
Masivi pyjor me pisha i Peshtanit në Fier është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjte. Zjarri është aktiv në zonën e pyllëzuar, larg zonës së banuar. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.