë.

Motori reaktiv funksion kështu: në pjesën e përparme ajri thithet nga motori dhe shtypet për të arritur presion të lartë. Në ajrin e ngjeshur sprucohet lënda djegëse dhe vihet shkëndija. Kështu ajri del me “presion shumë të lartë” nga motori, shpjegon dr. Robert Kluge, ekspert për fluturimet ajrore në Muzeun Gjerman të Teknikës. Ky ajër ushtron presion mbi rezistencën që bëhet nga pista e nisjes ose ajri që e rrethon dhe i jep kështu shpejtësinë avionit.

Sulme avionësh nga ajri

Avionët luftarakë mund të qëllojnë objektiva si në ajër edhe në tokë. Për të zhvilluar luftime në ajër avioni mund të pajiset me raketa ajër-ajër, të cilat qëllohen gjatë fluturimit duke goditur po ashtu një objektiv që ndodhet në fluturim. Për të sulmuar objektivat që ndodhen në tokë avioni pajiset me raketa ajër-tokë ose hedh bomba të thjeshta, që bien mbi tokë duke zbatuar “ligjet e fizikës” për rënien e lirë, thotë Leonhard Houben, historian dhe bashkëpunëtor i lirë në Muzeumin e Historisë Ushtarake, në Gatow të Berlinit.

Reflektime strategjike

Para se të ndërtohet një avion luftarak duhet të shtrohet pyetja nëse ai do të luftojë një avion tjetër në ajër? Dhe a mund të mbrohet ky avion nga avionët e tjerë luftarakë? Apo do të përdoret për të luftuar me efektivitet objektivat tokësore?

Reflektime të tilla strategjike pasqyrohen në teknikën e avionit luftarak: A duhet avioni i ri të jetë i lehtë dhe dhe i manovrueshëm për të marrë pjesë në luftime, apo duhet të pajiset me rezervuarë të mëdhenj karburanti për të fluturuar në distanca të gjata?

Avionët MiG-29, për të cilët po diskutohen tani për t’i dërguar në Ukrainë janë krijuar me një qëllim të caktuar: Për të mbrojtur kufijtë e vendeve të Paktit të Varshavës nga avionët e NATO-s.

Avionët e tillë, të ashtuquajtur avionë interceptues, u vunë në punë në vitin 1983. Ata ngrihen shpejt dhe mbërrijnë në destinacion. Për shkak të mënyrës së ndërtimit, MiG-29 është shumë i manovrueshëm gjatë luftimeve në ajër, ai madje është në gjendje të qëndrojë për pak kohë vertikalisht në ajër në krahët e veta. Megjithatë në fillim avionët MiG-29 mbusheshin me pak karburant, për të fluturuar në distanca të shkurtra, në mënyrë që të kursehej në peshë.

F-16: Multitalent me prodhim masiv

Pjesa më e madhe e avionëve luftarakë modernë kombinojnë bashkë aftësi të shumta. Sipas Houben-it, ekonomik është ndërtimi i avionëve luftarakë që përdoren për qëllime të ndryshme, sepse ata mund të prodhohen në një seri të caktuar me sasi të madhe në numër.

Avioni F-16 është një avion i tillë, i cili ka talente të shumta dhe që prodhohet në sasi të madhe. Ata janë zhvilluar në vitet 1970-të në SHBA, për t’iu shitur vendeve partnere si avionë shumëqëllimësh që nuk kushtojnë shumë. Avionët F-16 janë avionë luftarakë dhe përbëjnë numrin më të madh të avionëve që janë ende në shërbim në botë. Këta avionë prodhohen ende në SHBA dhe përmirësohen vazhdimisht.

Houben thotë se “F-16, që është ndërtuar 20 vjet më parë ka aftësi të njëjta me avionët rusë që janë ndërtuar mbase tre ose katër vjet më parë”. Kjo ka të bëjë kryesisht me faktin se në vitet 1990-të zhvillimi i teknikës së avionëve luftarakë në Rusi u ngadalësua dhe shumë talente kanë emigruar dhe janë larguar nga Rusia.

Më shumë sistem armësh se armë

Krahas teknikës vendimtar për një avion luftarak është dhe armatimi. Pa armatimin, avioni luftarak është “vetëm një karabina, si një zjarrfikëse pa shkallët e larta”, thotë Robert Kluge nga Muzeumi Gjerman i Teknikës. Ashtu si ekspertë të tjerë edhe ai është i sigurt se nëse avionët luftarakë do të dërgohen tani në Ukrainë, ata do të jenë pajisur me armë moderne.

Ukraina mund t’i përdorë këta avionë për të siguruar hapësirën e vet ajrore. Sepse ndryshe nga raketat tokësore, që qëllohen nga sisteme ajrore që mbështeten në tokë, avionët luftarakë janë shumë mobil, janë në gjendje kështu të sigurojnë një sipërfaqe të madhe dhe janë në gjendje të qëllojnë me raketa moderne ajër- ajër, objektivat e lëvizshëm që ndodhen në ajër.

Leonhard Houben mendon se nuk është e mundshme që të zhvillohen beteja luftarake në ajër midis avionëve luftarakë rusë dhe atyre ukrainas, si ato që zhvillohen në filmat e Hollivudit. Avionët luftarakë do të luftonin ditëve të sotme më shumë me raketa që ndodhen jashtë rrezes së tyre të veprimit.

Njësoj si tek tanket luftarake shpesh vlen që kush qëllon i pari dhe godet objektivin, ai fiton. Raketat moderne ajër- ajër, kur goditen një herë i afrohen objektivit dhe aktivizohen vetëm pak para përplasjes me radarin, të cilit i shfaqen në rrezen e shikimit. Atëherë shpesh është shumë vonë për t’u shmangur. Kjo gjë nuk ka të bëjë me manovra të shpejta, breshëri me mitraloz dhe me Hollivudin.

Shkollimi i pilotëve zgjat me vite

Megjithatë piloti i avionit luftarak duhet të jetë në gjendje të vazhdojë të luftojë edhe kur i ka goditur të gjitha raketat. Kjo do të thotë se ata duhet të zotërojnë aftësitë të shumta që të funksionojnë në kushte ekstreme. Për këtë arsye pilotët nuk shkollohen me sot për nesër. Për pilotët gjermanë të avionëve Eurofighter, shkollimi zgjat pesë deri gjashtë vjet dhe kushton pesë milionë euro për pilot.

Ish-piloti Joachim Vergin tregon se në fluturimin e parë me një avion luftarak, një nga motorët u shua. Megjithëse kishte frikë, falë stërvitjeve të shumta ai e dinte mirë çfarë duhej bërë, prandaj nuk e humbi qetësinë dhe e uli avionin të sigurt.

Megjithatë shpesh një pilot mëson të fluturojë vetëm një lloj të caktuar avioni dhe mësimi i një avioni tjetër është i kushtueshëm. Kur Vergin kaloi nga avionët luftarakë Phantom në ato Tornado, shkollimi zgjati shtatë muaj.

Të gjithë ekspertët shohin tek kjo pikë një sfidë të madhe për pilotët ukrainas. Të gjitha manualet, të gjitha butonat e avionëve luftarakë të NATO-s janë në gjuhën angleze. Prandaj nuk është e lehtë kur piloti njeh vetëm shkrimin cirilik. Përveç kësaj të gjitha të dhënat janë në milje dhe feet, jo në metra e kilometra. Pilotët e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik e mësonin fluturimin me të dhëna metrike.

Miti i avionëve luftarakë

Avionët luftarakë në luftë janë shumë më tepër se sa shuma e aftësive të tyre teknike. Kështu thotë Robert Kluge kur flet për avionin si “mit”, sepse ndryshe nga njeriu, avioni lëviz edhe në dimensionin e tretë.

Një avion luftarak mund të shihet edhe si simbol, që forcon moralin e ushtrisë. Ata konsiderohen edhe si një gur i rëndësishëm shahu në strategjinë e një lufte sipas motos: vetëm pasja e tyre mjafton për ta bërë armikun që të mendohet mirë./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.