Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatos Kongoli propozohet për çmimin ”Nobel”

Aktualitet E enjte, 11 Janar 2024 16:21
Fatos Kongoli propozohet për çmimin ”Nobel”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkrimtari Fatos Kongoli është propozuar për çmimin Nobel nga Skëndër Gjinushi. Në vitin 2022, kryetari i Akademisë së Shkencave Akademike, Skënder Gjinushi i shkroi një letër Akademisë Suedeze të Shkencave, në emër të Kryesisë për ta nominuar akademikun Fatos Kongolin, shkrimtar me njohje kombëtare e ndërkombëtare, si kandidat për çmimin “Nobel”. Bashkë me të edhe kandidatin tradicional prej më shumë se 30 vjetësh Ismail Kadarenë, të ndjerin Luan Starova, shkrimtar i vetëpërkthyer në tri gjuhë dhe Carmine Abate-n, shkrimtar arbëresh në letërsinë bashkëkohore italiane.

Letra e Skënder Gjinushit

Kam nderin të paraqes më poshtë nominimin për konkursin e çmimit Nobel në Letërsi. Unë propozoj shkrimtarin shqiptar Fatos Kongoli, një nga autorët më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, të botuar dhe të vlerësuar në vendin tonë dhe jashtë saj. Ai studioi dhe u diplomua për matematikë, por që në fillimet e tij të karrierës punoi si redaktor dhe gazetar letrar. Dhe në një kohë shumë të shkurtër ai ia kushtoi energjitë e tij tërësisht punës krijimtarie, në fillim si tregimtar i dalluar dhe gjatë gjithë viteve të jetës së tij si romancier. Kongoli është autor i 16 romaneve, shumë prej të cilëve janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë (në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Britani të Madhe, Spanjë, Japoni, Poloni, Sllovaki, Serbi dhe në Esperanto). Shumë prej romaneve të tij janë ribotuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vepra e Fatos Kongolit tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe emocionet e lexuesve shqiptarë dhe të huaj, sepse pasqyronte dramën e individit në periudhën e diktaturës dhe tranzicionit. Përballja e qytetarit me absurditetin e jetës, dramat e tij të brendshme, depërtimi në psikikën e njerëzit e shtypur, krijimi i antiheroit, në kundërshtim me konceptin e realizmit socialist, etj., përfaqësojnë subjektet kryesore krijuese të Kongolit. Boshti i gjithë veprës së tij është kriza ekzistenciale e shqiptarëve në periudhën e diktaturës dhe tranzicionit, e cila ende paraqitet si e pakapërcyeshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Paradokset njerëzore, ironia e realitetit të kaluar dhe situatat absurde, synimi për të çliruar njeriun e traumatizuar nga kriza e identitetit, nuk e kthejnë romancierin Kongoli në një shkrimtar të vrazhdë; përkundrazi, me një ndjenjë të thellë humaniste, vepra e tij thekson se shpëtimi i njeriut vjen nga dashuria njerëzore. Tema e absurdit në shumicën e romaneve të tij, si dhe depërtimi në pjesën e fshehtë të shpirtit njerëzor ka bërë që shtypi francez ta përshkruajë atë si një përzierje të Beckett-it dhe Dostojevskit. Por më i dukshëm është paralelizmi i personazheve Kongolis me filozofinë e absurdit në veprën e Albert Camus.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 3 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 7 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 10 orësh

Romanet e F. Kongolit janë një konfirmim i prozës moderne shqiptare, e cila i kapërcen kufijtë, duke hyrë në universin e letërsisë bashkëkohore botërore. Për këto karakteristika thelbësore Fatos Kongoli është vlerësuar vazhdimisht me disa çmime prestigjioze kombëtare, si dhe ndërkombëtare, si çmimi ndërkombëtar Balkanika (Sofje-Bullgari, 2002). Mban titullin Mjeshtër i Madh (Tiranë 2012) dhe titullin Kalorësi i Legjionit të Nderit (Chevalier de Légion d’Honneur, Paris 2010). Presidenti i Francës u shpreh për Kongolin: Vendi im e vlerëson thellësisht madhështinë e punës suaj. Shkrimi i letërsisë është një art vuajtjeje dhe vetmie

Në 80-vjetorin e Kongoli, anëtar i Akademisë së Shkencave do të organizohet një veprimtrari për të festuar në nderim të tij, nga Botimet “Toena” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

Fatos Kongoli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.