Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flamur Çelaj: LSI është partia e shpresës dhe prosperitetit

Aktualitet E shtunë, 29 Shkurt 2020 18:02
Flamur Çelaj: LSI është partia e shpresës dhe prosperitetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fjala e Koordinatorit të Qarkut Vlorë për LSI, Flamur Çelaj në takimin  me strukturat e LSI-së, në Vlorë

Të nderuar pjesëmarrës, miq, shok, vëllezër e motra , anëtar dhe simpatizantë  të Lëvizjes Socialiste për Integrim ne salle dhe jashtë saj, Ju përshëndes.!

E nderuar kryetare znj. Monika Kryemadhi!

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Mirëserdhët në këtë takim!

Me lejoni që në emër te pjesëmarrësve t’ju uroj Mirëseardhjen në Vlorë!

Jam shumë I lumtur që  në këtë sallë me atmosferë të ngrohtë dhe familjare , me prezencën tuaj këtu sot,  ti kthej përgjigjen më të fortë , të gjithë atyre që kanë ëndërruar më kot së mund të thyenin shpirtin vital të Lëvizjes Socialiste për Integrim .

Është ky shpirt që u ngjiz dhe u ndërtua në vështirësitë më të mëdha politike të tranzicionit shqiptar dhe që lindi si e vetmja alternativë politike dhe si ura lidhëse e afrimit të Shqipërisë me Europën , si një koncept perëndimor për integrimin në familjen e madhe europiane.

E kur flasim për familjen , vet prezenca juaj këtu ,  e dëshmon më së miri këtë vlerë të shoqërisë , tek e cila ne besojmë.

LSI , familja jonë e madhe që na ka bashkuar sërish sot , ka artikuluar qartë principet e saj të larta që mbrojnë në thelb familjet tona, si bërthama e shoqërisë shqiptare , ku marrin vlerë virtytet e Atdhe-Dashurisë dhe besimi ne Zot .

E në ndryshim nga forcat e tjera politike :

LSI ka qenë , është dhe do të mbetet e vetmja parti politike që gëzon reputacionin e kujdesit kundrejt anëtarëve të saj , ashtu sikurse edhe familjet e shëndetshme kujdesen për pjesëtarët e tyre të familjes.

Dhe e e dini pse ?!

Sepse solidariteti njerëzor është pjesë e AND-së sonë si parti

Sepse ne jemi Partia e Shpresës dhe e Prosperitetit

Çdo ditë e më tepër, vendi ynë po përballet me vështirësi nga më të shumtat , të cilat na kanë detyruar të mobilizohemi , për të sjellë ndryshimet e nevojshme të axhendave politike që operojnë aktualisht dhe një gjë e tillë mund të ndodhi vetëm nëpërmjet rotacionit politik , alternativa e vetme e të cilit është  Lëvizja Socialiste për Integrim , që me anë të  kontributit të saj të çmuar ka treguar se është e vetmja parti që me zotësinë e saj të ndryshoj peshoren e balancave e të definoj ndryshimin e shumëpritur të pushteteve , me armën më të fortë, votën popullore.

Kjo pra , është arsyeja që na ka mbledhur sot këtu , ku përveç temave dhe çështjeve të aktualitetit politik , për të cilat edhe Kryetarja jonë do të diskutojë , ekzistojnë edhe çështje shumë të rëndësishme që lidhen me organizimin dhe strukturimin e  brendshëm të partisë sonë , në nivel qarku . Në kuadër të këtij diskutimi dua të ndaj më ju mesazhin e rëndësishëm, I cili konsiston në zgjerimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim , duke lënë të hapur mundësinë për prurjet e reja të intelektualëve dhe simpatizantëve që duan të japin kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë , ndryshe nga kjo që ka shkatërruar Rilindja , e cila nëpërmjet politikave të saj ka larguar nga vendi mbi gjysmë milioni shqiptarë  si pasojë e :

1-Varfërisë së skajshme dhe cilësisë së ulët të jetesës

2- Pasigurisë për jetën nga hegjemonia e falangave të krimit të organizuar, i cili ka partnere  qevrisjen Rilindase

3-Korrupsionit galopant ne administratë, Mungesës së transparencës së insitucioneve,  Praktikave korruptive PPP

4-Mungesës së vizionit te qeverisë për integrimin e shpejt të Shqipërisë në familjen e saj europiane.

Për arsyet e mësipërme dhe shumë të tjera më të rënda siç është psh “kapja në mënyrë mafioze e gjykatës Kushtetuese për te cilën ju ftoj te gjithëve te na bashkoheni  ne 2 Mars për Besëlidhjen e Madhe  pasi “ është detyra jonë qytetare dhe patriotike të mobilizohemi, për ti bërë ballë kësaj të keqe të madhe me emrin Rilindje .

Ti bëjmë balle në emër të :

-fëmijëve tanë, familjeve tona, atdheut dhe zotit.

Ne nuk mund t’ja lejojmë vetes largimin e  njerëzve tanë dhe as thyerjen e besimit të tyre për tu bërë pjesë e rrugëtimit tonë politik .

Ne kemi detyrimin moral ndaj atdheut për të ndërtuar një Shqipëri tjetër , duke organizuar kështu strukturat tona partiake dhe të bëhemi gati për betejën e madhe elektorale , për të mposhtur të keqen që I ka zënë frymën vendit dhe që kërcënon familjet tona.

Si një parti me rezultate spektakolare në 2 palë zgjedhje parlamentare, deklaroj sot përpara jush dhe kryetares sonë se në kushtet e një koalicioni fitues, LSI tashmë i ka të sigurta 2 mandate dhe luftojmë për t’iu afruar sa të mundemi mandatit të 3-të.

Prandaj do riorganizojmë në mënyrë kapilare strukturat tona partiake, do I  përshtatim sipas relievit, demografisë dhe  popullatës heterogjene burimet tona më të mira njerëzore për të maksimizuar rezultatin e zgjedhjeve, në mënyrë që të garantojmë përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm.

Më duhet ta pranoj se suksesi  ynë politik  është produkt i të gjithë kontribuuesve ndër vite të cilët gjej rastin ti falënderojë për punën e tyre, ndërsa  energjia jonë ka qenë dhe mbetet  gjithmonë  rinia ,  e cila ka besuar dhe përkrahur alternativën tonë politike, duke u kthyer në një burim të pashtershëm energjie  për LSI-në,  në garat e saj elektorale.

E në fjalën time sot , nuk mund të mos kërkoj  nga ju në mënyre të përsëritur që në datën 2 mars, të gjithë ne ,qytetarët e Vlorës , te jemi në mbrojtje të Kushtetutës së vendit , duke marrë pjesë në protestën e organizuar pasditen e së hënës në orën 17:00 në kryeqytet, në mbështetje të Presidentit të Republikës së Shqipërisë , z.Ilir Meta.

Ashtu sikurse e theksova edhe më parë , për LSI-në,  në piedestalin më të lartë qëndron  pikërisht rinia ,  simboli më sublim i së  ardhmes.  Sot disa të rinj e të reja kurajozë do të marrin kartat e anëtarësisë dhe ky akt  i marrjes së përgjegjësive për angazhime qytetare dhe publike kërkon  solemnitetin e duhur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Flamur ÇelajLSI
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.