Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Firmoset marrëveshja 2-vjeçare me OBSH-në, ministrja Manastirliu: Drejt mbulimit shëndetësor universal

Aktualitet E hënë, 12 Shtator 2022 21:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë të hënë, Shqipëria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare, me fokus mbështetjen për rritjen e aksesit drejt mbulimit shëndetësor universal, forcimin e kujdesit parësor, përgjigjen ndaj emergjencave shëndetësore dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Marrëveshja është nënshkruar në Tel Aviv nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Hans Kluge, Drejtor i OBSH për Europën, në vigjilje të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 5 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 6 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 6 orësh

“Kemi nënshkruar marrëveshjen 2-vjeçare mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën. Një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse vendos në zbatim të mëtejshëm të gjithë komponentët që ne i kemi përshkruar në Planin tonë të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë ‘20-‘30. Shumë të rëndësishëm për të specifikuar komponentin dhe objektivin tonë madhor të mbulimit shëndetësor universal, nëpërmjet rritjes së aksesit dhe cilësisë së shërbimeve, duke filluar nga kujdesi parësor, duke i dhënë një fokus integrimit të shërbimeve sociale me shërbimet shëndetësore. Një model që Shqipëria po e aplikon falë edhe një strategjie por edhe një filozofie të re për të vajtur në zemër të komuniteteve dhe për t’u përgjigjur me shërbim shëndetësor dhe shërbim social të integruar”, tha Manastirliu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër pikë që është diskutuar mes ministres Manastirliu dhe Dr. Kluge ishte forcimi i burimeve njerëzore. “Forcimi i burimeve njerëzore është një komponent shumë i rëndësishëm dhe për këtë patjetër të gjithë së bashku, nën lidershipin e Dr. Hans Kluge do të bëjmë të mundur që të kemi dhe të rijetësojmë një plan, përsa i përket forcimit të burimeve njerëzore, për të siguruar një kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe efektiv për qytetarët tanë”, tha Manastirliu.

Në fjalën e tij Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi Shqipërinë e vuri theksin tek forcimi i kujdesit shëndetësor parësor. “Marrëveshja e re 2 vjeçare përmban prioritete të qarta që kanë si qëllim rritjen e potencialit të kujdesit shëndetësor parësor. Ju shquheni edhe në rajon për udhëheqjen dhe drejtimin në bashkërendimin e shërbimit shëndetësor dhe atij social, përmes kujdesit parësor.Do të kisha dashur të nxirrja mësime nga ajo përvojë, ku siç doli qartë në pah gjatë pandemisë Covid, në shumë vende pavarësisht nivelit të të ardhurave, lidhja mes  shërbimit social dhe atij shëndetësor ishte e cunguar. Mbi gjithçka, rëndësi të veçantë mbart lidershipi, të cilin ju e përvetësoni më së miri”, tha Kluge.

Marrëveshja 2-vjeçare e bashkëpunimit është një kornizë praktike për bashkëpunim, me qëllim arritjen e objektivave të Programit të Trembëdhjetë të Përgjithshëm të Punës 2009-2013 të OBSH-së, Programin Evropian i Punës 2021-2025: Veprim i Bashkuar për Shëndet më të Mirë në Europë dhe politikat kombëtare shëndetësore të Shqipërisë. Për më tepër, për të mbështetur përpjekjet, OBSH në konsultim me shtetet anëtare kanë miratuar Udhërrëfyesin për Shëndetin dhe Mirëqenien në Vendet e Ballkanit Perëndimor si një katalizator inovativ për të promovuar veprime transformuese dhe për të vendosur shëndetin në thelbin e agjendave politike të vendeve.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.