Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:32 Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin Ylli i Real Madridit pranon se komentet e tij ishin të papërshtatshme, ndërsa polemikat në Kinë kanë sjellë anulimin e disa kontratave reklamuese. Edhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatos Lubonja, drejtësisë: Kambanat e protestës nuk bien vetëm për Ramën, ministrat, parlamentarët, ato bien edhe për ju

Aktualitet E diel, 19 Korrik 2026 20:08
Fatos Lubonja, drejtësisë: Kambanat e protestës nuk bien vetëm për Ramën, ministrat, parlamentarët, ato bien edhe për ju
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fatos Lubonja

Zonja dhe Zotërinj të Drejtësisë,

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Para 19 minutash
E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Para 43 minutash
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 57 minutash

Po e filloj duke ju rikujtuar një anekdotë që vjen nga antikiteti e që shpresoj se shumë nga ju mund ta kenë hasur në tekstet e studimeve për drejtësi:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Flota e një mbreti të fuqishëm kapi në det një anije pirate dhe e çoi kryepiratin të gjykohej para mbretit. Ishte një kohë kur mbreti kishte pushtet absolut d.m.th. bënte edhe ligjvënësin edhe gjykatësin. “Me ç‘të drejtë e zapton ti detin dhe plaçkit në të?” – e pyeti mbreti piratin. Ky, duke u ndjerë i pashpresë, mori guximin dhe i tha: “Me të njëjtën të drejtë që zapton dhe plaçkit ti, por unë e bëj vetëm me një anije dhe quhem plaçkitës kurse ti e bën me një flotë të madhe dhe quhesh mbret.”

Sikurse shpresoj ta dini kjo anekdotë ngre një çështje themelore lidhur me të drejtën. Shën Agostini e ka formuluar në formën e pyetjes: çfarë do të ishte një shtet pa të drejtën përveçse një bandë e madhe plaçkitësish? Ose ndryshe: pa të drejtën një bandë plaçkitësish a nuk do të ishte veçse embrioni i një shteti?

Besoj se nuk është nevoja të zgjatem me ju përsa i përket kuptimit ligjor, politik e moral të kësaj anekdote. Por nuk mund të rri pa ju kujtuar historinë tonë. Kam parasysh bandën e madhe të Enver Hoxhës që u bë shtet dhe i shkaktoi për afro gjysmë shekulli popullit shqiptar krime me pasoja të pariparueshme duke u plaçkitur deri dhe jetën, dinjitetin dhe lirinë dhe se, në prizmin e anekdotës në fjalë, nuk mund të mos kujtojmë se një nga instrumentet kryesore që përdori kjo bandë kanë qenë pikërisht organet e drejtësisë: hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët.

E pra, zonja dhe zotërinj të drejtësisë, kanë kaluar 36 vjet nga rënia e atij regjimi dhe populli shqiptar është ngritur në një protestë masive që e mori nismën ngaqë rojet e një oligarku të qeverisë tërhoqën zharg një qytetar që protestonte për shkak se po i plaçkitnin pronën – dhe e gjitha kjo në sytë pasivë të policisë së shtetit. Ashtu siç e kuptoj unë empatia e ndaj këtij protestuesi, që i ngriti shqiptarët në këmbë, e ka burimin tek fakti se ata vazhdojnë të vuajnë si dikur nën sundimin e një shteti bandë e madhe plaçkitësish që me krimet dhe padrejtësitë e tij po ua bën vendin gjithnjë e më të pajtueshëm.

Zonja dhe Zotërinj të Drejtësisë, sikurse mund t’i keni dëgjuar, kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për ju. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie për të cilën flet Agostini që në shekullin e IV e që në Kushtetutën tonë formulohet në trajtën: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

Personalisht, kur ma kanë ngritur këtë pyetje jam përgjigjur se me hir dhe me pahir anija e drejtësisë vazhdon të lundrojë në krah dhe jo kundër anijeve të plaçkitësve, pra jashtë kufirit të së drejtës, madje se me përqendrimin gjithnjë e më të madh të pushtetin në duart e Edi Ramës kapërcimi i këtij kufiri po bëhet gjithnjë e më skandaloz. Argumentet e mija i kam shprehur duke ngritur pyetjet: A do të kishte ndodhur kjo protestë sikur drejtësia të kishte pas bërë punën e vet? JO, madje edhe vetë ngjarja e Zvërnecit nuk do të kishte ndodhur pasi të dhënat për padrejtësitë e plaçkitësve të përfshirë aty ka vite që janë bërë publike ashtu sikurse edhe natyra kriminale e kësaj qeverie dhe e klientëve të saj. Po ashtu, sikur të mos e kishte anijen e drejtësisë në anën e vet, a do të guxonte kryeministri të jepte leje grataçielash e resortesh për pastrimin e parave të drogës (sipas projektit Aruba) dhe të sfidonte pastaj protestuesit duke u thënë se është detyra e tyre të provojnë se është ai kumbari? A do të guxonte ai që, në valën e protestës, të shkelte Kushtetutën duke derdhur 4 milion Euro nga fondi rezervë për të sponsorizuar një antiprotestë? Jo që jo! Prandaj, personalisht, që në ditën e parë të protestës kam bërë thirrje që ajo të drejtohet edhe për nga selia e SPAK-ut.

Mirëpo vë re se ndër protestuesit, veçanërisht të rinjtë, vazhdon të mbizotërojë shpresa dhe besimi se ju do të veproni në emër të së drejtës dhe jo në interes të plaçkitësve.

Do të doja shumë të jem gabim dhe ata të kenë të drejtë. Koha do ta provojë. Megjithatë, duke ju kujtuar se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar dhe në respekt të shpresës e besimit të tyre, desha t’ju ve në dukje se kjo kohë, që për mua ka kaluar, sot ka ardhur edhe për ta dhe po ulëret. Momenti historik në të cilin po jetojnë njerëzit e veçanërisht rinia në protestë do të përcaktojë qartë fizionominë ligjore, politike dhe morale të veprimeve dhe mosveprimet tuaja duke u treguar shqiptarëve nëse anija e drejtësisë shqiptare noton brenda kufijve të së drejtës apo jashtë tyre së bashku me bandën e madhe të plaçkitësve.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin
Tani

Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër
Tani

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar
Para 16 minutash

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Para 19 minutash

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 23 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 4 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.